Connect with us

Lajme nga vendi

Zgjedhjet lokale në Strugë, Dalipi zyrtarizoi bashkëpunimin me Asanin

Published

on

Kandidati i AKi-së për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi, zyrtarizoi bashkëpunimin me kandidatin e pavarur Besnik Asanin, i cili në rrethin e parë arriti të marrë 783 vota. Bashkërisht nënshkruan deklaratë për bashkëpunim dhe menaxhim të përbashkët të komunës së Strugës pas zgjdhjeve lokale. Ky bashkim është moral, qytetar dhe njerëzor për t’i dhënë fund padrejtësisë tha Dalipi. Programi i tyre do të bazohet në katër shtylla.

“Strugë e pastër dhe ekologjike. Luftë e hapur kundër ndotjes dhe deponive ilegale. Do ta pastrojmë Strugën rrënjësisht dhe do ta kthejmë jetën pranë Drinit dhe liqenit. Administratë funksionale dhe transparente. Mjaft më punësime partiake, do të punojnë njerëz profesionist me meritë dhe jo me lidhje politike. Digjitalizimi i plotë i komunës, çdo shërbim komunal do të jetë online, i shpejtë dhe i hapur për çdo qytetar. Luftë e pa mëshirshme kundër korrupsionit dhe krimit. Do të bëhet auditim i plotë i komunës dhe kush ka vjedhur pasurinë publike do të përballet me drejtësinë”, deklaroi Arsim Dalipi, kandidat i AKI-së për kryetar të Strugës./Alsat.mk

Lajme nga vendi

VLEN NJË PARTI – KUVENDI THEMELUES NË MAJ, MË PAS KONGRESI?!

Published

on

Kuvendi themelues në maj, e më pas edhe Kongresi.

Kjo është trajektorja e parashikuar sipas së cilës koalicioni aktual i përbërë nga Lëvizja Besa, Lidhja Demokratike, Alternativa dhe ASH të shkrihen në një parti të vetme – VLEN.

Ditë më parë liderët e partive u ulën në një tavolinë të përbashkët për t`i harmonizuar qëndrimet rreth mënyrës së funksionimit të VLEN-it si një subjekt i vetëm politik. Takimi ishte i mbyllur dhe ende nuk janë publikuar detaje.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, nuk deshi të prononcohej për këtë temë duke preferuar që Dita e Ekologjisë të shënohet në mënyrë dinjitoze në Komunë e Tetovës.

Ndërkohë zëdhënësi I koalicionit VLEN, Albi Qamili, për Tv Koha, tha se në takimin e fundit liderët janë dakorduar për krijimin e një grupi të punës I cili do të punojë në përafrimin e platformave të subjekteve politike dhe strukturimin e subjektit të ri politik të unifikuar.

Advertisement

Por, si u zhvillua kronologjia?

Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një! – ishte një postim nëpër rrjetet sociale që u shpërnda në të njëjtën kohë nga liderët e partive që përbëjnë koalicionin VLEN. Postimi daton nga aktivitetet e shënimit të Epopesë së UÇK-së në Kosovë.

Por, “mesazhet e koduara” nëpër rrjetet sociale nuk u ndalën me kaq!

Në ditën e dytë të festës së Fitër Bajramit, një nga eksponentët kryesor të koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, shkroi në Facebook mesazhe uniteti me kryefjalën “VLEN është bashkimi që nuk ndalet”.

“Nuk ka më hapësirë për interesa të ngushta, për pazare në kurriz të qytetarëve, apo për politikë që na mban të ndarë. Nga sot, zëri shqiptar do të jetë një – i fortë, i qartë dhe i pandalshëm.

Advertisement

Ky është momenti ynë. Ose bashkë, ose të humbur. Sepse kur shqiptarët bashkohen, askush nuk mund t’i ndalë.” – shkroi mes tjerash Izet Mexhiti.

Pas takimit të fundit të liderëve të koalicionit, thuhet se është gjithnjë e më e sigurt që partia e re do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, do të ketë dy nënkryetarë dhe një sekretar të përgjithshëm, duke reflektuar në mënyrë të drejtë përfaqësimin e partnerëve në udhëheqjen e ardhshme partiake. Si bashkëkryetarë përmenden Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike dhe Bilall Kasami nga BESA; për sekretar të përgjithshëm Bekim Sali nga Alternativa; ndërsa për pozitat e nënkryetarëve deputetja Mimoza Musa nga fraksioni i ASh-së dhe deputeti nga Vetëvendosje, Bekim Qoku.

Në rrugën drejt bashkimit mbetet për t’u diskutuar edhe përfaqësimi në përqindje i partive që përbëjnë koalicionin aktual, në organet e ardhshme partiake.

Një marrëveshje e tillë ende nuk është arritur. Ka pasur mendime dhe kërkesa të ndryshme – nga ideja që secili subjekt të përfaqësohet me 20% ose 25% në organet partiake, deri te varianti që partitë kryesore të kenë nga 35%, ndërsa pjesa tjetër të shpërndahet mes partnerëve të tjerë.

Megjithatë, nga VLEN liferojnë se procesi i bashkimit nuk duhet të lërë përshtypjen se dikush është dëmtuar apo është përfaqësuar më pak në partinë e ardhshme.

Advertisement

Shkrirja e koalicionit në një parti të vetme pritet të përkojë me periudhën kur është paralajmëruar një rikonstruim i mundshëm i Qeverisë.

Ndryshimet brenda VLEN-it dhe disa mosmarrëveshje publike të shfaqura kohët e fundit pritet të kenë ndikim edhe në riformatimin e përbërjes qeveritare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

THIRRJET TELEFONIKE: RROFTË VIBER-i E RROFTË WHATSAPP-i!

Published

on

Tregu i komunikimeve elektronike në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 pasqyron një fazë të qartë maturimi dhe transformimi, ku përdoruesit vazhdojnë të mbështeten fuqishëm në shërbimet mobile, por njëkohësisht po ndryshojnë mënyrën se si i përdorin ato. Tv Koha hulumtoi se si komunikojnë qytetarët përmes telefonit.

Sipas të dhënave më të fundit, gjatë vitit të kaluar abonentët e telefonisë celulare realizuan mesatarisht 104.05 thirrje dhe folën rreth 228 minuta në muaj. Këto shifra tregojnë se komunikimi zanor vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm, megjithëse trendet globale sugjerojnë një zhvendosje graduale drejt komunikimit përmes internetit, përfshirë aplikacionet e mesazheve dhe thirrjeve online.

Hulumtimet rreth përdorimit të telefonisë mobile përmes rrjeteve të operatorëve thonë se ka shënuar një rënie të dukshme. Por, “Rroftë WhatsAppi, e rroftë Viberi”. Qëmoti qytetarët, me avancimin teknologjik,  kanë bërë zgjedhjen e tyre. Flasim me këto platforma sociale jashtë shtetit, por edhe brenda duke u  bërë vegla më e përdorur e komunikimit. Mjafton të kemi vetëm internet, në rast të nevojës edhe të kyçemi në wi-Fi.

Qytetarët kanë preferencat e tyre. Pavarësisht se shumica preferojnë thirrjet mobile, duket se trend po bëhet përdorimi i aplikacioneve të ndryshme.

Thirr prej numrit apo e përdor Viberin apo Whats Appin?

Advertisement

-Prej numrit, ndonjëherë edhe me Viber ose Whats App.

-Numrin e përdori më tepër. Për telefonatë jashtë po me këto tjerat

-Unë jam pri-pejd dhe gati të gjitha I kanë këto oferta mujore dhe mua më vjen mirë se vetëm ua bëj një zile dhe ato më thirrin.  Përndryshe e bëj javore internetin. Edhe në Maqedoni thirri me Whats App dhe harxhoj 200 den në muaj

-Kryesisht me numër. Unë jam me post-pejd dhe nuk e shfrytëzoj shumë Viberin e WhatsAppin, vec për punë e për postime.

 Numri i abonentëve aktivë të telefonisë mobile në fund të vitit 2025 arriti në 1.954.643, që paraqet një rritje prej 1.82 për qind krahasuar me vitin paraprak. Kjo rritje është nxitur kryesisht nga abonentët rezidencialë me kontratë (post-paid), të cilët shënuan një rritje prej 2.55 për qind.

Advertisement

Në përgjithësi, të dhënat tregojnë se tregu i komunikimeve në vend po kalon nga një model tradicional i bazuar në komunikimin zanor drejt një modeli gjithnjë e më digjital, ku interneti dhe shërbimet e integruara po marrin rolin dominues në jetën e përditshme të qytetarëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

83 gjoba për shtatë ditë, kryesisht për disiplinë financiare

Published

on

Inspektorati Shtetëror i Tregut kreu 303 inspektime në të gjithë vendin brenda një jave dhe lëshoi ​​83 urdhërpagesa për kundërvajtje me vlerë totale mbi 2.57 milionë denarë. Të dhënat tregojnë se presioni i inspektimit mbetet më i fortë në disiplinën financiare, por edhe në sektorët ku kontrollet zbulojnë rregullisht shkelje të rregulloreve.
Më shumë gjoba, gjithsej 57, u vendosën sipas Ligjit për Disiplinën Financiare. Kjo u pasua nga 10 urdhra sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Duhani, tetë sipas Ligjit për Aktivitetet e Hotelerisë dhe gjashtë sipas Ligjit për Tregtinë. Ligjet e mbetura nuk lëshuan urdhra pagese për kundërvajtje gjatë kësaj periudhe, gjë që tregon se kontrollet inspektuese u përqendruan në disa pika të qarta rreziku në treg.

Përveç gjobave, gjatë inspektimeve u dhanë 18 paralajmërime, dhe për to janë paralajmëruar kontrolle shtesë në periudhën në vijim. Kjo do të thotë se disa nga subjektet morën një paralajmërim, por jo një rast të mbyllur, kështu që mbikëqyrja inspektuese do të vazhdojë në javët në vijim.

Inspektorati thotë se kontrollet vazhdojnë vazhdimisht dhe se ata veprojnë edhe sipas raportimeve nga qytetarët dhe institucionet. Parregullsitë mund të raportohen në numrin 191 dhe përmes faqes së internetit të institucionit.

Continue Reading

Më të lexuarat