Lajme nga vendi
SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 06 Prill Tetovë dhe Gostivar
Më datë 06.04.2026, në orën 07:00, në SPB Tetovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit është denoncuar se tek ata është sjellë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore R.M. (29) nga Manastiri, e cila pas pak kohësh ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.
……Më datë 06.04.2026, në orën 09:50, në SPB Tetovë, një 39-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga Z.J. nga Gostivari për shumën prej 2.230 eurove. Sipas denoncimit, gjatë muajit shkurt të vitit 2026, përmes një ndërmjetësi, ka kontaktuar me të denoncuarin për zhdoganimin e një motoçiklete nga Zvicra. Siç është denoncuar, pasi janë takuar në Tetovë dhe ia ka dhënë paratë, Z.J. nuk e ka përmbushur marrëveshjen dhe nuk ia ka kthyer paratë, me ç’rast ka dyshuar se është mashtruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Më datë 06.04.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, një 33-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga S.GJ. nga Ohri, e punësuar në një firmë private për konsulencë. Sipas denoncimit, në fund të vitit 2024 ka kontaktuar me të denoncuarën për ndërmjetësim për marrjen e një vize gjermane pune, me ç’rast më 01.11.2024 në xhirollogarinë e firmës ka paguar 24.520 denarë. Siç është denoncuar, edhe pse i ishte premtuar se viza do të jetë gati brenda tre muajve, deri në ditën e denoncimit puna nuk ishte kryer. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Më datë 06.04.2026, në orën 12:30, në SPB Tetovë, M.A. (36) nga Tetova ka denoncuar se në një objekt hotelerik në Tetovë është sulmuar fizikisht nga F.F. (40) nga fshati Zherovjan. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……Më datë 06.04.2026, në orën 16:10, në udhëkryqin e rrugës “Marshall Tito” dhe rrugës “Jane Sandanski” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.M. (27) dhe D.R. (42), të dy nga Tetova, sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike. Ata janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Më datë 06.04.2026, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar, në bashkëveprim me inspektorët e ndërtimit nga Komuna e Gostivarit, kanë kryer inspektim në fshatin Forinë të Gostivarit, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra penale “uzurpim i tokës shtetërore” dhe “ndërtim pa leje”. Gjatë kontrollit është konstatuar se në vendin e quajtur “Rudina” ka filluar ndërtimi i një objekti pa dokumentacionin përkatës në tokë në pronësi shtetërore, ndërsa investitor është SH.S. (39) nga fshati Forinë. Në vendngjarje janë gjetur kontraktuesi B.R. (40) dhe disa punëtorë, me ç’rast dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, E.O. (33) dhe D.O. (49), janë ndaluar për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik në shtet dhe janë mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme. Përkohësisht janë konfiskuar edhe makineritë ndërtimore të gjetura në terren.
……Më datë 06.04.2026, në orën 11:30, në Stacionin Policor të Gruçinit, A.J. (48) nga fshati Pallaticë e Tetovës, ka denoncuar se në afërsi të shkollës fillore në fshat, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur, me ç’rast ka pësuar lëndime të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
…… Më datë 06.04.2026, në orën 20:00, në fshatin Pirok të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria personat J.K. (33), J.A. (36) dhe J.N. (20), të gjithë nga fshati Rakovec i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga M.R. (53) nga fshati Rakovec, se në orën 17:45, derisa po lëvizte me bashkëshorten e tij me automjetin e tij drejt Tetovës, i kanë bllokuar rrugën, pas së cilës me mjet të fortë dhe metalik i kanë dëmtuar automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Më datë 06.04.2026, në orën 21:50, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria F.I. (36) nga fshati Vrutok i Gostivarit. Ai dyshohet se ka kryer vepër penale “vjedhje e rëndë” në një xhami në fshatin Mirditë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Më datë 07.04.2026, në orën 01:30, në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Tearcë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Tearcës kanë privuar nga liria A.M. (20) nga fshati Nerasht i Tetovës. Gjatë kontrollit në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Opel Corsa” me targa të Tetovës, të cilin ai po e drejtonte, ku është konstatuar se mjetin po e drejtonte me leje qarkullimi të skaduar. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Lajme nga vendi
S’KA ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE?!
Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Kështu thotë Bilall Kasami nga Koalicioni VLEN sipas të cilit pavarësisht se zgjedhjet e parakohshme i konvenojnë lëvizjes politike të cilën ai e përfaqëson, nuk nevojë për një ballafaqim të ri elektoral por shteti duhet të fokusohet në reformat e premtuara.
Kasami tha se zërat për zgjedhje të parakohshme parlametare janë ushqimi që partitë opozitare u servojnë elekoratit të vetë në mungesë të ndonjë ideje tjetër më kreative.
Përndryshe, në opinionin publik kanë filluar të qarkullojnë zëra se jo më larg se në tetor mund të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo hipotezë ushqehet nga ngërçi i vazhdueshëm politik rreth ndryshimeve kushtetuese, si dhe nga një realitet financiar që duket se po i teston kufijtë e durimit institucional.
Sipas informacioneve jo gjithmonë zyrtare, por gjithsesi këmbëngulëse, qeveria përballet me sfida në sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare, deri në pikën ku edhe pagesa mujore e mbi 130 mijë administratorëve në Maqedonia e Veriut përmendet si problem në vete për Qeverinë aktuale.
Megjithatë, nëse këto zëra do të materializohen në realitet elektoral apo do të mbeten pjesë e folklorit politik vendor, kjo mbetet një çështje që, si zakonisht, do të sqarohet muajve në vijim.
Lajme nga vendi
Kasami përgëzon nxënësit dhe studentët për aktivitetin në Ditën Botërore të Shëndetësisë në Tetovë
Me rastin e Dita Botërore e Shëndetësisë, në sheshin “Iliria” në Tetovë u organizua një aktivitet ndërgjegjësues nga Shkolla e Mesme Medicinale “Nikolla Shtejn”, me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL).
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili vlerësoi lart angazhimin e nxënësve, studentëve dhe stafit arsimor në promovimin e rëndësisë së shëndetit publik dhe rritjen e ndërgjegjësimit për një stil jetese të shëndetshëm.
Kasami përgëzoi në veçanti drejtoreshën e shkollës, nxënësit dhe personelin për përkushtimin dhe organizimin e aktivitetit, duke theksuar se iniciativa të tilla kontribuojnë në edukimin shëndetësor të komunitetit dhe forcimin e kulturës së kujdesit për shëndetin.
Aktiviteti përfshiu prezantime, këshilla shëndetësore dhe ndërveprim me qytetarët, duke e kthyer sheshin “Iliria” në një hapësirë informuese dhe edukative për të gjitha moshat.


Lajme nga vendi
Letër Mbështetjeje për Studentët Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Të dashur studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut,
Në emër të Rrënjet Shqiptare (Albanian Roots), ju shprehim mbështetjen tonë më të fortë dhe solidaritetin e plotë për qëndrimin tuaj dinjitoz në mbrojtje të të drejtave tuaja themelore.
Me krenari kemi ndjekur protestën tuaj paqësore, ku studentët shqiptarë u bashkuan për të ngritur zërin për të drejtën legjitime të përdorimit të gjuhës shqipe në arsim dhe në institucionet publike. Kjo nuk është thjesht një kërkesë—është një e drejtë themelore njerëzore dhe demokratike.
E drejta për të mësuar, për t’u vlerësuar dhe për të jetuar në gjuhën amtare është e patjetërsueshme. Guximi juaj për t’u përballur me padrejtësinë dhe për të kërkuar barazi është një dëshmi e fuqishme se rinia shqiptare mbetet mbrojtësja më e fortë e identitetit, dinjitetit dhe të ardhmes sonë kombëtare.
Si një organizatë e përkushtuar në ruajtjen e trashëgimisë, kulturës dhe identitetit shqiptar kudo në botë, ne qëndrojmë fuqishëm përkrah jush. Zëri juaj dëgjohet përtej kufijve—ai jehon në të gjitha komunitetet shqiptare, përfshirë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ju përgëzojmë për unitetin, vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë tuaj. Historia ka treguar se kur rinia shqiptare ngrihet me qëllim dhe dinjitet, ndryshimi është i pashmangshëm.
U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të respektojnë plotësisht të drejtat e studentëve shqiptarë dhe të zbatojnë pa vonesë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Barazia para ligjit duhet të jetë reale dhe e barabartë për të gjithë.
Qëndroni të fortë, të bashkuar dhe vazhdoni rrugën tuaj me të njëjtin dinjitet dhe vendosmëri që ka frymëzuar gjithë kombin shqiptar.
Me respekt dhe solidaritet,
Rrënjet Shqiptare – Albanian Roots
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

