Sport
NBA : SAN ANTONIO REGJISTRON FITOREN E TRETË RADHAZI
Kampionati amerikan ka vazhduar edhe ditën e sotme me katër ndeshje mjaftë tërheqëse ku veçohet fitorja spektakolare e San Antonio ndaj Atalanës me rezultat 135-126
Dy fitore të ekipeve vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i katër ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Fitorja e tretë radhazi për San Antonion, që mundi Atalantën me rezultatin 135-126, në një ndeshje spektakolare . Shënuesi më efikas ishte De’Aron Fox që realizoi 25 pikë, ndërsa te miqtë më efikas ishte Walker që realizoi 38 por nuk i ndihmuan ekipit.
Skuadra e Milwaukee pësoi disfatë para tifozëve vendas në përballen me ekipin e Filadelfias me rezultatin 114-123. Më efikas te në këtë ndeshje ishte basketbollisti mysafir Tyrese Macey autor i 54 pikëve.
Fitore të sigurt ka shënuar skuadra e Orlandos kundër Clippersit me rezultat të sigurt 129-101. Memfis, ishte më e mirë se Sacramento duke fituar me rezultatin e thellë 137-96, për ekipin fitues dyshja Aldama – Landale që realizuan 50 pikë
Sport
LIGA E PARË: KËTË FUNDJAVË ZHVILLOHET XHIROJA E 14 E KAMPIONATIT
Me ndeshjen Makedonija Gj.P – Sileksi që zhvillohet sot hapet sipari i xhiros së 14-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Ndeshjet tjera zhvillohen nesër, të dielën dhe të hënën me fillim në ora 13:00
Këtë fundjavë pas pauzës dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, në program janë ndeshjet e xhiro s së 14-të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor. Dita e shtunë është rezervuar për dy ndeshje mjaft interesante duke u bazuar në renditjen e ekipeve në tabelën e klasifikimit. Kështu që në Strumicë, do të përballen AP Brera dhe lideri aktual në renditjen e tabelës Vardari i Shkupit. Ndeshja me s këtyre dy skuadrave në rrethin e parë të kampionatit që u zhvillua në Shkup përfundoi me barazim 2-2 prandaj edhe në Strumicë pritet një ndeshje e pa parashikueshme. Nesër në program është edhe ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e Strugës ajo mes FC Shkupi dhe Pelisteri i Manastirit. Në këtë ndeshje skuadra e Çairit do të tentoj të regjistroj fitoren e parë sezonale. Të dielën në program janë dy ndeshjet tjera dhe atë derbi i Pollogut në Gostivar mes Arsimit të Çegranit dhe Shkëndijës, ndërsa në Kavadar, Tikveshi do të përballet me Bashkimin e Kumanovës. Java e 14 do të kompletohet të hënën me ndeshjen Rabotniçki – Struga Trim Lum. Të gjitha ndeshjet e javës së 14-të fillojnë në ora 13:00
Sport
ATMOSFERË FESTIVE NË “AIR ALBANIA” FITON ANGLIA
Shqipëria me humbje kundër Anglisë ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.
Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Botërorit.
Kuqezinjtë kanë mbyllur me humbje një rrugëtim pozitiv, që kulmoi me kualifikimin historik në “play off”.
Ndaj anglezëve, Shqipëria tregoi një paraqitje të mirë, në pjesën e parë, por edhe në fillimin e së dytës.
Fraksioni i parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve në të dyja portat. Fraksioni i dytë, nisi me mundësi të mira për Hoxhën dhe Bajramin, që nuk i shfrytëzuan si duhej.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-të, kur Harry Kane përfitoi nga një goditje këndi dhe zhbllokoi sfidën. Tetë minuta më vonë, sulmuesi shënoi edhe të dytin me kokë, pas një krosimi të marrë nga Rashford.
Shqipëria i mbyll kualifikueset në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Anglia kualifikohet në Botëror si kryesuese me 24 pikë, por pa pësuar asnjë gol. Kështu Shqipëria e mbyll këtë fushatë kualifikuese në vendin e dytë me 14 pikë, historike, me sytë tashmë që janë nga shorti që do të hidhet të enjten për fazën play off.
Por tashmë është e konfirmuar që Shqipëria do të jetë në vazon e tretë që do të nuk ka gjasa të ketë përballje me Kosovën në play-offin e kualifikimeve për Botërorin 2026. Kjo u bë e ditur me humbjen nga Anglia dhe fitoren e Ukrainës ndaj Islandës, Shqipëria mbeti pa gjasa që të dalë në vazon e dytë.

Sport
TENIS: JANNIK SINNER FITUES NË ‘’ATP FINALS’’ NË TORINO
Fituesi i turneut prestigjioz i tenist ‘’ATP Finals’’ që mbajt në Torino të Italisë doli Jannik Siner i cili në finale mundi spanjollin Carlos Alcaraz. Për italianin ishte kjo fitorja e dytë radhazi në këtë turnir
Jannik Sinner ka fituar “ATP Finals” në Torino për të dytin vit radhazi.
Tenisti italian ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-0 në sete 7-6 dhe 7-5, në një finale të luftuar rivalin Carlos Alcaraz.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të takimeve në karrierë midis të dyve në 16 ku bilanci është 10 me 6 për spanjollin.
Jannik Sinner mundi Carlos Alcaraz në finalen e ëndrrave për të konfirmuar titullin e tij në ATP Finals: 7-6, 7-5 për italianin, i cili kështu përsëriti titullin që fitoi në Torino dymbëdhjetë muaj më parë.
Kjo është fitorja e gjashtë sezonale për tenistin italian Jannik Sinner dhe e 24-ta në karrierë.
-
Lajme nga vendi3 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

