Sport
MË 16 SHKURT MBAHET ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME ZGJEDHORE NË FSHF
Kuvendi i rregullt zgjedhor i Federatës së futbollit të Shqipërisë është caktuar të mbahet më 16 shkurt në Tiranë . Kandidat i vetë për postin kryetar aktualisht është vetë Armnd Duka
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë për vitin 2026, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së. Në përputhje me statutin, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Asambleja të mbahet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin katërvjeçar. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në përputhje të plotë me dispozitat statutore dhe rregulloret në fuqi.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E PARË: ARSIMI – SHKUPI NESËR HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 29-të
Java e 29-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet nesër me ndeshjen Arsimi – Shkupi, ndërsa mbyllet të hënën me dy duelet derbi Struga Trim Lum – Sileksi dhe Shkëndija – Bashkimi.
Duke filluar nga dita e nesërme për katër ditë me radhë zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e parë të futbollit vendor.
Ndeshja hapëse e kësaj jave është caktuar të zhvillohet nesër me fillim në orën 12:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar mes Arsimit dhe Shkupit.
Në këtë ndeshje skuadra vendase është favorite absolute dhe pos tre pikëve të sigurta që do t`i ndihmojnë për mbijetesë çdo rezultat tjetër do ishte befasi.
Arsimi nga 28 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka të regjistruar 10-të fitore, 5 barazime dhe 13 disfata duke grumbulluar 35 pikë dhe aktualisht mbanë pozitën e shtatë në renditjen e tabelës
Pesë takimet tjera të javës së 29-të zhvillohen sipas këtij orari të caktuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut
E shtunë me fillim në ora 16:00, takohen: Makedonija Gj.P – Rabotniçki,
E diel me fillim në ora 16:00, takohen: AP Brera – Pelisteri dhe Vardari – Tikveshi
Dhe ditën e hënë me fillim në orën 14:00 takohen Struga Trim Lum – Sileksi dhe në orën 16:00 Shkëndija – Bashkimi.
Sport
BOKS: Donjeta Sadiku me fitore nisi Kupën e Botës në Brazil
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore bindëse në kuadër të Kupës Botërore të Boksit që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit, duke mposhtur me rezultat të pastër 5:0 përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Ëilson.
Sadiku e nisi meçin në mënyrë agresive që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë në knockdoën kundërshtaren. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku arriti një tjetër knockdoën, duke detyruar ndërhyrjen e gjyqtarit për numërim dhe ndalimin e përkohshëm të meçit. Në raundin e tretë, ajo ruajti kontrollin e plotë dhe e çoi duelin drejt një fitoreje të thellë.
Ky turne konsiderohet tejet i rëndësishëm, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.
Ndërkohë, meçi i radhës për Sadikun është planifikuar të zhvillohet më 24 prill nga ora 16:00.
Lajme nga vendi
ERJONA JONUZI: ME TRUP NË BRATISLAVË, ME MENDJE NË TETOVË!
Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi është lojtarja e parë shqiptare e cila krahas klubeve vendore dhe reprezentacionit me sukses të madh është dëshmuar edhe jashtë vendit. Së fundit ajo ka firmos kontratë një vjeçare me kampionin e Sllovakisë, Sllovan Bratislava. deklaroi Erjona Jonuyi
Hapat e para në volejboll i bëri në Shkëndinë e Tetovës, kurse tani volejbollistja tetovare, Erjona Jonuzi, është duke realizuar ëndrrën e saj për t`u dëshmuar edhe në ekipet e mëdha evropiane.
Në një rrëfim personal në Tv Koha, Erjona Jonuzi, konfirmoi se kohë me parë, zyrtarisht, është pjesë e kampionit në fuqi të Sllovakisë, Sllovan Bratislava, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë një vjeçare.
‘’Po është e vërtet para disa ditëve u nënshkrua një kontratë një vjeçare me klubin kampion në fuqi në Sllovaki, Sllovan Bratislava. Është një ndjenjë shumë e veçantë e gjithë puna që unë kam bërë këtë vit u pa edhe nga një ekip kampion dhe jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e klubit Sllovan Bratislava për vitin e ardhshëm’’
Rrugëtimi i Erjona Jonuzit është historia e përkushtimit, guximit dhe besimit në vetvete. Ajo nuk është thjesht një emër i njohur në sportin vendor, por një shembull i vajzës që sfidon paragjykimet, tejkalon lëndimet dhe e kthen pasionin në profesion.
‘’Në Nové Mesto nad Váhom është viti i dytë që unë jam atje. Vitin e parë pësova një lëndim ku nuk mu dha mundësia që ta përfundoj kampionatin atje, mirëpo për aq pak loja që unë pata atje klubi e pa kualitetin dhe unë nënshkrova edhe për vitin tjetër, domethënë për këtë vit që unë isha atje. Ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për karrierën time sepse unë u ktheva nga një lëndim mjaftë serioz nga një operacion dhe ishte shumë e vështirë që të kapja ritmin në kohë me vajzat tjera, por që ia arrita me punë normal. Si kapitene atje mendoj se kam dhënë maksimumin si brenda dhe jashtë fushës, respektin e kam pasur maksimalisht edhe nga klubi edhe nga shoqet e klubit edhe nga fansat e klubit. Kështu që për mua mund të them që ishte një vit shumë i suksesshëm’’ tha volejbollistja Jonuzi.
Varësisht fizikut, Erjona thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në Volejboll.
Teksa flet për karrierën dhe sfidat që e presin, nuk mund ta harrojë Shkëndinë dhe shoqet e saja në këtë skuadër. Për klubin “kuqezi” nga Tetova, emocionet vijnë vetvetiu.
‘’ Shkëndija ! Kur filloj të flas për Shkëndijën emocionohem sepse unë i kam hedhë hapat e para në karrierë dhe do të jetë klubi më i rëndësishëm në jetën time. Më vjen keq se nuk është pjesë e kampionatit të Maqedonisë tash. Por që besoj dhe shpresoj se në një kohë shumë të afërt do të jetë përsëri pjesë dhe do të nxjerrim shumë lojtare të tjera që do të na bëjnë krenare si në vendin tonë ashtu edhe jashtë vendit tonë . Për shoqet e klubit Shkëndija nuk kam fjalë për to se jam aq shumë falënderuese për ato. Për çdo ndeshje , për çdo stërvitje që kemi bërë bashkë sepse unë jam këtu ku jam shkaku i atyre’’ u shprehë volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi
-
Lajme nga bota4 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni4 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport4 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

