Connect with us

Sport

KOSOVA SYNON FITORE KUNDËR SLLOVENISË

Published

on

 Sonte në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë zhvillohet ndeshja e raundit të  tretë kualifikuese  në grupin ‘B’ mes  Kosovës dhe Sllovenisë, e vlefshme për botërorin e futbollit në 2026

 Përfaqësuesja e Kosovës në kuadër  të kualifikimeve  për  Botërorin 2026 ,  sonte  zhvillon  ndeshjen e raundit të tretë  të grupit B, kundër  Sllovenisë . Në prag të kësaj ndeshje  mbrëmë është zhvilluar seanca e fundit stërvitore, ndërsa para saj trajneri  Franko Foda në konferencën zyrtare  për media para ndeshjes me Slloveninë, është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në Prishtinë. Kosova  sonte do të ketë  dy mungesa dhe atë në repartin e mbrojtjes  si Amir Rrahmani  dhe Dullovi  por Foda ka besim tek të ftuarit e tij  dhe  shpreson në rezultat pozitiv

Seleksionuesi Franko Foda  para gazetarëve  tha se atmosfera në kampin dardan është tejet pozitive, derisa përkushtimi i futbollistëve dhe besimi në fitore është maksimal.

 E kemi një grup mjaft të balancuar edhe sipas mendimit tim ne po luajmë në shtëpi dhe skuadra ka një vetëbesim shumë të mirë. Ne do të punojmë dhe do të vazhdojmë dhe ne ditën e fundit dihet se kush do ta zë vendin e parë, vendin e dytë dhe të tretë“, tha ai.

 Ndeshja  Kosovë – Slloveni do të zhvillohet sonte me fillim 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku drejt;si do të ndaj  arbitri Italian Marko Guida.

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

BOTËRORI 2026Ë: SONTE PËRBALLEN BELGJIKA – MAQEDONIA

Published

on

Sonte  me fillim në ora 20:45 në Gent të Belgjikës zhvillohet  ndeshja kualifikuese  për Kupën e Botës, mes Belgjikës dhe  Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja  e Maqedonisë sonte me fillim n; ora  20 e 45 në Gent do të luajë ndeshjen e  raundit të gjashtë  të grupit ‘J’ për kualifikim në Botërorin  2026. Ekipi  nën drejtimin e  seleksionuesit Bllagoja Milevski mbrëmë ka  zhvilluar seancën e fundit  stërvitore  para  ndeshjes  së  sotme, ndërsa  pra  fillimit të seancës stërvitore në pres konferencën zyrtare para gazetarëve folën seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe  futbollisti Visar Musliu.                                                                                                     Trajneri Milevski tha se përfaqësuesja  jonë ka ardhur  në Belgjikë si ekipi i vendit të parë në grup, prandaj beson se të ekipi i tij do të japi më të mirën e mundshme.

Mund të them se jam krenar për lojtarët e mi, jo vetëm në këto kualifikuese, por edhe në vitet e kaluara. Me paraqitjen në Ligën e Kombeve, me këtë cikël, me një play off pothuajse të garantuar. Ky është burimi i energjisë që na duhet për të ecur përpara. Belgjika ka një listë të jashtëzakonshme, ata janë ende favoritë në grup, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë dhe nuk presim ndeshje vendimtare. Do të bëjmë gjithçka për të arritur qëllimin tonë. Kemi djem të mrekullueshëm, të cilët gjithmonë japin maksimumin dhe janë këtu për Maqedoninë“, tha trajneri Milevski në konferencën për shtyp.

Nga ana tjetër mbrojtësi Visar Musliu si gjithmonë i gatshëm  për të  dhënë më të mirën komento mungesën e Llukakut në ekipin belg.

 

Advertisement

Normalisht që  do të vërehet, por  nuk është ndonjë mungesë e madhe  sepse  reprezentacioni i Belgjikës gjithashtu ka lojtar kualitativ si Openda  si  Batshuai , Banaken, De Brujne, mos  nisi tani ti numëroj . Po kjo nuk është se ne  nuk mund t’ia arrijmë qëllimit  tonë nëse e përsërisim ndeshjen në Shkup me të njejtiën dëshirë me të njëjtin  entuziazëm , besojmë se mund ta arrijmë deri në rezultatin pozitiv“, tha mbrojtësi Visar Musliu.

Dueli ndërmjet Belgjikës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të premten në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa drejtësinë do të ndaj  arbitri nga Turqia Halil Umut Meler.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: SHKAKU I ZGJEDHJEVE LOKALE AUNULOHET JAVA E 10-të

Published

on

Komisari për gara në kuadër të FFM-së me rekomandimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme  shkaku i zgjedhjeve  lokale ka anuluar ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e parë  futbollit vendor.  Nesër  zhvillohet  java e tetë në Ligën e dytë.  Derbi Teteksi – Shkëndija e Haraqinës luhet në stadiumin e qytetit në ora 15:00

Java e 10-të e  sezonit vjeshtor në  ligën e parë që ishte  caktuar të zhvillohet më  datat  17, 18 dhe 20 tetor,  shkaku i zgjedhjeve  lokale  komisari  për  gara   me  rekomandimin e  ministrisë së punëve të brendshme  kanë  anuluar të gjitha duelet e  javës, që  do të  thotë se edhe  super derbi mes  Shkëndijës dhe  Vardarit   e cila ishte  caktuar të luhet më 18 tetor e njëjta është anuluar.  Sipas  komisarit  për gara,  ndeshjet e xhiers së 10-të  do të luhen me  24, 25  dhe 26 tetor, ku  do të takohen: Sileksi – Pelisteri, Struga Trim Lum   AP Brera, Rabotniçki  – Makedonija Gj.P, Shkendija – Vardari, Bashkimi – Shkupi dhe Tikveshi – Arsimi

Ndërkohë që nesër në program janë ndeshjet e javës së tetë të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë.  Derbi i  kësaj jave  në ligën e dytë  do të luhet  në  stadiumin e qytetit në Tetovë  do të  takohen  Teteksi  dhe  Shkëndija e  Haraqinës , ku  pritet edhe  pjesëmarrje e konsiderueshme  të  tifozëve  vendas  dhe  atyre  mysafirë.  Në ndeshjet e javës së tetë  që  luhen nesër me fillim në ora 15:00, takohen:Kamenica Sasa – Prespa, Koyhufi  – Detonit Plaçkovica, Novaci – Ohri, Osogovo – Belasica, Pobeda – Sloga Vinica, Teteksi – Shk;ndija e Haraqinës, Vardari Negotinë  – Golemo Konjari,  dhe Bregalnica – Skopje.

 

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

Gianni Infantino nderohet me “Medalje Presidenciale të Meritave” në Kosovë

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për herë të dytë ka shkelur në tokën e Kosovës, një vend me të cilin është thellësisht i lidhur dhe i familjarizuar. Kjo lidhje daton që nga 13 maji i vitit 2016, kur në Kongresin e tij të parë si president i FIFA-s, Kosova u pranua në këtë organizatë prestigjioze të futbollit botëror.

Kësaj radhe, vizita e Infantinos kishte karakter nderi, pasi ai u dekorua me “Medalje Presidenciale të Meritave” nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, kreu i FIFA-s u prit ngrohtësisht nga presidenti Agim Ademi, bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe një grup fëmijësh të programit “Grassroots”.

Gjatë pritjes, presidenti Ademi e cilësoi Kosovën si shtëpinë e Infantinos, ndërsa ky i fundit theksoi se ndjehet vërtet si në shtëpi, duke shtuar se populli i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, gëzon simpati dhe respekt të veçantë prej tij.

I pari i FFK-së i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që FIFA dhe personalisht Infantino i kanë dhënë futbollit kosovar ndër vite.

Advertisement

Në ceremoninë solemne të mbajtur në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, zv/presidenti i UEFA-s dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ambasadorë të akredituar në Kosovë, futbollistë të Kombëtares, legjenda të futbollit, gjenerata e sakrificës dhe drejtues të klubeve, Infantino u shpreh thellësisht i nderuar dhe i emocionuar për këtë vlerësim.

Presidentja Osmani në fjalën e saj theksoi se futbolli ka mbajtur të gjallë shpirtin e shumë fëmijëve që nga koha e luftës së vitit 1999.

“Nën udhëheqjen tuaj, FIFA është bërë një familje e madhe kombesh. Kjo për Kosovën ka pasur rëndësi jetike, sepse u ka mundësuar lojtarëve tanë ta bartin me krenari flamurin tonë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ajo, duke e cilësuar Infantinon mik të vërtetë të futbollit dhe të Kosovës.

Në fjalën e tij, pasi u dekorua me medalje, Infantino u shpreh mirënjohës për dekoratën dhe kujtoi momentet e para të përfshirjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare të futbollit.

“Që nga dita kur u zgjodha president i FIFA-s, e dija se Kosova duhej të bëhej pjesë e familjes sonë. Përkushtimi i këtij vendi për futbollin ishte i jashtëzakonshëm. Futbolli bashkon popujt, i bën vajzat dhe djemtë të ëndërrojnë për të ardhmen e tyre”, deklaroi ai.

Advertisement

Infantino më pas e ftoi në skenë ekipin e Kombëtares së Kosovës, duke inkurajuar të gjithë të besojnë dhe të investojnë në brezat e rinj të futbollistëve.

Gjatë ceremonisë, si Osmani, ashtu edhe Infantino, përmendën me respekt të veçantë ish-presidentin e ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili luajti rol kyç në afirmimin e futbollit të Kosovës në skenën evropiane e botërore.

“Do të doja t’ia dedikoja këtë medalje Fadil Vokrrit dhe gjithë popullit të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. E kam takuar shpesh Fadilin dhe që në ato takime të para e kuptova forcën, rezistencën dhe guximin e popullit të Kosovës për të arritur qëllimet e veta”, shtoi Infantino.

Kjo është vizita e dytë e presidentit Infantino në Kosovë, pas asaj të shtatorit 2022, kur u takua me krerët më të lartë të shtetit.

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat