Connect with us

Sport

MILANO-CORTINA:  AUSTRIA FITON TË ARTËN NË GARËN KËRCIME ME SKI

Published

on

Në garën e re  kërcime  me  ski  në kushte tejet të papërshtatshme  atmosferike,  Austria  arrin të  fiton medaljen e  art, para Polonisë; dhe Norvegjisë.

 Austria ka fituar medaljen e artë në garën e re olimpike në kërcime me ski në Lojërat Olimpike Dimërore Milan–Cortina 2026. 

Dy sportistët austriakë, Stephan Embacher dhe Jan Hoerl, i kanë siguruar vendit medaljen e artë në këtë disiplinë.

Në një mbrëmje dramatike në Predazzo, gara nuk ka arritur të përfundojë plotësisht, pasi raundi i tretë është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Si pasojë, rezultatet e raundit të dytë janë shpallur përfundimtare.

Medalja e argjendtë ka shkuar për Poloninë, ndërsa e bronzta për Norvegjinë.

Advertisement

Sport

VOLEJBOLL: DISFATA E KATËRT RADHAZI E KV UNIVERSITETI I TETOVËS

Published

on

Java e katër e kampionatit  në ligën e parë të volejbollit  për meshkuj në  fazën e play off-it është kompletuar  mbrëmë me ndeshjen  Susheva – Univeristeti i Tetovës që  ka përfunduar  me  fitore të vendasve  3-2  në sete.

 Java e  katërt e pjesës së dytë kampionatit  në  ligën e parë të volejbollit   në kategorinë e meshkujve   nuk  solli  asnjë  befasi , pra  skuadrat  favorite  nuk  lëshojnë  pozitat  edhe  pretendimet e tyre. Në ndeshjen e fundi  të  raundit  të katërt  në  fazën  play off  Susheva mundi ekipin Universitetit të Tetovës  me rezultatin  3-2  në sete. Për  ekipin e  Universitetit të Tetovës  ishte  kjo   disfata e katërt  me  radhë  në  pjesën  e dytë të  kampionatit

Në dy  ndeshjet  tjera  që u zhvilluan  në fundjavë  u  shënuan  këto rezultatet UGD Shtipi –Boreci  3-1  në  sete  dhe  Strumica – Rabotniçki  3-0,  Pas  15  ndeshjeve  të zhvilluara tabelën e  fazës së play off-it  e kryeson UGD Shtipi me  43  e ndjekur  nga Boreci i Velist  që ka  38 pikë, , kampioni në fuqi Strumica  tani me  37 pikë mbanë pozitën e tretë

Në fazën e play out ekipi i Shkëndijës  me fitoren në Strumicë  kundër  Makedonija  Xhio  3-0 në sete ka  regjistruar  fitoren e  katërt  radhazi,  ndërsa Liria e  Zherovjani  me  rezultatin  3-0  në sete  mundi  Vesna Probishtipin,  Fitore   në  cilësinë e  mysafirit  ka regjistruar edhe  klubi i volejbollit Skopje kundër  Janta  Volej.  Në fazën e play out kryeson Shkëndija me  26 pikë para  ekipit Liria të Zherovjanit me  23 pikë.

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV KOha

Continue Reading

Sport

SONTE NIS SPEKTAKLI I PLAY-OFF-IT NË LIGËN E KAMPIONËVE

Published

on

Continue Reading

Sport

Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

Published

on

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar.

Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.

Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e Presidentit Duka, por edhe angazhimin e FSHF për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talenteve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Continue Reading

Më të lexuarat