Sport
KARATE: 1230 GARUES MARIN PJESË NË KAMPIONATIN BALLKANIK
Nga data 7 deri më 9 nëntor qyteti kroat i Rijekës është nikoqir i edicionit të 25-të Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet, junior dhe u21, ku do të marrin pjesë 1230 garues nga 13 vende të Ballkanit. Maqedonia përfaqësohet me 74 garues.
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në karate me 74 garues do të përfaqësohet ne edicionin e 25-të i Kampionatit Ballkanik për kadet, junior dhe U-21 për djem dhe vajza që gjatë kësaj fundjave do të mbahet në qytetin bregdetar të Rjekës në Kroaci. Në këtë edicion jubilar të Kampionat Ballkanik të karatesë për kadet, junior dhe U-21 pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar 123o karateistë nga 13 shtete të Ballkanit. Drejtori sportiv i reprezentacionit të Maqedonisë, Arlind Huseini për kampionatin në fjalë dhe pritshmëria e garuesve tanë, për televizionin Koha deklaroi.
““Ekspedita apo reprezentacioni i Maqedonisë i përbërë nga kadet, junior dhe U-21 dhe delegacioni, do të udhëtoj për në Kampionatin e 25-ë me radhë Ballkanik për kadet, junior dhe U21 e mbajtur në Rijekë të Kroacisë. Garat do të zhvillohen nga data 7 deri në datën 9, ku do të garojnë në dy disiplina, KATA dhe KUMITE, individuale dhe ekipor. Maqedonia apo karateistët që e përbëjnë Maqedoninë e Veriut janë shumë të përgatitur maksimalisht, vitin e kaluar kishim mjaftë rezultate në Sarajevë, ku jo të shpresoj, por jam i sigurt ku edhe këtë radhë do të korrin suksese të larta, pasi që kemi edhe gjenerata të reja ku premtojnë shumë rezultate edhe më kulminante tutje që do të zhvillohen garat jashtë shtetit “ deklaroi Arlind Huseini
Në ekspeditën e 74 garuesve në përbërjen e repreznacionit të vendit tonë janë edhe 29 karateistë shqiptar, në mesin e të cilëve edhe katër garues të klubit të karatesë Fati , nga të cilët pritet që me dinjitet të përfaqësojnë vendin
“Ekspeditën e Maqedonisë do ta përbëjnë edhe 25 shqiptar, ku edhe 4 nga Klubi i Karatesë Fati, po ashtu edhe Tetova do përbëhet nga garues tjerë që janë shumë kualitativ, por Klubi i Karatesë Fati konkretisht do të merr pjesë me 4 talent, me katër garues të mirë, ndër ta është edhe Isa Elmazi, që ishte para dy viteve edhe kampion ballkanik, me shpresë që do të rikonfirmoj nga gjenerata të reja tash në gjenerata më serioze tek kadetët, shpresoj që edhe Isa, edhe Aldini, edhe Andi, edhe Astriti, do të korrin suksese të larta, po ashtu edhe në fund dua të theksoj edhe njëherë që Maqedonia ka talent të jashtëzakonshëm që premtojnë këtë vit edhe rezultate më të larta “ tha Huseini
Garat do të zhvillohen të premten, të shtunën dhe të dielën në Qendrën Sportive ZAMET në qytetin e Rijekës në Kroaci
Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT
Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.
Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Kjo javë sjell disa ndeshje mjaftë tërheqëse sa i përket e ekipeve që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Një ndeshje më interesante pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të cilat aktualisht mbajnë mesin e tabelës.
Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.
Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:
Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni3 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota3 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

