Sport
MUNDJE: NË SHKUP MBAHET TURNEU NDËRKOMBËTAR ‘’SHKUPI OPEN 2025’’
Nesër në Shkup për të dytën herë me radhë organizohet Turneu Ndërkombëtar i mundjes për moshat deri më 15 vjet me moton ‘’Shkupi Open 2025’’ në organizim të Klubit të mundjes Shkupi në bashkëpunim me Federatën e mundjes.
Më 8 nëntor në organizim të klubit të mundjes Shkupi dhe me përkrahjen e Federatës s Mundjes organizohet edicioni i dytë i Turneut ndërkombëtar i mundjes ‘’Shkupi Open 2025’’ ku pritet të marrin pjesë mbi 200 garues të moshave deri më 15 vjet nga shumë vende evropiane, Jasin Rexhallari në cilësinë e organizatorit në prononcim ekskluziv për TV Koha tha se ky Turnirë është më prestigjiozi në historinë e vendit tonë
“Bëhet fjalë për një nga Turnet më prestigjioze në historinë e vendit tonë ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen 12 shtete evropiane . Ky do jetë mund të them një spektakël i vërtet për sportin e mundjes që asnjëherë në vendin ton nuk është mbajtur një turnir me kaq garues nga vendet evropiane. Besoj se do jetë një konkurrencë shumë e madhe dhe besoj që edhe garuesit e klubit tonë do arrijnë të marrin rezultate të mira’’ deklaroi Jasin Rexhallari
Për organizimin e një turneu kaq masiv siç është Turneu ndërkombëtar i mundjes Shkupi Open 2025 gjithsesi se nevojitet përkrahje e madhe edhe nga Federata përkatëse por edhe ministria e sportit dhe institucioni komuna. Lidhur me këtë Rexhallari në cilësinë e organizatorit tha se është i kënaqur me përkrahjen
‘’Pra , kemi bashkëpunim sidomos me Federatën e mundjes ku ato na kanë dalë në përkrahje , gjithashtu edhe komuna , gjithashtu edhe Ministria e Sportit na ka përkrahur , Besoj se pa ndihmën e tyre do e kishim të vështirë . Dua ti ceki edhe sponsorët e klubit të cilët na ndihmojnë në mënyrën shumë më të madhe, pasi pa ndihmën e atyre besoj se kaq garues, kaq shtete nuk do ishin pjesëmarrës pasi që me të vërtet duhet përkrahja e gjithë këtyre’’ tha Rexhallari
Duke marrë para sysh se garat në sportin e mundjes zhvillohen në bazë të peshës prandaj edhe ë këtë turnir të moshave U-15, do të garojnë në afro 15 kategori
‘’Pra do të mbahen deri në kategorinë deri në 15 vjet, në të gjitha kategoritë pasi në sportin e mundjes shkon me pesha. Ka dikund 15 kategori te grupmoshat U-15’’ tha Rexhallari
Turneu mbahet më 8 nëntor në sallën sportive të shkollës së mesme ‘Zef Lush Marku’ në Shkup me fillim në ora 11:00, ndërsa hapja solemne është caktuar në ora 16:00 dhe më pas do të zhvillohen garat finale,
Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT
Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.
Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Kjo javë sjell disa ndeshje mjaftë tërheqëse sa i përket e ekipeve që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Një ndeshje më interesante pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të cilat aktualisht mbajnë mesin e tabelës.
Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.
Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:
Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni3 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

