Connect with us

Lajme nga vendi

Prokuroria: Deri tani, nuk ka shkelje të rënda në procesin zgjedhor

Published

on

Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e sotme e zgjedhjeve lokale 2025 po zhvillohet përgjithësisht qetë dhe pa shkelje të mëdha të procesit zgjedhor, njofton Prokuroria Publike e Shtetit.

Që nga hapja e vendvotimeve në mëngjes, në prokuroritë publike dhe në adresën elektronike zyrtare izbori@jorm.mk nuk janë raportuar incidente apo parregullsi në vendvotime që do të kishin elemente të veprës penale.

“Një prokuror nga Prokuroria Publike e Strumicës është njoftuar gojarisht për fletëvotime të shtypura gabimisht në komunën e Novo Sellës dhe është zhvilluar bisedë lidhur me rastin. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është informuar që ta zëvendësojë materialin, por është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale. Gjatë ditës së djeshme janë evidentuar disa raste të izoluara me dyshime për blerje votash në Veles, Prilep, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikole. Në të gjitha këto raste po ndërmerren veprime hetimore nën drejtimin e prokurorëve publikë për të verifikuar pretendimet. Gjithashtu janë pranuar disa informacione për shkelje të mundshme të heshtjes zgjedhore, por deri tani numri i ngjarjeve që mund të kenë elemente penale është shumë i vogël. Në bazë të këtyre të dhënave, procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa të mëdha nga aspekti i ndjekjes prokuroriale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria shton se Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore vazhdon ta monitorojë tërësisht procesin e votimit edhe sot, ndërsa adresa elektronike izbori@jorm.mk mbetet e hapur për çdo denoncim të dyshimeve për vepra penale që mund të ndikojnë në rrjedhën e zgjedhjeve.

Gjithashtu, në të gjitha prokuroritë themelore janë organizuar turne të jashtëzakonshme, ndërsa Prokuroria bashkëpunon ngushtë me institucionet e tjera kompetente për monitorimin e procesit zgjedhor.
“Të gjitha dyshimet e mundshme për vepra penale që mund ta cenojnë procesin zgjedhor do të hetohen, dhe rastet do të trajtohen me prioritet,” – thekson Prokuroria Publike e Shtetit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat