Sport
MILEVSKI: DO TË PËRPIQEMI TË PROVOJMË DISA OPSIONE
Reprezentacioni i Maqedonisë nesër zhvillon ndeshje miqësore kundër Letonis në arenën ‘Todor Proeski’’ me fillim në ora 18:00. Hyrja për të gjithë tifozët është falas.
Përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë në futboll nesër do të luajë një ndeshje miqësore kundër Letonisë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, kundër Uellsit në Kardif më 18 nëntor, ku me fitore apo eventualisht edhe me barazim do të siguronte pozitën e dytë në grupin J, pas Belgjikës
Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski, para mediumeve theksopi se nuk do të kursejë asnjë përpjekje, por do të provojë edhe disa variante para ndeshjes së fundit në grupin kualifikues, e cila do të vendosë për play-off-in për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.
‘’ Sa i përket ndeshjes me Letoninë nuk ka nevojë të bëjmë llogaritje ose të kursejmë, sepse kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar para ndeshjes kundër Uellsit në Kardiff. Do të përpiqemi të provojmë disa opsione të ndryshme, si taktikisht ashtu edhe për të parë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve. Letonia është një ekip cilësor dhe fitorja është gjithmonë në mendjen tonë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Në këtë ndeshje, dua të shoh pamjen më të gjerë të Maqedonisë, duhet të mendojmë për të ardhmen. Ne gjithmonë e vëmë theksin te ekipi dhe kështu do të jetë edhe në këto ndeshje”, tha trajneri Blagoja Milevski :
Ndërsa futbollisti Darko Çurlinov i cili pritet ti paraprij repartit të sulmit tha se nuk ka ndeshje miqësore për ne kur luajmë për Maqedoninë, pasi kjo ndeshje i paraprinë ndeshjes më të rëndësishme kundër Uellsit në Kardif, ku Maqedonia ka rastin të sigurojnë play offin për kualifikim në Botërorë
“Kur luajmë për Maqedoninë, nuk ka ndeshje miqësore. Çdo ndeshje për Maqedoninë, rezultati është përparësi. Atmosfera është e shkëlqyer, kemi një shans për t’u kualifikuar për Kupën e Botës. Shpresoj se do të japim maksimumin tonë në dy ndeshjet e ardhshme, dhe do të kontribuojmë për këtë në fushën për të cilën jemi marrë vesh. Është e rëndësishme që të hyjmë siç duhet në ndeshjen tjetër. Një fitore do të jetë një motiv plus për ne para ndeshjes me Uellsin, dhe ndihemi më mirë çdo herë që fitojmë”, tha Çurlinov.
Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ka njoftuar opinionin se hyrja në këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët. Ndeshja miqësore Maqedoni – Letoni, luhet nesër në arenën ‘’Todor Proeski ‘’ në Shkup me fillim në ora 18:00
Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT
Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.
Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Kjo javë sjell disa ndeshje mjaftë tërheqëse sa i përket e ekipeve që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Një ndeshje më interesante pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të cilat aktualisht mbajnë mesin e tabelës.
Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.
Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:
Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni3 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

