Sport
KF ARSIMI MË 3 JANAR NIS ME PËRGATITJE PËR SEZONIN PRANVEROR
Klubi i futbollit Arsimi më 3 janar 2026 ka caktuar grumbullimin e parë dhe fillimin e përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit që fillon më 15 shkurt. Pritet lëvizje me afrime dhe largime. Faza kryesore zhvillohet në Kroaci
Debutuesi në ligën e parë të futbollit klubi I futbollit Arsimi nga Çegrani në pjesën pranverore të kampionatit 2025/2026 ishte befasia e kampionatit duke u renditur në pozitën e pestë me 6 fitore , 4 barazime e 6 disfata me 22 pikë të grumbulluara. Këto suksese të skuadrës çegranase obligojnë drejtuesit e klubit që të mendojnë që edhe në pjesë pranverore të kampionatit të dëshmohen me organizimi dhe punë serioze . Kështu që pas pauzës katër javore më 3 janar 2026 ka caktuar grumbullimin e parë ku i gjithë stafi do të njoftohen me plan programin e punës në fazat përgatitore që startojnë në terrenet vendase ndërsa e nga data 6 apo 7 janar, do të udhëtojnë në Kroaci. Këtë ekskluzivisht për TV Koha e deklaroi trajneri Vildan Saliu
“Po sigurisht futbollistët kanë qenë pushim., ndërsa ne stafi dhe kryesia kemi qenë në kontinuitet në bashkëbisedim që të mund të bëjmë një analize të sezonit që e lame pas Gabimet eventuale që mund ti kemi bërë, përforcimin e ekipit, fillimin e fazës përgatitore , Kështu që kemi vendos që me date 3 janar të startojmë me fazën përgatitore ku do të qëndrojmë 2-3 ditë këtu në vend, pastaj do të zhvendosemi në një qytet në shtetin e Kroacisë, ku do të 10 ditë për të pasur ekipin sa më afër, sa më në kontroll që sa më dinjitozë ta përgatisim ekipin për sezonin pranveror. Kështu që jemi në bisedime edhe me disa lojtarë të cilët duhet të na ofrohen si përforcime të mundshme. Po sigurisht se kemi edhe lojtar të cilët janë larguar apo ndoshta ndërkohë dikush dëshiron të largohet. Sigurisht se ky është një proces që në futboll është proces që duhet të jemi të gatshëm me e përballua secilën situate. Por kjo është data më 3 janar, para kësaj lojtarët kanë pasur edhe një plan –program një javor të cilën do të duhet me e zbaruar veçmas pastaj kur të kthehen në klub ne do të bëjmë testimet tona mund ta shohim edhe formën sportive të tyre dhe sipas formës sportive të të hartojmë planin e fazës përgatitore“ deklaroi trajneri Vildan Saliu.
Klubi i futbollit Arsimi gjatë fazë përgatitore dhe gjatë afatit kalimtar të dimrit do të sjell freskimi me lojtar cilësor sipas nevojës n% çdo repart, por gjithsesi se do të ketë edhe largime. Pjesa pranverore e kampionatit fillon më 15 shkurt me ndeshjet e xhiros së 17-të, ndërsa Arsimi është nikoqire e AP Brera në Gostivar.
Sport
BASKETBOLL: HAPOEL TEL AVIVI PRINË TABELS NË EUROLIGË
Kompletohet java e 18-të e Euroligës së basketbollit në kategorinë e meshkujve ku skuadrat vendase regjistruan katër fitore, ndërsa ato mysafire gjashtë. Skuadra izraelite Hapoel Tel Aviv e vetmuar kryeson tabelën
Hapoel Tel Aviv rikthehet serish në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit në Euroligën e basketbollit për meshkuj edhe pas ndeshjeve të xhiros së 18-të. Skuadra nga Izraeli mundi skuadrën gjermane Bayern Munih në transfertë me rezultatin 82-72. që ishte fitorja e 13-të sezonale, Një ndeshje dramatike u zhvillua mes Fenerbahçes dhe Barcelonës e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin e ngushtë 72-71. Dy ekipet kanë pretendimet parësore për të sigurua një biletë për fazën play off.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Valencia Basket në përballjen me skuadrën e Baskonia Gasteiz dhe ngjitet në pozitën e dytë në tabelë. Zhgënjen skuadra Lituaneze, Zalgiris Kaunas që para tifozëve vendas pësoi disfatë nga Panathinaikosi me rezultatin 85-92 . Në zonën e play ofit prite të mbetet edhe ekipi i Monakos që mundi Real Madridin me rezultatin 100-95.
Tabelën e kryeson Hapoel Tel Aviv me 13 fitore e 5 disfata e ndjekur nga Valencia, Panathinaikosi dhe Barcelona që kanë nga 12 fitore e 6 disfata . Java e 19-të e Euroligës së basketbollit do të zhvillohet më 30 dhjetor.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
FFM: SEDLOSKI ZYRTARISHT U PROMOVUA SELEKTOR I REPREZENTACIONIT
Goce Sedloski sot edhe zyrtarisht është promovuar në postin e seleksionuesit të reprezentacionit “A” të futbollit të Maqedonisë së Veriut . Sot ai u promovua zyrtarisht në një konferencë për shtyp ku morën pjesë presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç, dhe drejtori i ekipeve kombëtare, Goran Pandev dhe seleksionuesi i ri Goce Sedloski.
Goce Sedloski sot edhe zyrtarisht është promovuar për seleksionues i reprezentacionit të futbollit të Maqedonisë. FFM-ja para mediumeve ku të pranishëm ishin kryetari Masar Omeragiq, drejtori reprezentacionit Goran Pandev prezantuan zyrtarisht Sedloski-n si seleksionues të ri të reprezentacionit “A”. Kontrata e Goce Sedloskit është firmosur për dy vjet, me të drejtë zgjatjeje edhe për dy të tjera. Ai do të drejtojë paralelisht edhe Vardarin dhe reprezentacionin deri në qershor të vitit të ardhshëm.
“FFM-ja e mbështet plotësisht Sedloski-n dhe stafin e trajnerëve. Kontrata është 2+2 vjet. Meqenëse kemi vetëm një dritare deri në qershor, Sedloski do të punojë edhe në FFM, dhe meqenëse nuk duam t’i shkaktojmë dëme asnjë klubi, siç ishte rasti me Staniq-in, ai do të punojë paralelisht në Vardar. Mund të kritikohet, mund të mos kritikohet, por është vendimi ynë. Do të ketë spekulime, kjo është normale në futboll. Jemi të bindur se Sedloski është zgjidhja më e mirë për një trajner kryesor, dhe koha do të tregojë nëse është e duhura apo jo“, tha Omeragiç.
Seleksionuesi i ri me këtë rast Sedloski falënderoi FFM-në për besimin e dhënë dhe tha se do të krijoj një sistem dhe disiplinë si dhe gjithmonë do të kërkojë që të jepet maksimumi në çdo ndeshje.
“Para së gjithash, dua të falënderoj FFM-në për besimin e treguar ndaj meje për të qenë trajner i ekipit kombëtar të Maqedonisë. Është një nder i madh dhe përgjegjësia më e madhe në karrierën time. Jam i vetëdijshëm për potencialin që ka ky reprezentacion . Qëllimi im është të zgjedh një sistem dhe disiplinë dhe një përfaqësi që do të luftojë për çdo top dhe do të japë gjithmonë maksimumin. Jemi të vetëdijshëm se në disa ndeshje nuk do të hyjmë si favoritë, por nuk do të na hiqet mundësia për të luftuar. Do të kërkoj nga kjo përfaqësi që të luftojë deri në fund. Besoj në cilësinë e lojtarëve, në dëshirën e tyre për të veshur fanellën e Maqedonisë. Jam i bindur se FFM do të na ofrojë kushtet më të mira të punës dhe me mbështetjen e ekipit profesional dhe të gjithëve përreth përfaqësisë, do të bëjmë hapa pozitivë dhe domethënës për përparimin e ekipit tonë kombëtar“, tha Sedloski.
Mësohet se në stafin e seleksionuesit Goce Sedloski do të jenë edhe Borçe Hristov – asistent i pare, Erhan Selimi – asistent i dytë, Gogo Jovçev – trajner i portierëve dhe Martin Hristov – analist i ndeshjeve
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
NBA: OKLAHOMA E VETMUAR KRYESON KONFERENCËN E PERËNDIMIT
Kampionati amerikan i basketbollit NBA ka vazhduar edhe sot me shtatë ndeshje ku ekipet vendase ishin më të suksesshme . Oklahoma e vetmuar kryeson Perëndimin me 26 fitore e 3 humbje
Gjashtë fitore të ekipeve vendase dhe vetëm një fitore e ekipit mysafirë është epilogu iu shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma kryeson me 26 fitore e vetëm 3 disfata para Detroit që ka 21 fitore 7 disfata
Skuadra kampione Oklahoma sot regjistroi fitoren e radhës 119-108 ndaj ekipit Memfis duke regjistruar fitoren e 26 sezonale . Aleksandër Shai shënoi 31 pikë e 10 kërcime. Boston mundoi ekipin e Indianes me rezultat 103-95, ndërsa më efikas në lojë ishte Jaulen Brown me 31 pikë. Denver mundi Juta Jazz me rezultat135-112 .
Golden State triumfoi ndaj ekipit Orlando me rezultat bindës 130-97, ku protagonist kryesor ishte Stephen Curry me 26 pikë, Detroit në transfertë mundi Portlandin 110-102
Pas 29 ndeshjeve të zhvilluara Konferencën e Perëndimit e kryeson Oklahoma me 26 fitore e 3 disfata e ndjekur nga Denver dhe Sakramento që kanë nga 21 firore dhe nga 7 disfata në pozitën e katërt është Lakers me 19 fitore e 8 disfata.
SHABAN SINANI – TV KOHA

