Lajme nga vendi
Babai dyshohet për dhunë seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçe
Prokuroria e Kavadarit hap hetime për dy raste të përdhunimit të fëmijëve: Kërkohet paraburgim për të dyshuarit
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për dy raste të ndara, në të cilat ekzistojnë dyshime për veprën penale – Përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç, sipas nenit 188 të Kodit Penal.
Rasti i parë: Negotinë
Në rastin e parë, të dyshuar janë dy persona madhorë nga Negotina, të cilët fillimisht kanë kryer veprën penale – Kënaqja e pasioneve seksuale para tjetrit (neni 190 i Kodit Penal). Ata kanë kryer marrëdhënie seksuale para një fëmije të mitur, i cili i ka filmuar me telefon celular.
Gjatë korrikut të vitit të kaluar, kur fëmija ishte 14 vjeç, njëri nga dy të dyshuarit e ka shtyrë disa herë të miturin të kryejë marrëdhënie seksuale me të, për çka i ka dhënë shuma të caktuara parash. Prokurori publik ka propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarin për dhunim të fëmijës, vepër për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku 8 vjetësh.
Rasti i dytë: Kavadar
Prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe ka propozuar masën e paraburgimit edhe ndaj një babai nga Kavadari, i dyshuar për veprime të tjera seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçare.
Ai, në gjendje të dehur, e ka prekur vajzën në disa raste, me çka ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale nga paragrafi 5 i nenit 188, për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku tri vjetësh.
Lajme nga vendi
Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali takoi Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja
Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, priti në takim Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet dy vendeve, projektet e përbashkëta që i lidhin institucionet tona, si dhe për proceset e integrimit evropian dhe avancimin e agjendës evropiane në rajon.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian.

Lajme nga vendi
Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici
Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar më 12.01.2026 në SPB Tetovë se ai dhe vëllai i tij janë mashtruar për një shumë prej 15.000 eurosh nga një person me inicialet L. nga Tetova.
Siç raporton Tetovasot, gjatë vitit 2024 i dyshuari u kishte ofruar ndihmë për realizimin e pensionit nga një shtet i huaj, duke u kërkuar para si “depozitë” dhe duke i detyruar të nënshkruanin dokumente blanko. Pasi procedura nuk u realizua, ata kuptuan se ishin mashtruar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Kasami dhe Qoku do të përfaqësojnë VLEN-in në takimin e liderëve të thirrur nga Mickoski:
Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku tha se në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Hristijan Mikcoski, VLEN do të përfaqësohet nga Bilall Kasami dhe ai si koordinator i grupit parlamentar. Qoku tha se VLEN mbështet idenë për shfuqizimin e qeverisë teknike, ndërsa theksoi se ende nuk dihen temat që do të diskutohen në takimin e liderëve.
https://www.facebook.com/watch/?v=907994741740561
“Zyrtarisht është ftesa, nuk ka tema konkrete, është e përgjithshme. Pra do të flitet për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend…Diskutohet kjo temë, diskutohet një njësi zgjedhore, listat e hapura, format e ndryshme të ndarjes së njësive, të formës, si të ndahet në njësi zgjedhore. Është një njësi, përmenden tetë njësi, përmenden tre njësi. VLEN-i ende nuk kemi zyrtarisht një vendim se cila formë, cili model do të ishte i përshtatshëm”, tha Qoku duke theksuar se në takim mund të flitet edhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

