Sport
MILANO CORTINA 2026: PROBLEME ME CILËSINË E MEDALJEVE !?
Drejtuesit e Lojërave Olimpike Dimërore “Milan–Cortina 2026” kanë nisur një hetim të brendshëm, pasi disa atletë fitues kanë raportuar probleme serioze me cilësinë e medaljeve olimpike, vetëm pak çaste pas ceremonive të ndarjes së çmimeve. Alarmi u ngrit fillimisht nga dy medaliste të arta të SHBA-së, Breezy Johnson dhe Alysa Liu.
Të paktën katër sportistë kanë raportuar probleme të ngjashme, nga amerikania Breezy Johnson te italiania Lucia Dalmasso.
Rasti i parë u shënua nga Breezy Johnson, fituese e medaljes së artë në dishezën e lirë. “Po kërceja nga emocionet dhe medalja u thye. Jam e sigurt se dikush do ta riparojë”, deklaroi ajo.
Edhe garuesja italiane Lucia Dalmasso, fituese e medaljes së bronzit, tregoi se problemi i kishte ndodhur dy herë: “Një herë në podium dhe një herë në shtrat”.
Probleme të ngjashme janë raportuar edhe nga fituesja e medaljes së argjendtë në ski nordike, Ebba Andersson, patinatorja amerikane Alysa Liu, si dhe biatlonisti gjerman Justus Streloë, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale me pyetjen: “Çfarë po ndodh me këto medalje?”
Medaljet olimpike janë prodhuar nga “Zecca di Stato”, e cila ka reaguar menjëherë pas rasteve të raportuara. Sipas autoriteteve, problemi nuk lidhet me cilësinë apo brishtësinë e medaljeve, por me një sjellje anormale të sistemit të sigurisë kundër mbytje të kapëses, e projektuar sipas standardeve ndërkombëtare.
Në disa raste, gjatë momenteve të festës dhe lëvizjeve të sportistëve, rripi mbajtës është shkëputur nga medalja, duke bërë që ajo të bjerë në tokë.
Organizatorët kanë njoftuar se teknikë të specializuar do të jenë të pranishëm në të gjitha vendet e garave për të instaluar një pajisje shtesë që garanton sigurinë e plotë të mbajtjes.
Gjithashtu, është konfirmuar se të gjitha medaljet e dëmtuara, edhe nëse dëmi është minimal, do të zëvendësohen.
Sport
Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror
Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.
Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.
Sport
Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen
Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.
Ja si do ndeshen ditën e martë:


Lajme nga vendi
Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!
Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.
Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.
Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.
Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.
Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.
“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.
Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.
Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.
Shihemi në Dablin…
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

