Connect with us

Sport

KF BASKIMI  MË 23 JANAR VAZHDON PËRGATITJET NË MEDULIN TË KROACISË

Published

on

Bashkimi i  Kumanovës që ka  filluar përgatitjet për  pjesën pranverore të kampionatit  më 11  janar,   deri më 22  janar  do të  punon  në Kumanovë, ndërsa  më 23  janar  zhvendoset  në Medulin  të  Kroacisë. Të premten zhvillohet ndeshja e parë kontrolluese me Tikveshin në Kavadar.

 Klubi i futbollit Bashkimi i Kumanova  përgatitjet për pjesën pranverore  i  ka filluar më 10  janar aty ku  do të qëndrojnë  deri më  23 janar dhe më  pas do të  zhvendoset në Kroaci  ku do të  qëndrojë  deri 4 shkurt  për përgatitje të fazës  kryesore  ku edhe  do të  zhvillohen ndeshje kontrolluese sipas  plan  programit  të stafit teknik. Megjithatë ndeshja e parë  kontrolluese do të zhvillohet  të  premten në Kavadar kundër Tikveshit që do të jetë një test i mirë për parë formën fizike të lojtarëve që kanë në diskonim por edhe ato që janë ofruar Bashkimit.

Drejtuesit e  klubit   deri më tani kanë angazhuar Foday Trawally, i cili vjen nga AP Brera.  Gjithashtu kontratë profesionale  me  klubin ka  nënshkruaj  17 vjeçar Bejzad Limani por  nga  klubi  i  KF  Bashkimit njoftojnë se në këtë afat kalimtar të dimrit do të ketë edhe prurje  tjera. Tani për tani nga  ekipi  kumanovar  janë larguar Samet Rexhepi, Nedim Hoxhiq dhe Flamur Xhelili . Pjesa  pranverore e kampionatit  starton  me  10 dhe  11  shkurt me ndeshjet e xhiros së 17, ndërsa  Bashkimi  është mysafire e Sileksit  në Kratovë

 
SHABAN SINANI  – TV KOHA

Sport

ATLETËT E KAMJANIT DINJITOZ NË LOJËRAT EVROPIANE TË ATLETIKËS PËR FËMIJË

Published

on

Në ‘’LOJËRAT EVROPIANE TË ATLETIKËS PËR FËMIJË 2026’’ që u mbajt në Brno të Republikës Çeke ku morën pjesë afro 3.000  atlet nga  27 vende evropiane  paraqitje të shkëlqyeshme kishin edhe pesë atletët  e klubit të atletikës Kamjani.

Klubi i atletikës Kamjani me pesë garues ishte pjesëmarrëse në Lojërat Evropiane  të Atletikës për Fëmijë deri në moshën U-15 që u mbajt  në Brno të Republikës Çeke.

Paraqitja e  garuesve të Kamjanit  ishte dinjitoze përkundër faktit se për herë  të parë  e  përfaqësonin Maqedoninë e Veriut  në  këto gara  ku merrnin pjesë afro 3.000 atletë nga 300  klube të 27  vendeve  evropiane.

Pas kthimit  nga Brno  trajneri Ibraim Xhemaili për TV Koha  tha se krahas  garave, atletët e Kamjanit  patën nderin të bartin edhe pishtarin Olimpik .

‘’Patëm nderin si Klubi i Atletikës Kamjani të përfaqësojmë Maqedoninë në garat Evropiane të Atletikës të mbajtura në Brno për grupmoshat U-16, ku numri i atletëve ishte mbi 3000, kurse numri i klubeve ishte mbi 300. Nga Maqedonia kishte edhe një klub tjetër që ishte pjesëmarrës, ishte klubi i atletikës Aerodrom, me 3 pjesëmarrës, ndërsa ne ishim me 5 pjesëmarrës. Me rezultatet e arritura atje jemi tepër të kënaqur, sepse atletët tonë, treguan një nivel të lartë, treguan disiplinë, dhe treguan konkurrencë të fortë, ku u përballën me atletët më të fortë të Evropës, dhe ishin në mesin e dhjetë apo pesëmbëdhjetë më të mirëve, me këtë unë si trajner realisht krenohem. Patëm edhe një nder tjetër, ku në hapjen solemne të këtyre garave, u përzgjodhën dy atletët tanë që të jenë bartës të pishtarit olimpik, ku vrapuan 50 metra me mbajtjen e pishtarit, dhe kjo na bën një nder më tepër për klubin tonë’’.

Advertisement

Trajneri  Xhemaili  tha se me paraqitjen e garuesve të Kamjanit  është  shumë i  kënaqur  duke  pasur  para sysh  se  kjo ishte  pjesëmarrja e tyre e parë  në këtë nivel  me  masivitet  të  jashtëzakonshëm të garave.

‘’Po ato u paraqitën në mënyrën më dinjitoze që mundën, ato bënë rezultet e tyre më të mira, ndoshta ishin pak të lodhur edhe nga rruga, sepse bëmë një rrugë të gjatë, mirëpo prapë se prapë ato bënë një paraqitje më të mirë. Shpresojmë që edhe tek ne, në komunën tonë, ndoshta së shpejti shpresojmë që të bëhet një pistë e atletikës në bashkëpunim me kryetarin Feti Abazi, që të jemi edhe më të përgatitur, më të avancuar në pistën e atletikës, të punojmë me sprinte dhe të jemi më konkurrues me ata. Shpresojmë edhe për medalje të luftojmë vitet e ardhshme’’.

Pjesë  e ekipit “LOJËRAT EVROPIANE TË ATLETIKËS PËR FËMIJË 2026’’ në  Brno të Çekisë ishin Arti Xheladini, Dijar Xhemaili, Berina Sinani, Amela Abdiji dhe Eljana Sallai.

Ndërsa klubi i  atletikës  Aerodrom  nga  Shkupi mori pjesë me 3  garues.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

SHAH:  KLUBI I SHAHUT “ANPASAN” KA SIGURUAR MBIJETESËN NË ELITË

Published

on

Me dy  fitore dhe një barazim  klubi i shahut  Anpasan ka  siguruar  mbijetesën në kampionatin shtetëror  të Shahut  që para disa  ditëve  u mbajt në Strugë. Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë rezultat dhanë dy shahistët nga Kosova, Nderim dhe Korab Saraçi.

Klubi i Shahut Anpasan ka përmbyllur me sukses Kampionatin e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, që u mbajt në Strugë duke siguruar mbijetesën në Ligën e Parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut MV-së.

Një nga rezultatet më të rëndësishme të kampionatit ishte barazimi i Nderim Saraçit ndaj kampionit të Evropës,  Aleksandar Inxhiq  dhe  Korab Saraçit ndaj  kryemjeshtrit  Velimir Iviq, me një ELO rreth 2600, rezultat që dëshmon nivelin dhe potencialin e lojtarëve tanë.

 “Sa i përket kampionatit të ligës së pare  të shahut në Republikën e Maqedonisë së Veriut klubi ynë mori  pjesë  ne përforcime nga Kosova, Kampionin e Kosovës  Nderim Saraçi dhe nënkampionin  Korab Saraçi . Sa që në këtë konkurrencë jashtëzakonisht të  forte Klubi I shahut  Anpasan  arriti  që të mbijetoi  në Ligën e parë “

Klubi i Shahut Anpasan  nga  5 shtatori me dy  garues  do të përfaqësohet në festivalin e shahut për Junior Liqeni i Strugës.

Advertisement

 “Aktivitet e radhës të klubit  tone nga dita e shtunë më 5 shtator  klubi I shahut Anpasan  do të  do të ketë dy garues  të rijnë të cilët do të garojnë në Strugë në manifestimin Festivali i Strugës  me mbi 6  shtete  të rajonit ku klubi  ynë do të përfaqësohet me  Korab Hajrullahin dhe  Drin Imeri“

Ky kampionat ishte vetëm një hap drejt aspiratave  të klubit  për  paraqitje  më  dinjitoze dhe suksese më të mëdha  pasi klubi I shahut Anpasan dhe tetovarët meritojnë shumë më tepër.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

FUNDI I NJË EPOKE! MESSI TËRHIQET NGA KOMBËTARJA E ARGJENTINËS

Published

on

 Lionel Messi nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares së Argjentinës. Ylli i “Albiceleste”, tashmë 39 vjeç, e bëri zyrtar vendimin këtë të hënë, përmes një letre personale që, sipas vetë futbollistit, ishte shkruar dy ditë pas finales së fundit të Botërorit.

Fundi i një epoke! Lionel Messi është tërhequr zyrtarisht nga kombëtarja e Argjentinës.

Pas 21 vitesh me 207 paraqitje, 125 gola, një Kupë Bote , dy Kupa Amerika dhe momente të panumërta magjie të pastër futbolli, Lionel Messi ka vendosur t’i japë fund udhëtimit të tij me ekipin kombëtar argjentinas

Vendimi i kapitenit shënon mbylljen e një epoke të artë e të papërsëritshme për përfaqësuesen ” Albiceleste”. Pasi arriti majat më të larta dhe udhëhoqi vendin e tij më suksese të mëdha, sulmuesi vendosi të largohet nga skena ndërkombëtare.

Futbolli botëror i thotë kështu lamtumirë një prej kapitujve individualë më të lavdishëm në historinë e këtij sporti.

Advertisement

Vendimi i fundit i Messit vjen pas një tjetër finaleje të Kupës së Botës, por këtë herë rrethanat janë krejtësisht të ndryshme.

Argjentina humbi 1-0 ndaj Spanjës në finalen e vitit 2026 dhe Messi më vonë zbuloi se kishte vendosur të tërhiqej dy ditë pas humbjes.

“Ishte një vendim që më dhembi, dhe ende më dhemb, në thelb, por e kuptoj se është koha e duhur. Betohem se gjithmonë kam dhënë gjithçka, jo vetëm në vitet e fundit kur fituam gjithçka, por edhe para kësaj. Gjithmonë kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, për t’ju sjellë gëzim dhe për t’ju bërë krenarë që jeni argjentinas përmes futbollit” thuhet pos tjerash në mesazhin e tij të lamtumirës.

Continue Reading

Më të lexuarat