Lajme nga vendi
Pas kapjes së djalit me kokainë, MPB filloi hetimet e brendshme për inspektorin e antidrogës në Tetovë
Departamenti për Kontroll të Brendshëm po e heton e rastin ku djali i inspektorit të antidrogës Orce Smilevskit nga Tetova u kap para pak ditësh me kokainë. Kështu konfirmuan nga MPB-ja për Portalb.mk.
Të pyetur nga Portalb.mk për nëse do të kryejë MPB-ja hetim të brendshëm dhe çfarë masash do të ndërmarrin për Orce Smilevskin pasi djali i tij u kap me drogë, nga ministria thonë se po ndërmarrin veprime, por nuk japin detaje.
“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Brendshme po ndërmerr masa dhe aktivitete në lidhje me rastin konkret, pas së cilës do ta informojmë publikun”, thanë nga MPB.
Nga Ministria e Brendshme nuk i kanë konfirmuar informatat nëse djali i inspektorit së bashku me shokun e tij u kapën me drogë në veturën në pronësi të inspektorit.
Policia njoftoi se më 4 tetor 2025 në orët e para të mëngjesit në Bërvenicë, policët privuan nga liria I.S. (23) dhe N.S. (28), të dy nga Bërvenica, ku gjatë kontrollit të automjetit “BMW” me targa të Tetovës, që drejtohej nga I.S., ndërsa pasagjer ishte N.S., u gjetën rreth 100 gramë kokainë, një peshore digjitale dhe para.
Më pas, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë dorëzoi propozim për caktim të masës paraburgim për njërin të dyshuar, ndërsa për tjetrin masa kujdesi.
Ata dyshohen se kanë qenë bashkëkryerës në veprën penale prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorë.
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

