Sport
NBA: PHILADELPHIA KRYESON KONFERENCËN E LINDJES
Kampionati amerikan i basketbollit ka vazhduar edhe sot me pesë ndeshje të zhvilluara, ku vendasit dolën fitues në katër përballje ndërsa kampioni në fuqi Oklahoma shënoi fitore në transfertë
Kampionati marrkan i basketbollit NBA ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm me pesë ndeshje shumë interesante. Kampioni në fuqi klubi i basketbollit Oklahoma sot ka regjistruar edhe fitoren e pestë sezonale, kësaj radhe para tifozëve vendas ka mundur Sakramenton me rezultatin 107-101. Lojtari i ndeshjes ishte Aleksandër Shai i cili ka realizuar 31 pikë,
Fitore të rëndësishme sot ka regjistruar edhe ekipi Golden State në përballjen me ekipin e Lakers me rezultatin e sigurt 98-79. Te skuadra fituese më efikas ishin Butler me 21 pikë dhe Curry me 19. Miami ka regjistruar fitore të thellë 144-117 kundër ekipit Sharlotte. Në Konferencën e Lindjes skuadra e Filadelfias e cila edhe kryeson tabelën sot mposhti Washingtonin në transfertë me rezultatin 139-135. Më efikas ishte Tyrese Mksey me 30 pikë e 10 asiste. Milwauke mundi Nju Jorkun me rezultatin 121-111. Më efikas si gjithmonë ishte greku Antetekounpo me 37 pikë, 8 kërcime e 7 asiste.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
FUTBOLL: ARSIMI DHE BASHKIMI TË GATSHËM PËR SFIDAT E NESËRME
Java e dytë e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon nesër me dy ndeshje ajo në Shtip mes Bregallnicës dhe Arsimit si dhe ndeshje në Kumanovë mes Bashkimit dhe Tikveshit
Arsimi i Çeganit pas disfatës së thellë në ndeshjen e xhiros së parë kundër Tikveshit në Kavadar, nesër sërish është mysafire kësaj radhe kundër në Shtip kundër Bregallnicës.
Skuadra e Çegranit pauzën dy javore e ka shfrytëzuar maksimalisht që sa më e përgatitur të paraqitet për sfidën nesërme pasi si duket disfata në Kavadar do tu shërbej si përvojë për ndeshjet e ardhshme sidomos për sfidën e nesërme në Shtip.
SUBI MUSTAFA – ‘’ Pauza dhjetë ditore që ishte na ka bërë mirë si ekip jemi kthyer shumë më mirë psiqikisht , teknikisht dhe faktikisht gjithashtu dhe shpresojmë tani me Bregallnicën e kemi përgatitur ekipin maksimalisht. Gjithashtu të gjithë jemi psiqikisht shumë mirë dhe shpresoj që të kthehemi nga Shtipi me një rezultat pozitiv në duart tona ‘’ deklaroi futbollisti Subi Mustafa.
Skuadra e Bashkimit me prirjet e reja dhe me përkrahjen e tifozëve të vetë nesër do të mundohet maksimalisht që të dëshmon se po konsolidohet si një skuadër e denjë dhe konkurruese .
Trajneri Gajur Rexhepi me siguri në fushë do të nxjerr formacion me futbollistët më të përgatitur për të bërë ballë ekipit nga Kavadari
Ndeshja Bashkimi – Tikveshi fillon në ora 17:00, ndërsa Bregallnica – Arsimi në ora 19:00.
Sport
“SHPËRTHEN” KF BASHKIMI – MBI 10 PRURJE TË REJA PËR 24 ORË!
Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova, me angazhimin e disa futbollistëve brenda 24 orëve, paralajmëron rikthim të fuqishëm në vazhdim të sezonit të ri në Ligën e Parë.
“Qetësi para furtunës”. Mbase në këtë mënyrë mund të definohet afati kalimtar I KF Bashkimit nga Kumanova.
Pas një letargjie verore kumanovarët brenda 24 orëve shpërthyen me disa përforcime, gjë që ka gëzuar tejmase opinionin futbolldashës në Kumanovë dhe jo vetëm.
KF Bashkimi në faqen zyrtare në Facebook, deri tani ka prezantuar mbi 10 futbollisë duke zyrtarizuar transferimet e Mal Jonuzit, Claudio Martinez, Xhulian Kapllanaj, Gabriel Tenlep, Andri Stafa, Anonio Maimona, Fauzi Yahaya, Bilal Iseni, Teodor Mirçevski dhe Andrey Ljubevski.
Por, jo vetëm kaq!
Nga KF Bashkimi thonë se kjo është vetëm goditja e parë dhe ende nuk ka përfunduar asgjë pasi kumanovarët janë duke ndërtuar një skuadër që premton shumë.
Kujtojmë se klubi i futbollit Bashkimi shkaku i problemeve të natyrave të ndryshme me përgatitje filloi vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit të ri me trajnerin tetovar Gajur Rexhepi i cili në ndeshjen e parë kampionate kundër Sileksit e luajti me me futbollist që kishin mbetur dhe ato nga shkolla e futbollit Bashkimi.
Pritet që të shtunën kundër Tikveshit, KF Bashkimi të del me një formacion krejtësisht tjetër dhe me lojë që premton shumë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJA (H) – SILEKSI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË DYTË
Java e Dytë e sezonit 2026/2027 në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet nesër me ndeshjen Shkëndija e Haraçinës Sileksi që zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00
Kampionati 2026/2027 në Ligën e Parë vazhdon nesër, ku në program është ndeshja hapëse e xhiros së dytë. Në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00 takohen Shkëndijës e Haraçinës dhe Sileksi.
Për ekipin nga Haraçina është kjo ndeshje debutuese para tifozëve vendas si skuadër në Ligën e Parë dhe një mundësi e mirë që të përmirësohen përshtypjet pas disfatës në xhiron e parë 3:0 kundër Struga Trim Lum.
Pas disfatës në javën e parë të kampionatit kundër Struga Trim Lum, ekipi që drejtohet nga trajneri Berat Imeri do të mundohet me angazhimin maksimal dhe me përkrahjen e tifozëve të tyre të zjarrtë të shënojnë fitoren e parë historike në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se Sileksi në xhiron e parë me rezultat të thellë 6-0 mundi ekipin e Bashkimit
Të shtunën me fillim në ora 17:00, në Kumanovë do të zhvillohet ndeshja mes Bashkimit dhe Tikveshit, ndërsa me fillim në ora 19:00 në Shtip do të zhvillohet ndeshja Bregallnica – Arsimi.
Të dielën në program janë dy sfidat e fundit derbi Vardari – Shkëndija dhe Skopje – Struga Trim Lum, të dyja këto sfida fillojnë në orën 17:00.

