Lajme nga vendi
Kallëzim penal ndaj dy personave: Mashtruan një grua nga Negotina për 5.000 euro
Më 31.03.2026, MPB njoftoi se kanë ngitur kallezim penal kundër dy mashtruesve, te cilet mashtruan një grua nga Negotina për rreth 5.000 euro dhe tentuan të mashtrojnë edhe 10 persona të tjerë të moshuar.
Njësia për Punë të Brendshme Negotinë, pranë Prokurorisë Themelore Publike Kavadar, ka paraqitur kallëzim penal ndaj K.N. (29) nga Velesi dhe G.M. (54) me qëndrim në Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e 11 veprave penale, prej të cilave dhjetë “mashtrim në tentativë” dhe një “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal.
Një person nga jashtë shtetit ka mashtruar persona të moshuar, duke u thënë se familjarët e tyre kanë pësuar aksident dhe u duhen para për operacion. K.N. dhe G.M. i merrnin paratë, të cilat më pas G.M. ia dorëzonte një personi në Sofje. Në këtë mënyrë, u mashtrua një grua 81-vjeçare nga Negotina për 314.600 denarë.
Më 19.02.2026 u arrestua K.N., i cili e pranoi veprën, ndërsa më 21.02.2026 në Deve Bair u arrestua edhe G.M., ku u sekuestruan gjithsej 8.750 euro.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës.
Lajme nga vendi
Dy nxënës të Kolegjit “Yahja Kemal” – Tetovë në finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA! video
Kolegji “Yahja Kemal” në Tetovë ka ndarë një moment krenarie për këtë institucion arsimor dhe jo vetëm.
Dy nxënësit e këtij kolegji Aulon Bajrami dhe Sabri Kurtishi bashkë me mentorin e tyre Sajid Ullah janë kualifikuar në finale e Olimpiadës GENIUS, në mesin e 3.254 projekteve nga e gjithë bota.
Nxënësit , Sabri Kurtishi dhe Aulon Bajrami, me projektin e tyre “HYDRODUO – Sistemi Inteligjent për Shpërndarjen e Lëngjeve”, janë përzgjedhur ndër projektet ndërkombëtare dhe janë kualifikuar për finalen e Olimpiadës GENIUS në SHBA!
Projekti i tyre në ueb-faqen e finalistëve të GENIUS mban ID-në me numër 8021.
Olimpiada GENIUS është një garë ndërkombëtare për projekte të nxënësve të shkollave të mesme, e fokusuar në çështje mjedisore.
Ajo është themeluar dhe organizuar nga organizata Terra Science and Education dhe mbahet në Rochester Institute of Technology në SHBA.
GENIUS Olympiad përfshin projekte në tetë disiplina të ndryshme, të gjitha me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Lajme nga vendi
Përleshje në Burgun e Idrizovës, një i burgosur përfundon në spital
Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se më datë 01.04.2026, në ora 13:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A. (32) dhe SH.I. (35) nga njëra anë, dhe S.M. (26) nga ana tjetër, kanë shkëmbyer goditje me sende të forta.
Më pas, E.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime S.M.-së, të cilit i është ofruar ndihmë në repartin e ambulancës, e më pas është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 16 gradë celsius.
Edhe nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa nga dita e diel moti pritet të jetë me diell.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

