Connect with us

Sport

LIGA E TRETË PERËNDIM: FUNDJAVA ME NDESHJE TËRHEQËSE

Published

on

Ndeshjet Xhepçishti – Kamjani dhe Napredoku – Vëllazërimi  janë dy  takimet më tërheqëse në javën e 16-të në Ligën e Tretë – Grupi Perëndim që zhvillohen këtë fundjavë.

 Kampionati në Ligën e tretë në Grupin Perëndim vazhdon edhe këtë  fundjavë sipas orarit të paraparë nga organet e kësaj  lige.

 Derbi e kësaj jave është ndeshja mes KF Xhepçishtit dhe liderit në renditjen e tabelës KF Kamjani. 

 Por një duel tjetër interesant zhvillohet edhe stadiumin e qytetit të Kërçovës ku përballen dy skuadrat kërçovare Napredoku dhe Vëllazërimi,  dy ekipet pretendente për kreun e tabelës.

 Në javën e 16-të, takohen: Reçica – Drita, Renova – Luboteni  Xhepçishti – Kamjani, Napredoku – Vëllazërimi  dhe Vardari – Dobroshti.

Advertisement

 

Shaban Sinani – TV koha

Sport

LIGA E DYTË: HASANBEGU DHE AUTOKOMANDA NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e  23-të e kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor sjell  dy përballje  të rëndësishme që mund të jenë vendimtare për  rrjedhën e këtij kampionati. Në Autkomandë takohen Skopje – Bregallnica, ndërsa në Hasanbeg, Shkëndija e Haraçinës – Teteksi.

 Nesër në të gjitha terrenet e Ligës së dytë zhvillohen ndeshjet e javës së 23-të.

Zhvillohen dy ndeshje derbi që mund të jenë edhe vendimtare  për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit.

 Kryendeshja e kësaj jave padyshim është dueli në Autokomandë ku përballen dy ekipet pretendente për kualifikim në elitën e futbollit vendor, ku lideri aktual Skopje takohet me Bregallnicën e Shtipit.

 Një ndeshje tjetër shumë  rëndësishme zhvillohet edhe në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg aty ku Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Teteksit të Tetovës.

Advertisement

 Të gjitha ndeshjet zhvillohen nesër në orën 15:30  takohen: Shkëndija (H) – Teteksi, Bellasica – Osogova, Slloga Vinicë – Pobeda, Detonit Plaçkovica- Kozhufi,  Golemo Konjare – Vardari Negotinë, Skopje – Bregallnica dhe Prespa  – Kamenica Sasa, ndërsa ndeshja Ohri – Novaci,  fillon në ora 13:30.

Skopje, Ohri, Bregallnica dhe Shkëndija e Haraçinës janë në katër vendet e para, kurse dallimi mes tyre është një pikë.

Në 8 xhirot e mbetura të Ligës së Dytë, cdo ndeshje për këto skuadra do të jetë një finale.

 

 Shaban Sinani – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Sport

ZYRTARE: FRANCA MERR KREUN NË RENDITJEN E FIFA-s

Published

on

Federata  Botërore e Futbollit  FIFA sot zyrtarisht  ka  publikuar renditjen e kombëtareve  për muajin Mars. Renditjen e vendeve e kryeson  Franca para Spanjës dhe Argjentinës. Kosova ngjitet  një vend më lartë ndërsa Shqipëria dhe  Maqedonia e Veriut zbresin  për  një vend më poshtë

 Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka rënë me një vend në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuar sot, duke u renditur vendin e 67-të.

 Maqedonia e Veriut ishte në pozitën e 66-të në renditjen e muajit të kaluar të futbollin botëror , por sukseset e fundit të Bosnja e Hercegovinës  me kualifikimin në Botërorin 2026, është ngjitur për gjashtë vende më lartë duke e tejkaluar edhe  Maqedoninë e Veriut.

 Kosova ka shënuar ngritje në renditjen më të re të FIFA-s, duke fituar një pozicion pas ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Renditja e re është publikuar të mërkurën “Dardanët” tashmë renditen në vendin e 78-të në botë.

 Ndërkohë, Shqipëria ka pësuar rënie të lehtë, duke humbur një vend dhe duke zbritur në pozitën e 64-të në klasifikim.

Advertisement

 Renditjen e FIFA-s  tanimë e kryeson  Franca, para Spanjës në pozitën e dytë dhe  Argjentinës në vendin e tretë . Anglia  është në  pozitën e katërt dhe Portugalia në të pestën.

Në Top 10  kombëtaret  më të mira  janë edhe  Brazili, Holanda, Maroko , Belgjika dhe  Gjermania.

Kroacia  është e 11-ta ndërsa Italia  tani  ka zbritur  në pozitën e  12-të.

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Lajme nga vendi

KF ARSIMI UDHËTON NË STRUMICË PËR REZULTAT POZITIV!

Published

on

Java e 25-të  e kampionatit  në Ligën e Parë të  futbollit vendor vazhdon nesër me  dy ndeshje. Në Strumicë takohen AP Brera – Arsimi, ndërsa  në Kratovë  Sileksi – Shkupi. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 15.30.

 Fitorja e madhe kundër Vardarit në javën e 24-të të sezonit pranveror si dhe pauza disa ditore shkaku i obligimeve të reprezentacionit ka ndikuar pozitivisht tek skuadra e Arsimit në prag të ndeshjes së nesërme kundër ekipit AP Brera në Strumicë.

 Dy ekipet akoma nuk kanë  të siguruar mbijetesën andaj pritet që të dyja skuadrat të japin angazhimin maksimal.

 Trajneri Vildan Saliju për Televizionin Koha tha se krahas punës tekniko-taktike me ekipin, fatmirësisht edhe lojtarët të cilët ankoheshin nga lëndimet janë të rikuperuar dhe ndeshjen e radhës e presin  maksimalisht të motivuar dhe në atmosferë pozitive.

 ’Këtë pauzë të kampionatit e kemi shfrytëzuar maksimalisht që edhe  disa  lojtarë të lënduar t`i rikuperojmë, por edhe ato të cilët i kemi pasur shumë të lodhur për shkak të minutazhës së tepërt. Sigurisht pas asaj fitore dhe mbresëlënëse e madhështore kundër Vardarit  domethënë  s’ka se si të jetë ndryshe. Atmosfera, motivi dhe  besimi  është në nivel shumë të lartë. Dhe  besoj se kemi marrë masat  e duhura  për  t`u  përgatit në mënyrë sa më dinjitoze  në ndeshjen kundër  Brerës. Ne  vazhdimisht kemi potencuar se çdo ndeshje  për  ne  do të jetë finale, prandaj nuk ka rëndësi kush është kundërshtar  Brera apo  dikush tjetër. Ne do të dalim në fushë  do të japim maksimumin që të kthehemi të pa mposhtur  nga Strumica‘’ deklaroi trajneri Vildan Saliju

Advertisement

 Nesër zhvillohet edhe ndeshja  mes  Sileksit dhe Shkupit, ku skuadra vendas e  është favorite  absolute.

Të  dyja ndeshjet e javës së 25-të  në  Strumicë dhe Kratovë që luhen  nesër fillojnë në ora 15:30.

Shaban Sinani – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat