Sport
REALI FITON EL KLASIKON KUNDËR BARCELONËS
EL Clasiko e parë e sezonit 2025/2026 mes Real Madridit dhe Barcelonës përfundoi me fitoren e madrilinëve me rezultatin 2-1
Mbrëmë në impiantin ‘’Santiago Bernabeu’’ në Madrid u zhvillua ndeshja e 262-të e ‘’El Clasico’‘ mes dy skuadra ndër më të mira në botë Real Madrid – Barcelona. Në El Clasikon e parë të sezonit 2025/2026 fitues doli skuadra mbretërore e Real Madridit që triumfoi me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 10-të në La Ligën spanjolle. Të tre golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht ishte Mbappe realizoi në minutën e 22’të, teksa në të 38-të Fermin barazoi shifrat përkohësisht. Golin e dytë që rezultoi të jetë edhe i fundit për epilogun përfundimtar 2-1 të kësaj përballje. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste për gol, ndërsa Mbappe humbi edhe një penallti. Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 27 pikëve në pozitën e parë, teksa Barcelona mbetet në pozitën e dytë me 22 pikë.
Real Madrid me këtë fitore arrin kuotën 106 fitoreve , kundrejt 104 t Barcelons dhe 52 barazimeve në 262 ndeshjet mes këtyre dy skuadrave të La Liga-s
Shaban Sinani – TV KOHA
Sport
NBA: FITORE TË RËNDËSISHME PËR LAKERS DHE WARRIORS
Katër fitore të vendasve dhe po aq fitore të ekipeve mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Los Angeles Lakers mund Filadelfian në Kaliforni në një ndeshje të vendosur në fund. Vendasit humbën shërbimet e Luka Donçiç në periodën e dytë për shkak të një problemi në këmbën e majtë. Lojtari më efikas në këtë ndeshje ishte Austin Reaves që realizoi 35 pikë më vetëm 25 minuta. Ndërsa te skuadra mysafire më efikas ishte Joel Embiid me 35 pikë
Fitore me peshë të madhe në transfertë ka regjistruar skuadra e Golden State Warriors 97-101në përballjen me Finiks. Lojtari më efikas te Wariors ishte Spencer me 20 pikë, 6 kërcime dhe 4 asiste , ndërsa te vendasit më efikas ishte Bruks me 24 pikë të shënuara.
Fitore në cilësinë e vendasit kanë shënuar edhe Orlando, Atlanta dhe Toronto, ndërsa në cilësinë e mysafirit fitore kanë shënuar edhe Charlotte, San Antonio dhe Uashingtoni[,
Tabelën në Konferencën e Perëndimit e kryeson Oklahoma me 40 fitore e 12 disfata e ndjekur nga San Antonio që ka 35 fitore e 16 humbje.
DETROIT –WASHINGTON 117-126
ORLANDO -BROOKLYN 118-98
ATLANTA -UTAH JAZZ 121-119
TORONTO -CHICAGO 123-107
HOUSTON –CHARLOTTE 99-109
DALLAS – SAN ANTONIO 123-135
PHOENIX –GOLDEN STATE 97-101
LAKERS-PHILADELPHIA 119-115
Sport
HAPEN LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE MILANO CORTINA 2026
Sonte me fillim në ora 20.00 në stadiumin San Siro të Milanos do të mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore ‘’Milano Cortina 2026’’ku do të marrin pjesë mbi 2900 sportist nga 92 vende të Botës
Sonte me një ceremoni spektakolare do të nis edicioni i 25-të jubilar Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Hapja solemne do të filloj me parakalimin e afro 3.000 sportistëve nga 92 vende të botës .
Ndryshe nga edicionet e mëparshme inauguruese, ku delegacionet dhe mbajtësit e flamujve hynin në një vend të vetëm të ndarë në grupe, ky edicion do të shohë pjesën më të madhe të sportistëve që do të marshojnë edhe nëpër vendet ku edhe do të garojnë
Ceremonie kryesore e Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 do të mbahet sonte me fillim në ora 20.00 në Stadiumin Olimpik San Siro të Milanos, si dhe në vendet olimpike të Livignos, Predazzos dhe Cortinës. Në përputhje me protokollin olimpik, parada fillon me Greqinë dhe përfundon me Italinë, vendin pritës, duke ndjekur rendin alfabetik të delegacioneve në italisht.
Sport
FC SHKUPI: GRUPI PËR STABILIZIM PEZULLON AKTIVITETET
Vendimi vjen pas paqartësive të krijuara rreth statusit të udhëheqjes, pasi një person i prezantuar si “i autorizuar” nga ish-presidenti ka komunikuar se ka marrë drejtimin e klubit. Grupi i tifozëve thekson se autorizimi i prezantuar nuk dëshmon transferim pronësie, por vetëm përfaqësim administrativ, çka ka nxitur shqetësime për transparencën dhe të ardhmen e funksionimit të klubit.
Duke mos arritur marrëveshje të shkruar për formën e bashkëpunimit dhe drejtimin e klubit, përfaqësuesit e tifozëve kanë vendosur të pezullojnë aktivitetet deri në sqarimin e situatës, duke theksuar përgjegjësinë ndaj lojtarëve, stafit dhe opinionit sportiv.
“Këshilli për shpëtim dhe rikthim të ndershmërisë, dinjitetit dhe identitetit të Klubit Futbollistik Shkupi” deri sa të arrihet një marrëveshje e shkruar mes nesh dhe “personit të autorizuar nga ish presidenti”, NGRIJMË TË GJITHA AKTIVITETET TONA NË KLUB DHE RRETH KLUBIT, ndërsa “personit të autorizuar nga ish presidenti” i urojmë fat dhe punë të mbarë në shpëtimin e klubit
Situata mbetet e hapur, ndërsa pritet një zgjidhje institucionale në prag të nisjes së pjesës pranverore të sezonit.

