Lajme nga rajoni
Të shtëna masive në Greqi, të paktën 3 të vrarë dhe mbi 10 persona të plagosur!
Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës mëngjesin e së shtunës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh kanë qenë në konflikt të hapur.
Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, lufta mes familjeve vijon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë hedhur mbi 2,000 plumba.
Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë. Njëra prej grave dyshohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga dy burrat e vrarë është njëri nga autorët që hapi zjarr.
Të plagosurit janë transportuar me ambulanca në Qendrën Shëndetësore Moira dhe Qendrën Shëndetësore Agia Varvara, të cilat po ruhen nga policia për të shmangur incidente të tjera.
Raportohet se banorët e fshatit, në panik, po ndihmojnë vetë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spital.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur që prej një viti, ndërsa përleshja e sotme besohet se është hakmarrje për një shpërthim që ndodhi mbrëmë vonë në një ndërtesë në ndërtim në të njëjtin fshat.
Policia greke konfirmon se një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima. Shpërthimi mendohet të ketë qenë shkaku që ndezi gjakderdhjen e mëngjesit në Vorizia.
Lajme nga rajoni
VIDEO/ Një vit nga tragjedia e Novi Sadit, mijëra njerëz protestojnë në qytetin ku ndodhi incidenti me 16 viktima
Studentët në grevë në Novi Sad po organizojnë sot një tubim masiv për 16 viktimat që vdiqën saktësisht një vit më parë kur u shemb tendë e ndërtesës së Stacionit Hekurudhor në këtë qytet.
Mijëra njerëz mbërritën në qytet një ditë më parë dhe qindra studentë erdhën në këmbë për të nderuar viktimat e tragjedisë, për të cilën askush nuk është dënuar ende.
Lajme nga rajoni
U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”
Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave dhe themelues i platformës tashmë të falimentuar “Thodex”, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë.
Lajmi është konfirmuar nga transmetuesi shtetëror TRT, i cili bën me dije se është hapur një hetim zyrtar për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Özer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa autopsia pritet të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, raporton Bloomberg.
Faruk Fatih Özer ishte arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke. Ai u ekstradua në Turqi në prill të vitit 2023.
Në shtator të vitit 2023, themeluesi i Thodex u dënua me 11.196 vite burg për akuzat e pastrimit të parave, mashtrimit dhe krijimit të një organizate kriminale. Prokuroria kishte kërkuar një dënim rekord prej 40.562 vitesh burg.
Özer konsiderohej si organizatori i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e Turqisë, pasi mijëra investitorë humbën kursimet e tyre pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave “Thodex”. Ai akuzohej për mashtrimin e 391 mijë qytetarëve, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 2 miliardë dollarësh.© BalkanWeb
Lajme nga rajoni
Ndahet nga jeta Fatos Nano
Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë, Euronews Albania.
Nano kishte pësuar vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi dhe mbahej në vëzhgim nga mjekët.
Fatos Nano ka qenë një ndër figurat më të spikatura të tranzicionit demokratik pas viteve ’90. Ai udhëhoqi Partinë Socialiste që nga themelimi i saj, duke e kthyer në një forcë të rëndësishme politike dhe më pas në parti qeverisëse. Në vitet kur Shqipëria përballej me sfida të mëdha ekonomike e shoqërore, Nano mbajti disa herë postin e kryeministrit, duke lënë gjurmë në proceset e reformave dhe në përpjekjet për stabilizimin e vendit.
Gjatë karrierës së tij, Nano është vlerësuar për rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare dhe afrimin e politikës shqiptare me standardet europiane. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet



