Lajme nga vendi
Gjykata Penale sot duhet të shpall vendimin ndaj tre të akuzuarve për deponinë ilegale “Vardarishte”

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot do të shpallë vendimin kundër tre personave të cilët akuzohen për veprën penale “rrezikim i mjedisit jetësor dhe ambientit me mbeturina”, me të cilën janë krijuar deponi të paligjshme në një pjesë të lokacionit në “Vardarishte”.
Të akuzuarit Maksut Memishi, Almir Asani dhe Florin Arifi pranuan fajësinë në seancën e fundit dëgjimore për veprën e kryer, rrezikimin e mjedisit dhe ambientit duke ruajtur dhe krijuar deponi të paligjshme në rrugën “Zendel Xhemail” në Shkup.
Mbrojtja e tyre beson se nuk ka prova se zjarret në deponi kanë ndodhur në vendin ku janë hedhur mbeturinat e të akuzuarve.
Vepra për të cilën akuzohen të akuzuarit parasheh dënim me burg nga tre muaj deri në tre vjet.
Lajme nga vendi
Dy të rinj arrestohen në Shkup, dyshohet se i vunë zjarrin dy kamionëve dhe një veture

Më 8 tetor 2025, rreth orës 02:20, në SPB Shkup është raportuar se në parkingun e Qendrës Sportive “Jane Sandanski”, në komunën Aerodrom të Shkupit, janë përfshirë nga flakët një kamion “Iveco” dhe një kamion “Renault” me targa të Shkupit, që janë në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, si dhe një veturë “Opel” me targa të Prilepit, në pronësi të E.S. nga Prilepi.
Në orën 02:50 zjarri është shuar nga Njësia e Mbrojtjes nga Zjarri e Shkupit. Pas masave të marra nga policia e Stacionit Aerodrom dhe Njësia e Policisë Ndërhyrëse, në bulevardin “ASNOM” janë arrestuar F.C. (23) dhe I.C. (24), të dy nga Shkupi, të dyshuar për shkaktimin e zjarrit. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Lajme nga vendi
Ministria e Shëndetësisë: Prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë njofton se prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë, të cilat mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin në faqen vakcinacija.mk në këtë link ose përmes mjekut amë.
Me vaksinimin falas përfshihen këto kategori të rrezikuara të popullsisë: personat e moshuar mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës prej 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet për kujdes social të të moshuarve dhe të punësuarit në këto institucione.
“Interesimi i qytetarëve për vaksinim falas kundër gripit sezonal çdo vit është gjithnjë e më i madh, gjë që tregon ndërgjegjësim të shtuar për rëndësinë e mbrojtjes nga gripi, dhe njëherit e konfirmon rëndësinë dhe nevojën për këtë masë parandaluese. I ftoj qytetarët, e sidomos personat që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara, që me kohë ta mbrojnë shëndetin e tyre. Ministria këtë vit ka siguruar numrin më të madh ndonjëherë të vaksinave kundër gripit sezonal – 80.000 doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur ‘Abot’ nga Holanda”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Lajme nga vendi
Blerim Sejdiu: Strimnica do të votojë për zhvillim dhe një komunë urbane

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar rëndësinë e bashkimit qytetar për zhvillimin e vendbanimeve të komunës, duke marrë si shembull fshatin Strimnicë.
Sipas Sejdiut, Strimnica tashmë po shndërrohet në një vendbanim të zhvilluar e të urbanizuar, me shkollë dhe rrugë të rikonstruktuara. Ai shtoi se këto janë dëshmi konkrete të punës së bërë në terren dhe të drejtimit që duhet ndjekur.
“Një Strimnicë e zhvilluar, e urbanizuar. Me shkollë e rrugë të rikonstruktuara. Andaj, kështu bashkërisht në një zë, Strimnica do të vendos për numrin 7, për VLEN-in, për zhvillimin e komunës sonë, për zhvillimin e çdo fshati, për një komunë urbane,” shkruan Sejdiu në postimin e tij.
Ai e përmbylli mesazhin me thirrjen për unitet dhe mbështetje të koalicionit VLEN, duke theksuar se zhvillimi i komunës nis nga bashkimi qytetar dhe puna konkrete në çdo fshat.
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë