Connect with us

Lajme nga vendi

Kasami: Çdo ditë punohet për transformimin e Tetovës

Published

on

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paraqitur para mediave projektet infrastrukturore që, siç tha, po e transformojnë qytetin në një qendër moderne dhe të lidhur.

Në një paraqitje nga terreni, Kasami theksoi se pushteti i mëparshëm e kishte shndërruar Tetovën në “katrahurë urbane”, me rrugë të dëmtuara, infrastrukturë të shkatërruar dhe mungesë të plotë vizioni urbanistik.

“Nuk ishin në gjendje një rrugicë ta bëjnë si duhet. Ju i dhatë fund asaj katrahure me votën tuaj për ndryshim, ndërsa ne ua kthyem me punë dhe përkushtim. Për çdo ditë po punohet intensivisht për transformimin e Tetovës”, deklaroi Kasami.

Ai tha se aktualisht po zhvillohen punimet për vazhdimin e bulevardit “VS Bato”, i cili do të lidhet me rrugën e Porojit te pompa e benzinës në fshat. Sipas tij, ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për rajonin.

“Gjatësia e këtij segmenti të bulevardit është 1.5 kilometra, me gjerësi prej 7 metrash, trotuar prej 2 metrash dhe ndriçim publik përgjatë gjithë trasesë. Në fillim dhe në fund të segmentit do të ndërtohen edhe dy rrethrrotullime. Ky mega-projekt lidh Poroji dhe Xhepçishtin me autostradën, duke e transformuar tërësisht këtë zonë”, u shpreh Kasami.

Advertisement

Kreu i Komunës dhe kandidati për një mandat të dytë theksoi se prioritet i tij mbetet infrastruktura moderne dhe lidhjet urbane që e bëjnë Tetovën një qytet funksional e të zhvilluar.

“Aty ku nuk ka as rrugë për këmbësorë, ne depërtojmë bulevarde. Në mandatin e parë, këtë e bëmë me depërtimin e një aksi të bulevardit Bllagoja Toska, një aksi të Boris Kidriçit dhe një aks tjetër të VS Batos. Në mandatin e ardhshëm, përveç që përfundojmë këtë aks drejt Porojit, do të ndërtojmë edhe një aks tjetër të këtij bulevardi drejt Qarkores së Treboshit”, tha Kasami.

Në vijim, ai paralajmëroi edhe katër mega-projekte të reja për zgjatjen e bulevardeve ekzistuese në qytet:
• Përfundimi i Bulevardit “Ilinden”, nga Posta deri te rrethrrotullimi te Stadiumi i Qytetit – projekt që, sipas Kasamit, “do të hapë zemrën e qytetit dhe do të lehtësojë qasjen drejt Drenovecit, Çentishtës dhe fshatrave të rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë”.
• Zgjatja e Bulevardit “Bllagoja Toska”, nga Stadiumi i Vjetër deri te rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, si dhe nga Shkolla Tekstile deri te rrethrrotullimi me “Ilindenin”.
• Vazhdimi i Bulevardit “Boris Kidriç”, nga kryqëzimi me “Bllagoja Toska” deri te Stacioni i Autobusëve.
• Vazhdimi i Bulevardit “Ilinden”, nga rrethrrotullimi i UEJL-së deri te mbikalimi për në Gostivar.

“Kështu Tetova bëhet qytet modern, i lidhur dhe me rrugë bashkëkohore si asnjëherë më parë. Koha e rrugicave me gropa ka përfunduar. Tetova nuk kthehet më në atë kohë të zymtë. Tetova vazhdon përpara drejt zhvillimit – edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më fuqishëm në katërvjeçarin e ardhshëm”, përfundoi Kasami.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat