Connect with us

Sport

LOJËRAT OLIMPIKE: LËNDOHET RËNDË LINDSEY VONN

Published

on

Skiatorja  amerikane Lindsey Vonn pësoi një rënie tronditëse në disiplinën e  zbritës në pistën Olympia delle Tofane në Lojërat Olimpike  Dimërore Milano-Cortina 2026. Pas ndihmës së menjëhershme mjekësore në shpat, Vonn u ngrit në rrëshqitëse dhe u transportua me helikopter.

 Ëndrra olimpike e  41  vjeçares Lindsey Vonn u shndërrua në një makth dramatik në Cortina, pasi legjenda amerikane e skive pësoi një aksident të rëndë gjatë finales së zbritjes për femra.

41-vjeçarja humbi kontrollin vetëm 13 sekonda pas nisjes, u përplas dhunshëm në pistë dhe mbeti e shtrirë në dëborë duke bërtitur nga dhimbjet, përpara se të largohej me helikopter drejt spitalit.

Vonn kishte hyrë në garë pavarësisht se ishte rikthyer nga një dëmtim serioz në gju vetëm nëntë ditë më parë, një vendim që shumë e kishin cilësuar të rrezikshëm.

Ajo goditi portën e tretë me shpatull, u rrotullua në ajër dhe ra keq mbi gjurin e majtë – i njëjti që ishte dëmtuar rëndë më herët. Pamjet prekëse dhe britmat e saj tronditën jo vetëm  për publikun në pistë, por edhe miliona shikues në mbarë botën raporton Daily Mail.

Advertisement

Dy herë kampionia olimpike Tina Maze reagoi pas garës, duke theksuar se rreziku ishte i parashikueshëm. “Ajo rrezikoi shumë. Kur nuk je plotësisht e shëndetshme, pasojat janë edhe më të rënda. Është e tmerrshme për të gjithë,” u shpreh Maze, ndërsa edhe komentatorja e BBC-së, Chemmy Alcott, nuk i fshehu emocionet pas incidentit.

Sport

Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror

Published

on

Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.

Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.

Continue Reading

Sport

Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen

Published

on

Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.

Ja si do ndeshen ditën e martë:

Continue Reading

Lajme nga vendi

Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!

Published

on

Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.

Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.

Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.

Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.

Advertisement

Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.

“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.

Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.

Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.

Advertisement

Shihemi në Dablin…

Continue Reading

Më të lexuarat