Connect with us

Sport

LIGA E TRETË-PERËNDIM:  KF KAMJANI KAMPION  VJESHTOR

Published

on

Klubi i futbollit Kamjani është kampion vjeshtor në Ligën e tretë në grupin Perëndim. Në javën e 11-të Kamjani mundi 3-0 Vëllazërimin e Kërçovës . Për  skuadrën e Kamjanit ky sukses  është  historik dhe  pretendimet për një rëngë më lartë tani më janë realitet.

 Me ndeshjet e xhiros së  11-të që u  zhvillua gjatë  kësaj  fund jave  që e lamë  pas përfundoi  sezoni vjeshtor i kampionatit 2025/2026 në ligën e tretë  Perëndim,  Kampion  e  kësaj  pjese të  kampionatit doli  klubi i futbollit Kamjani që  paraqet  një  sukses historik për këtë  skuadër që në  këtë  kampionat  ka  pretendime serioze  për kualifikim  në një rëngë më lartë.

Klubi i futbollit  Kamjani  në ndeshjen e fundit  të  sezonit vjeshtor u  përballë me   ekipin e  Vëllazërimit të Kërçovës  njëri  nga konkurrentët kryesor  për  kreun e  tabelës.  Në një atmosferë festive dhe në praninë e numrit të madh  të  tifozëve  në  tribunat e  stadiumit të fshatit Kamjan, skuadra vendase shënoi  fitore  të  sigurt  3-0  me gola që  i  shënuan Ibraim Jusufi, Blerand Qamili dhe Sokol Iseni. Për ekipin e Kamjani ishte kjo  fitorja e 9 sezonale me vetëm  një humbje  dhe  ate  nga  vardari  Bërvenicës  bë  cilësinë e vendasit në  xhiron e  7-të  të  sezonit vjeshtor.

Rezultate e xhiros së  11-të: Kamjani – Vllazërimi  3-0, Vardari – Reçica 4-3,  Xhepçishti – Skënderbeu 5-1, Renova – Napredoku  1-3 dhe Luboteni – Drita 2-2.

 Tabelën e  kryeson  Kamjani  me  27  pikë e ndjekur Vllazërimi  me  22 pikë  dhe  Vardari  me  18 pikë

Advertisement

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!

Published

on

Në Euroligën e  basketbollit  për  meshkuj  janë zhvilluar  gjashtë  duele  të raundit të të tetë. Panathinaikosi kryeson me 7 fitore e një  disfatë. Real Madridi regjistroi fitoren e pestë radhazi.

Tre fitore  të vendasve  dhe  tre  fitore të ekipeve mysafire  është  epilogu  u  gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë  meshkujve

Në ndeshjen mes dy skuadrave  spanjolle  ekipi  mbretëror i Real Madridit ka  shënuar  fitore të sigurt  në transfertë kundër  ekipit Baskonia  86-104. Reali pas startit katastrofal  ku pati  tre  disfata  të një pasnjëshme  tani me  5  fitore  radhazi  renditet i gjashti në tabelë.

Fitore  në  transfertë  ka regjistruar edhe Barcelona  kundër Bayernit  me rezultatin 88-84  si dhe  Parisi kundër  Dubait   me   shifrat 99-93.

Valencia   në  cilësin e vendasit ka mposhtur  Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir  Milanon 80-75  dhe  Crevena Zvezda  ka mposhtur  Makabi Tel Aviv me  rezultatin 100-78.

Pas  raundit të tetë  kryeson Panathinaikosi me  7  fitore e  1 disfatë e ndjekur  nga  Valencia  dhe Fenerbahçe  që kanë  nga 6 fitore e dy  humbje

Advertisement

Baskonia – Real Madrid                   86 -104

Valencia – Fenerbahce                    86-78

Panathinaikos – Milano                    80 -75

Bayern – Barcelona                          84 – 88

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv   100 –78

Advertisement

Dubai – Parisi                                     93 – 99

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI

Published

on

Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre  fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.

Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka  përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.

Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në  transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.

Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje  të zhvilluara  në sezonin vjeshtor.

Advertisement

Ndeshja e vetme  që ka  përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.

Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.

Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.

Continue Reading

Më të lexuarat