Lajme nga vendi
MË 20 DHJETOR FILLON TURNEU TRADICIONAL ‘’KF REÇICA –TV KOHA’’
Paraqitja e ekipeve për edicionin e 34-të turneu tradicional i futbollit në sall ‘’KF Reçica – TV Koha 2025/2026’’ zgjatë nga data 9 deri më 10 dhjetor, ndërsa turneu fillon më 20 dhjetor me sistemin e grupeve në fazën e parë.
Nga data 20 dhjetor, në fshatin Reçicë e Madhe mbahet edicioni i 34-të Turneu tradicional i futbollit “KF Reçica – TV Koha 2025/2026” . Këshilli organizativ tani më ka filluar me parapërgatitjet e duhura që edhe kësaj radhe organizimi të jetë në nivelin më të lartë të mundur, ndërsa është publikuar njoftimi për paraqitjen e ekipeve që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij manifestimi të madh sportiv në mesin e të cilëve edhe bashkë atdhetar të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit. Anëtari këshillit organizativ Resul Seferi për televizionin Koha tha se se tanimë kanë filluar përgatitjet, për turneun
Duke pasur para sysh se në këtë turnir tradicionalisht marinë pjesë numër i madh i ekipeve me emra të njohur të futbollit nga vendi dhe rajoni organizatori po përgatit edhe shpërblime adekuate
‘’Si zakonisht për tre ekipet më të mira ka shpërblime që akoma nuk janë publikuar , shpërblim tjetër do të ketë për lojtarin më të mirë, golashënuesin, portierin më të mirë dhe ekipin më fair play . Ndërsa edhe kësaj radhe pritet që të marrin pjesë emra të njohur të futsallit nga ekipe të ligës së parë nga vendi dhe rajoni, po ashtu edhe futbollist anëtare të reprezentacioneve të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë’’ tha Resul Sefri nga Këshilli organizativ
Sipas Këshillit organizativ paraqitja e ekipeve fillon nga 9 deri më 19 dhjetor . Shorti do të hidhet më 19 dhjetor në hapësirat e ëmbëltores Sport, Reçicë e Madhe dhe TOBACCO TUSHI Tetovë, Turneu do të zhvillohet me sistemin e grupeve dhe fillon më 20 dhjetor, në sallën e sportit të Reçicës së Madhe i
Lajme nga vendi
Mickoski: Platforma për monitorimin e projekteve të financuara nga Qeveria simbolizon integritet dhe mbikëqyrje publike
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot promovoi platformën e re për monitorimin e projekteve të financuara nga Qeveria.
Micksoki tha se ky nuk është vetëm një sistem teknik. Ky është një hap përpara në kulturën politike, një hap në qeverisjen moderne dhe një mesazh i fortë se shteti që ne udhëheqim është i vendosur të jetë i hapur, i përgjegjshëm dhe të ofrojë një pasqyrë të plotë se ku përfundon çdo denarë i fondeve publike.
Ai tha se kjo Platformë simbolizon angazhimin tonë të qartë për integritet, ndershmëri dhe mbikëqyrje publike të të gjitha investimeve që bëjmë, pa përjashtim.
“Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, po krijojmë një sistem në të cilin çdo qytetar, çdo komunë, çdo gazetar, çdo përfaqësues i sektorit civil dhe çdo palë e interesuar relevante do të mund të ndjekë progresin e projekteve të financuara nga Qeveria në kohë reale, në mënyrë transparente dhe të saktë. Pikërisht kështu duhet të funksionojë një shtet evropian. Me këtë Platformë, po hapim punën e institucioneve dhe po krijojmë një kornizë të re besimi, ku publiku nuk pret përgjigje – por i ka ato para vetes.
Është veçanërisht e rëndësishme që mediave, si një shtyllë e demokracisë, t’u jepet një mjet i fuqishëm. Me vetëm disa klikime, ata do të jenë në gjendje të gjurmojnë çdo projekt, çdo kontratë, çdo afat dhe çdo fazë të zbatimit. Kjo do të thotë mbështetje e vërtetë për gazetarinë investigative, llogaridhënien publike dhe pjesëmarrjen e informuar të qytetarëve. Asnjë projekt nuk është më “atje jashtë”, i fshehur në labirintet institucionale. Tani është publik, i dukshëm dhe i verifikueshëm”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Lajme nga vendi
Dorëhiqet drejtori i Postës së Tetovës, Muhamed Zilbeari
Drejtori i deritanishëm i Postës së Tetovës, Muhamed Zilbeari, ka dhënë dorheqje dhe se prej sot nuk do të jetë në krye të këtij institucioni. Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur për përpjekjet në dhënien e maksimumut për krijimin e kushteve më të mira për punëtorët dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në dobi të shfrytëzuesve të postës.
“Falënderoj të gjithë ata që më mundësuan të dëshmoj se si duhet udhëhequr një institucion pa ndikime anësore, qofshin ato politike apo të natyrave të tjera, pavarësisht bllokadës së plotë nga qendra dhe indiferencës së skajshme të politikës ndaj zhbllokimit të saj.Falënderoj punonjësit që, përveç punës së tyre profesionale, me angazhimin vullnetar kontribuuan që Posta e Tetovës të duket ndryshe e më mirë. Falënderoj ata punonjës që, pavarësisht problemeve me vonesat e pagave, kontribuuan sado pak në përmirësimin e kushteve të punës, përmes donacioneve të tyre. Një falënderim i veçantë shkon për donatorët e shumtë, të cilët, duke vërejtur se në Postën e Tetovës po punohej realisht, ndihmuan me materialet e nevojshme për punë. Duke u nisur nga fakti se askush nuk është i pagabueshëm, të gjithë atyre që padashur mund t’u kem shkaktuar ndonjë padrejtësi, ju kërkoj falje”, thuhet në dorëheqjen e drejtorit të Postës së Tetovës Muhamed Zilbeari. (koha.mk)
Lajme nga vendi
Zekolli: Për rrugën Tetovë-Prizren kemi ndarë 2 milionë euro
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli në Click Plus në TV21, bëri të ditur se për rrugën Tetovë – Prizren janë ndarë 2 milionë euro.
Zekolli theksoi se kjo rrugë është me rëndësi të madhe nga aspekti ekonomik por edhe në aspektin e turizmit.
“Rruga Tetovë – Prizren është shumë i rëndësishëm nga aspekti ekonomik. Kemi bërë shumë takime, Kosova është më përpara me hapa, në fillim të mandatit tim kemi hasur në një memorandum bashkëpunimi mes dy qeverive, por që nuk kishte lëvizur asnjë hap përbrenda memorandumit. Kemi arritur ta kalojmë fazën e detyrës projektuese. Për këtë projekt 2 milionë euro janë të ndara në buxhetin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” për hapjen e tenderit për projektin kryesorë”, deklaroi Kaltrina Zekolli – zëvendësministre e Transportit.
Zekolli poashtu përmendi edhe projektin tjetër infrastrukturor, Korridorin 8.
Ajo tha se Korridori 8 duhet të përfundojë në vitin 2029.
Mes tjerash Zekolli tha se projekti i kalon 1 miliard euro, duke shtuar se 600 milionë euro janë shfrytëzuar në pjesën Kërçovë-Ohër.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

