Sport
KOSOVË – TURQI NDESHJE HISTORIKE PËR “DARDANËT”
Stadiumi ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë nesër është nikoqire e ndeshjes Kosovë- Turqi finalja historike e play off-it për kualifikim në Botërorin 2026. Takimi luhet nesër me fillim në ora 20:35
Përfaqësuesja e Kosovës pas kthimit nga Bratisllava ka zhvilluar séance intensive stërvitore në kuadër të përgatitjeve për finalen e madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë, që luhet nesër ë stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet të krijohet një atmosferë e paparë deri më tash në tribuna.
Në seancën e fundit stërvitore seleksionuesi Franco Foda ka vënë theks të veçantë në aspektet taktike të lojës duke marrë parasysh se Turqia është ekip që duhet vlerësuar.
Kapiteni Vedat Muriqi në konferencën për shtyp para ndeshjes së madhe me Turqinë, shprehu respekt për Turqinë, por insiston se Kombëtarja e Kosovës të kualifikohet në Botërorin 2026.
“Kam shumë respekt për shtetin e Turqisë, për ata lojtar që kemi luajtur dhe kemi qenë bashkë lojtarë edhe kundërshtarë në shumë ndeshje por kjo është ndeshje mes kombëtaresh është çështje shteti . Nesër do të bëj çmos për të shkuar në Botëror me Kosovën. Mes vijave të fushës do të vazhdoj të kem respekt për Turqinë, por shkojmë për fitore dhe me u kualifikua në Kupën e Botës”
Për ndeshjen Kosovë – Turqi interesimi është i jashtëzakonshëm dhe sipas informatave nga Federata e futbollit të Kosovës tanimë nuk ka asnjë biletë.
Ndeshja Kosovë – Turqi luhet nesër me fillim në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shaban Sinani – TV KOha
Sport
NESËR ZHVILLOHET MIQËSORJA IRLANDË – MAQEDONI E VERIUT
Maqedonia e Veriut ka udhëtuar mesditën e djeshme drejt Dablinit për ndeshjen e detyrueshme miqësore ndaj Irlandës, të martën me fillim në ora 20:45. Maqedonia në këtë ndeshje miqësore do të përballet me disa mungesa
Pas disfatës në gjysmëfinalen e plej of-it nga Danimarka, të përzgjedhurit e seleksionuesit Goce Sedlloskit nesër do të përballen me Irlandën e cila humbi nga Çekia dhe sipas kalendarit të UEFA-s dy vendet janë të obliguar të luajnë ndeshje miqësore .
Për këtë sfidë seleksionuesi Sedlloski nuk do të ketë në dispozicion Miovskin dhe Atanasovin, por edhe Aleksandar Trajkovskin, i cili gjatë ditës paralajmëroi pensionimin nga futbolli reprezentues.
Mbrojtësi Gjoko Zajkov thekson se ekipi ka mësuar nga ndeshja e mëparshme dhe se çelësi do të jetë stabiliteti mendor gjatë gjithë ndeshjes.
“Tani jemi plotësisht të përqendruar te Irlanda. Nuk ka miqësore, luajmë çdo ndeshje për të fituar. Duam t’i tejkalojmë të gjithë dhe të tregojmë cilësi, siç e dinim më parë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme nga pikëpamja psikologjike të përgjigjemi pas humbjes kundër Danimarkës. Me një rezultat të mirë, mund ta lëmë atë ndeshje pas më shpejt dhe të dukemi më mirë në sfidat dhe kualifikimet e ardhshme” tha futbollisti Gjoko Zajkov
Reprezentacioni sonte në Dablin do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes së nesërme që fillon në ora 20.45
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
KOMBËTARJA ME PROBLEME PARA SFIDËS ME UKRAINËN
Shkaku i lëndimeve trajneri Sylvinjo nuk do të ketë në ekip Muçin por edhe Jasir Asanin. Ndeshja miqësore Shqipëri – Ukrainë luhet nesër në Valencia me fillim në orën 20:45
Kombëtarja shqiptare në Valencia, ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme miqësore kundër Ukrainës .
Nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë njoftuar se me skuadrën nuk ka stërvitur sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, për çka i është nënshtruar rezonancës magnetike, dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Gjithashtu, në seancën e fundit stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme.
Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe para ndeshjes do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.
Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në Valencia.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E TRETË PERËNDIM: VËLLAZËRIMI I KËRÇOVËS PËRFORCON POZITËN E DYTË
Në Ligën e tretë Grupi Perëndim dhje dhe sot janë zhvilluara ndeshjet e javës së 15-të. Në pesë takimet e zhvilluara vendasit ka regjistruar dy fitore , ndërsa ekipet mysafire tre fitore. Ndeshje më interesante është zhvilluar në stadiumin e Bogovinës mes Dritës vendase dhe Vardarit të Bërvenicës që ka përfunduar me fitore të vendasve 4-3 . Me këtë fitore ekipi i Bogovinës me 16 pikë ngjitet në pozitën e shtatë, ndërsa Vardari tan nga pozita e tretë zbret në pozitën e pestë .
Fitore të thellë në transfertë ka regjistruar Napredoku i Kërçovës 6-1 kundër Skënderbeut në Poroj . Fitore të thellë 7-1 në transfertë ka regjistruar edhe Xhepçishti kundër Lubotenit, ndërsa Vëllazërimi në Kërçovë ka mund Reçicën 2-0. Kamjani ishte i lirë.
Rezulatte e javës së 15-të: Drita – Vardari 4-3, Dobroshti – Renova 3-2, Vëllazërimi – Reçica 2-0, Luboteni – Xhepçishti 1-7 dhe Skënderbeu – Napredoku 1-6 .\Tabela: Kryeson Kamjani me 35 pikë (-1 ndeshje), Vëllazërimi me 32 dhe Xhepështi në vendin e tretë me 25 pikë
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga bota4 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni4 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni

