Sport
NBA: KRYESOJNË OKLAHOMA NË PERENDIM DHE DETROPIT NË LINDJE
Nëntë ndeshjet e zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit prodhuan katër fitore për ekipet vendase dhe pesë për ato mysafire. Oklahoma kryeson Perëndimin me 22 fitore e vetën një humbje, ndërsa Detroit kryeson Lindjen me 17 fitore e 5 disfata
Kampionati amerikan i basketbollit NBA ka vazhduar edhe sot me 9-të ndeshje të zhvilluara sipas orarit të paracaktuar ku vendasit shijuan fitoren vetëm në katër duele ndërsa ekipet mysafire ishin më të mirë në pesë ndeshjet tjera
Skuadra e Denver iu rikthye fitoreve meqë sot arritën të mundin në transfertë skuadrën Indiana me rezultatin bindës 135-120. Lojtari më efikas në këtë përballje ishte Jamal Murray realizoi 52 pikë duke realizuar edhe 10 trepikësh, ndërsa Nikolla Jokiq në këtë ndeshje ka realizuar vetëm 24 pikë, 8 kërcime dhe 13 asiste Dallas ka shënuar fitore në përballjen me Miamin me rezultatin 118-108. Lojtari më efikas në këtë përballje ishte debutuesi Cuper Fleg i cili realizoi 22 pikë dhe gjashtë kërcime.
Los Anxhelos Clippers me fitoren e sotme kundër Atlantas i dhanë fund serisë së humbjeve . Clippers sot shënuan fitore në transfertë me rezultatin 115-92 kundër Atlantas. Harden ishte më efikas me 27 pikë dhe 9 asiste, ndërsa Leonard shënoi 21 pikë për ekipin fitues. Fitore në cilësinë e vendasit kanë regjistruar edhe Nju Jork, Hjustoni dhe Milvoki, ndërsa në transfertë kanë fituar Portland, San Antonio dhe Bruklin,
Tabelën në Konferencën Perëndim e kryeson Oklahoma me 21 fitore e 1 humbje, ndërsa në Lindje kryeson Detroit me 17 fitore e 5 disfata.
Rezultatet:
Cleveland – Portland 110-122,
Indiana – Denver 120-135,
Orlando – San Antonio 112-114,
Atlanta – LA Clippers 92-115,
Nju York – Charlotte 119-104,
Chicago – Brooklyn 103-113,
Houston – Sacramento 121-95,
Milwaukee – Detroit 113-109,
Dallas – Miami 118-108.\
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
Gjysmëfinalja e parë mes dy ekipeve shqiptare do të luhet në Tetovë, e dyta në Kumanovë
“Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 prill në Tetovë, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 6 maj në Kumanovë”, sqaroi Shkëndija e Haraçinës.
Ekipi nga Haraçina e Shkupit sqaroi se ndeshja e dytë do të zhvillohet në Kumanovë për shkak se stadiumi është i licencuar me sistemin VAR.
Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Sileksit dhe Ohrit do të luhet fillimisht në Ohër, ndërsa tjetra në Kratovë, në ditën e njëjtë si dyshja tjetër.
Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut pritet të luhet më 20 maj.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.
Sport
VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF
UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it ku do të mësohet edhe kampioni i ri për sezonin 2025/2026. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore radhazi përfundon fazën e play out.
Me ndeshjet e xhiros së 10-të në fazën e play off-it dhe play out përfundoi pjesa e rregullta e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do të diskutojnë titullin e kampionit për sezonin 2025/2026.
Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për titullin kampion. Çka të thuhet për ekipin Universiteti i Tetovës e cila në fazën e play off-it në 10-të ndeshje ka pësuar po aq disfata.
Nga ana tjetër në fazë e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të ndikon në renditjen përfundimtare. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore të njëpasnjëshme renditet e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.
Sport
KOMBËTARJA ZHVILLON PËRGATITJET PËR SFIDËN ME POLONINË
Kombëtarja Shqiptare në drejtimin e teknikut Sylvinjo, po zhvillon përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes gjysmëfinale të play off-it kundër Polonisë për kualifikim në Botërorin 2026, e futbollit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Kombëtarja shqiptare në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play off për Botërorin 2026 ndaj Polonisë ka nisur me përgatitje intensive. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku fokusi ishte palestra, ushtrime fizike dhe skema taktike në fushë.
Në fushë zbritën 23 lojtarë, ndërkohë që Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani do t’i bashkohen skuadrës sot, Uzuni dhe Gripshi për shkak të udhëtimit dhe Ramadani për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme.
Sot Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës për të luajtur ndeshjen ndaj Polonisë më 26 mars, ora 20:45.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

