Lajme nga vendi
Arrestohet doganieri në kalimin kufitar “Bllatë”
Një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut, është arrestuar nga policia shqiptare në Dibër. Në pranga ka rënë edhe një doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, përcjell TV21. Një doganier tjetër është vënë nën hetim, i dyshuar për shpërdorim të detyrës.
“Në kuadër të operacionit “Skaneri” u vu në pranga shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja të ardhurave”; -u vu në pranga shtetasi A. L., 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 50 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në territorin e njësisë administrative Maqellarë, u ndalua automjeti tip “Opel” që drejtonte 42-vjeçari. Nga kontrolli në automjet u gjetën mallra (kuti me detergjente dhe materiale për paketim) të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Nga hetimet e mëtejshme për këtë rast, dyshohet se 2 doganierët kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar 42-vjeçarin, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Lajme nga vendi
Mickoski nuk leshon pe për “Safe City”: Nëse duhet edhe Qeveria të bie, jam i përgatitur për këtë rrezik
Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për projektin “Safe City”, theksoi se është i përgatitur të marrë rrezik politik, madje edhe nëse kjo çon në rënien e Qeverisë.
Mes tjerash, kryeministri potencoi se qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues.
“Qëllimi nuk është të arkëtohen gjoba. Së pari, ekziston tolerancë – nëse vozitet deri në 5 kilometra mbi kufirin e lejuar, nuk do të ketë gjobë. Nëse tejkalohet shpejtësia për më shumë se 10 kilometra, atëherë do të ketë sanksione. Por, sërish po e theksoj: qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues”.
“Nëse kjo Qeveri duhet të bjerë për shkak të ‘Safe City’, e më pas të vijë një Qeveri tjetër që ta shfuqizojë projektin dhe secili të vozisë si të dojë, atëherë në rregull – jam i gatshëm ta marr këtë rrezik”, deklaroi Mickoski./TV21/
Lajme nga vendi
Një delegacion nga Universiteti “Nexhbedin Erbakan”, nga Turqia vizitoi UEJL-në

Lajme nga vendi
Tatimet retroaktive, sërish protesta në Tetovë
Dhjetëra persona që kanë punuar në shtetet e lindjes, sot sërish protestuan përpara Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për të kërkuar anulimin e vendimit për pagesë të tatimeve. Protestuesit kërkojnë pezullim të menjëhershëm të vendimeve tatimore me efekt retroaktiv, njohje të plotë të dokumentacionit për statusin e jorezidentit dhe transparencë dhe qartësi institucionale.
Protestës së sotme në Tetovë ju bashkangjitën edhe kolegët nga Kumanova. Ata njoftuan se të premten do të kenë takim me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Elena Petrova. Sipas tyre, Petrova nuk ka pranuar takim në Kumanovë por në zyrat e drejtorisë. Protesuesit njoftojnë se kanë patur një takim jozyrtar me drejtoreshën u janë dhënë shumë premtime por nuk është realizuar asgjë.
“Qëndrimet tona janë të qarta. Të gjitha vendimet që na janë lëshuar të ndërpriten sepse ne kemi punuar nga gjashtë ose shtatë muaj. Ne kemi dëshmi se kemi paguar atje tatime dhe të gjitha dëshmitë që i kanë kërkuar ne i kemi dorëzuar por nuk janë marrë parasysh. Kërkojmë përgjegjësi se pse nuk kanë njoftuar në kohë dhe pas pesë vitesh na kërkojnë të paguajmë tatime kur dihet se këto vendime na janë lëshuar 15 ditë para vitit të ri. Nuk kemi pasur kohë të grumbullojmë dokumentet dhe akoma nuk kemi.Vendimet janë lëshuar, ne kemi pasur kohë 30 ditë ta anikojmë dhe jemi duke e bërë”, tha Zoran Nakovski.
“Në atë takim është dhënë premtim se institucionet qendrore shtetërore do të ndihmojnë që të sigurojmë dokumente, Ministria e Punëve të Brendshme do të na jep vërtetime për hyrje dalje nga shteti me qëllim që ti ato ti sigurojmë si dëshmi se ne në ato momente nuk kemi qenë në shtet. Pra, nuk mund të na thotë dikush se ne jemi rezident por ke qenë 7 ose 8 muaj jashtë shtetit. Pra, duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët që këto vendime të stopohen” thotë Zhikica Milanov.
Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga drejtoria për të ardhura publike u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

