Connect with us

Lajme nga vendi

PRERJA CEZARIANE – E DREJTA E ZGJEDHJES APO NEVOJË MJEKËSORE?! (VIDEO)

Published

on

Dilema nëse gratë duhet që në mënyrë të pavarur të vendosin se si do të lindin – në mënyrë natyrale apo me ndërhyrje cesariane, është bërë një ndër çështjet më të ndjeshme në shoqërinë bashkëkohore. Edhe pse e drejta personale mbi trupin është çështje thelbësore e autonomisë, mjekësia paralajmëron se lindjet nuk janë vetëm akt personal, por një proces i ndërlikuar biologjik që sjell rreziqe potenciale.

Në Maqedoninë e Veriut, shkalla e lindjeve me ndërhyrje cesariane, sipas gjinekologëve, është rreth 43%, shumë lartë mbi mesataren evropiane. Derisa vendet evropiane kanë vendosur rregulla se kur dhe pse duhet të bëhet prerja cezariane, në vendin tonë thuajse çdo e dyta lindje përfundon me operacion, që e shndërron këtë intervenim nga domosdoshmëria mjekësore në një praktikë të përgjithshme.

Mjekët thonë se ky trend është rezultat i frikës nga dhimbjet, informimi jo i mjaftueshëm, por edhe ves kulturologjik tek një pjesë e grave shtatzëna dhe mjekëve për të zgjedhur rrugën më të sigurtë dhe më të parashikueshme.

MERALE REXHEPI – GJINEKOLOGE

“Shkaqet kryesore për lindjet me prerje cezariane janë, e para që mund të them, është mosha e shtyrë e nënës për lindjen e parë, kuptohet se karriera, shkollimi, punësimi, shumë të zëna, prandaj dhe e anulon lindjen e parë kështu që cdo lindje që bëhet pas moshës 35 vjecare llogaritet si lindje e rrezikuar, shtatëzani e rrezikuar, në ato raste shkohet me prerje cezariane, e tash në qoftë se një paciente njëherë lind me prerje cezariane gjasat janë shumë të mëdha që edhe lindjet e tjera do të shkojnë me prerje cezariane”

Advertisement

Në këtë drejtim vazhdimisht zhvillohen debate se ku duhet të vendoset kufiri. Në aspektin mjekësor, ndërhyrja cesariane rekomandohet në raste kur lindja natyrale paraqet rrezik për nënën apo foshnjën.

Por, mjekët thonë se vendimi se si të bëhet lindja duhet të bazohet në besim të ndërsjelltë, dialog, arsimimin e grave shtatzëna dhe informimit.

MERALE REXHEPI – GJINEKOLOGE

“Pacientet duhet të jenë shumë stabile dhe shumë të përgatitura se çfarë i pret gjatë lindjes, kjo duhet të punohet vecanërisht me mjekët amë se ata e udhëheqin shtatëzaninë dhe t`u tregohet se lindja është një akt që nuk është I lehtë por duhet t`u sqarohet se do të ndodh në praninë e profesionistëve qoftë mjekëve, qoftë mamitë, me një personel të gjërë ku na bashkangjiten dhe anestesteziologët dhe pediatri dhe duhet të pranohet si gjë normale dhe si gjë më e bukur që mund t`i ndodh një femre ku do ta sjell trashëgiminë e vet dhe ajo të trajtohet si dicka e pritur se shkon me disa vështirësi dhe është kaluese dhe kryesore është që fundi të jetë I mire”

Psikologët thonë se faktorët psikologjik ndonjëherë janë shumë më determinues se sa faktorët fizik. Frika e prindërimit, frika e lindjes e ngadalëson këtë proces.

Advertisement

FATIME ZIBERI – PSIKOLOGE

Faktori psikologjik këtu din ta ndërlikoj shumë herë punën për shkak se është punë hormonale  dhe është një disbalans total hormonal dhe  mos kontrolli psikologjik  që mund të shkaktojë më tepër dëm sesa dobi prandaj dhe ne sugjerojmë që gjithmonë të jeni të qeta. Aspekti psikologjik është shumë I rëndësishem në atë kuptim që mos të vijë deri te rritja e stresit, ankthit, dhe panikut dhe të menduarit e tepërt rreth asaj se si do të jetë lindja, cka do të ndodh, si do të ndodh dhe ndaj ndryshimeve fizike që ua kanë frikën për shkak se të  jemi të hapur dhe të sinqertë askush nuk ka aq tolerancë të madhe ndaj dhimbjeve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, prerja cezariane është një ndër ndërhyrjet kirurgjikale më të shpeshta në botë, me një rritje të vazhdueshme globale – nga 6% e lindjeve në vitin 1990, në 21% në vitin 2018, ndërsa deri në vitin 2030 pritet të arrijë në rreth 30%. TV KOHA

Advertisement

Lajme nga vendi

“BETEJA” KUNDËR NDOTJES: MINISTRI HOXHA PARALAJMËROI PESË PLATFORMA DIGJITALE

Published

on

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, ka prezantuar pesë modulet e iniciativës për transformimin e gjelbër përmes digjitalizimit, të cilat sipas tij, synojnë rritjen e transparencës, thjeshtimin e procedurave administrative dhe përmirësimin e menaxhimit të të dhënave dhe proceseve që lidhen me mjedisin jetësor.

“E ardhmja nuk pritet. E ardhmja ndërtohet çdo ditë, përmes modernizimit dhe digjitalizimit. Për ne, digjitalizimi nuk është vetëm softuer. Ai është një instrument politik për drejtësi. Ai nënkupton transparencë të plotë. Aty ku ekziston një sistem digjital, nuk ka hapësirë për fshehje. Aty merr fund joefikasiteti i sistemit. Aty marrin fund lidhjet dhe ndikimi i faktorit njerëzor“

Në kuadër të këtyre masave, Hoxha bëri të ditur se është duke u realizuar edhe një projekt pilot për mbikëqyrjen e deponive ilegale përmes kamerave, i cili aktualisht po testohet në disa komuna.

“Jemi duke realizuar projektin pilot për mbikëqyrjen me kamera të deponive ilegale, i cili aktualisht po testohet në disa komuna. Kjo nuk është vetëm digjitalizim. Ky është një sistem i ri vlerash. Ky është transformimi ynë i gjelbër. Nuk kemi një planet rezervë dhe i kemi zgjidhjet e duhura. Nuk humbim më kohë“

Në fund, ministri theksoi se synimi i këtyre masave nuk është zbatimi i reformave sipërfaqësore, por realizimi i një transformimi thelbësor dhe rrënjësor në fushën e mjedisit jetësor./Tv Koha – Shkup/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kurti: 25 vjet pas humbjes së Millosheviqit, humbin edhe Vuçiqi e Daçiqi

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zgjedhjet në Serbi që u mbajtën të delen e kaluar, duke thënë se pati rezultate historike.

Për humbjen e zgjedhjeve nga koalicioni i Aleksander Vuçiqit dhe moskalimin e pragun të listës së Ivica Daçiqit, ka thënë pasardhësit politik të Millosheviqit humbën.

“Lista Studentore doli e para, koalicioni i Vuçiqit e humbi shumicën parlamentare, ndërsa Lista e Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit. Një çerekshekulli pas humbjes se Millosheviqit, në fillim të shekullit 21 edhe pasardhësit e tij politik, Vuçiqi e Daçiqi humbën”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ndërsa, e ka vlerësuar historike rezultatin e “Koalicionit Shqiptar” që ka arritur të sigurojë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Kurti tha se ky rezultat u arrit falë bashkimit

Advertisement

“Bashkimi i të gjitha forcave në një, për çka e falënderoj secilin subjekt politik. Bashkimi duhet të vazhdojë me mbrojtjen me të fuqishme të drejtave, ndaljen e diskriminimit dhe për një jetë më të mirë”, tha ai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

AMBASADORI I PAQËS TAHIR SHABANI URË LIDHËSE MES PRISHTINËS DHE SHKUPIT

Published

on

Ambasadori i Paqes Botërore, Tahir Shabani, ka ligjëruar para studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore, në Shkup. Ai u zotua se do të mbështesë vizitat studimore të studentëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa universitetit i dhuroi botime me rëndësi për studimet juridike dhe zhvillimin akademik. Gjatë ligjëratës, Shabani foli edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional, shtetin e së drejtës dhe rëndësinë e ndarjes së pushteteve në funksionimin e demokracisë.

Ambasadori i Paqes Botërore, Tahir Shabani, njëherësh president i Institutit për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me seli në Gjenevë të Zvicrës, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore, në Shkup.

Gjatë ligjëratës, Shabani u zotua se do t’i mbështesë studentët që dëshirojnë të realizojnë vizita studimore në Kuvendin e Kosovës.

Përveç kësaj, Shabani njoftoi se do t’i dhurojë universitetit disa botime me rëndësi për studimet juridike dhe përgatitjen akademike të studentëve.

Kemi raporte të mira edhe me Kuvendin e Kosovës këtë libër do ua lë juve për fakultet. Kur studentët kanë nevojë për me bo ndonjë vizitë studimore në Kuvendin e Kosovës do të jemi urë lidhëse mes Prishtinës dhe Shkupit. Përball kësaj është një botim shumë i shkëlqyeshëm nga institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë për biblotekën tuaj dhe sidomos për studentët që kanë nevojë. Përball kësaj kemi fuqizimin, kur ka përfundu mbikqyrja ndërkombëtare në Kosovë një botim është shumë interesant në aspektin kushtetues të Pavarësisë së Kosovës edhe kjo do të jetë një botim i shkëlqyeshëm.

Advertisement

Gjatë takimit, Shabani ndau me studentët edhe përvoja konkrete nga bashkëpunimi ndërinstitucional, duke sjellë si shembull një kërkesë që kishte marrë nga Prokuroria e Kosovës për organizimin e një vizite studimore në Francë.

Më erdhi një kërkesë nga Kosova, Prokuroria e Kosovës donin ta vizitonin Francën. Unë ua propozova bashkëpunimin rajonal është më i frytshëm sesa bashkëpunimi bilateral, mes Parisit dhe Prishtinës. Edhe ashtu doli. Një delegacion nga Prokuroria e Prishtinës vizituan një zonë rajonale, u trajtua Zvicra, Frankosys dhe Italia, dmth hyri një kontekst rajonal. Por, këtu duhet të jetë edhe vullneti politik, funksionimi i shtetit të së drejtës. Montesque filozofi francez e ka pasur një mesazh shumë të qartë, aty ku nuk ka ndarje të pushteteve është e vështirë të funksionojë demokracia.

Në përfundim të ligjëratës, Shabani la të hapur mundësinë që sesioni pranveror i Ambasadorëve të Paqes, gjatë këtij viti, të organizohet në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore, në Shkup ose në Tetovë./Tv Koha – Shkup/ 

Continue Reading

Më të lexuarat