Connect with us

Sport

LIGA E TRETË PERËNDIM: KAMJANI NUK DORRËZON KREUN

Published

on

Klubi i futbollit Kamjani dhe  Vëllazërimi i Kërçovës edhe pas xhiros së 16-të, mbeten dy skuadrat  pretendente  për titullin kampion në Ligën e tretë grupi Perëndim

 Gjatë vikendit janë  zhvilluara  ndeshjet e javës së 16-të në Ligën e tretë grupi  Perëndim,  ku skuadrat vendase  kanë regjistruar 2 fitore  po aq edhe skuadrat mysafire.  Lideri në renditjen e tabelës klubi futbollit Kamjani ka shënuar fitore të thellë  6-0 në përballjen me  ekipin e Renovës. Për ekipin e Kamjanit ishte  kjo  fitorja e 13  sezonale në 15 ndeshje të zhvilluara. Fitore të sigurt 3-0 ka shënuar edhe Vëllazërimi Kërçovës në përballjen me ekipin Skënderbeu  të Porojit. Ekipi i Reçicës ka  befasuar Dobroshtin duke e mundur 3-2 në  cilësinë e mysafirit.  Në transfertë fitore të thellë ka regjistruar Vardari i Bërvenicës kundër Lubotenit 7-2.  Ndeshja Drita  Naperdoku është anuluar. Pas ndeshjeve të djeshme tabelën e kryeson Kamjani me 40 pikë e ndjekur nga Vëllazërimi me 38 pikë  por me një ndeshje më tepër.

Rezultatet: Luboteni – Vardari 0-7, Vëllazërimi – Skënderbeu 3-0, Dobroshti – Reçica  2-3  dhe Kamjani – Renova  6-0

Sport

LIGA E DYTË: “NDIZET” LUFTA PËR TITULL – HARAÇINASIT DYSHOJNË PËR PRAPASKENA!

Published

on

Java e 24 në Ligën e dytë të futbollit nxori në sipërfaqe se katër ekipet e para Bregallnica, Ohri, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës mbeten kandidat për tre vendet e para. Shkëndija e Haraçinës ka dyshon për prapaskena në ligë të dytë duke drejtuar akuza ndaj arbitrit Fatmir Bafto për ndeshjen e fundit në Koçanë.

Është ndezur gara në Ligën e Dytë në “betejën” për promovim në elitën e futbollit. Katër ekipe janë në garë për një vend që çon në Ligën e Parë dhe dy të tjerat në balotazh.

“Betejat” do të zhvillohen midis Bregallnicës, Ohrit, Skopjes dhe Shkëndisë së Haraçinës.

Kjo e fundit në javën e 24-të fitoi vetëm një pikë në Koçanë, por kanë ngritur shqetësime për referimin e arbitrit Fatmir Bafto. Shkëndija e Haraçinës, përmes një reagimi zyrtar, madje parashtron dilemën se si të vazhdohet, siç thonë, pas kësaj kërdie në Koçanë?

Si është e mundur që fati i sezonit për një ekip të varet nga një individ? A ka kuptim të luhet në këtë ligë kur renditjen e përcakton referimi? Nëse në një kohë tjetër ky dëmtim i qëllimshëm i ekipeve “të padëgjueshme” ishte normal, si ta pranojmë sot si dukuri normale, kur çdo ndeshje xhirohet dhe shihet nga mijëra njerëz?

Advertisement

Kërkojmë nga Federata e Futbollit të analizojë referimin e Fatmir Baftos dhe përfundimin le ta sjellë vetë. Sa i përket klubit tonë… e dini që Shkëndija nuk e di çka është dorëzimi. Betejat i kemi qejf dhe zakonisht nuk humbim.” – thuhet në reagimin e klubit nga Haraçina, të shoqëruar edhe me video-material të momenteve kontestuese të ndeshjes së fundit.

 Pas kompletimit të xhiros së 24-të tabelën e kryeson Bregallnica me 55 pikë e ndjekur nga Ohri, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës që kanë nga 53 pikë.

 Rezultatet e javës së 24-të: Pobeda – Bellasica  0-5. Teteksi – Prespa 2-0, Bregalnica – Golemo Konjari 6-1, Novaci – Skopje  0-1, Kozhufi – Slloga 5-2, Kamenica   Sasa  – Ohri  1-1, Vardari – Detonit Plaçkovica 0-3 dhe Osogova  Shkëndija  (H) 1-1

Continue Reading

Sport

VEDAT MURIQI HYN NË HISTORINË E MAJORKAS!

Published

on

Vedat Muriqi e ka shënuar me gërma të arta emrin e tij në historinë e Mallorcas. Sulmuesi i Kosovës, është bërë zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të klubit spanjoll në La Liga.

Përmes dy golave të shënuar në pjesën e parë kundër Rayo Vallecanos, sulmuesi dardan arriti kuotën e 55 realizimeve, duke thyer rekordin e mbajtur prej vitesh nga legjenda Samuel Eto’o, me 54 gola.

Ky sukses e pozicionon “Piratin” si figurën qendrore të ekipit ishullor në elitën e futbollit spanjoll.

Përveç rekordit historik, Muriqi po zhvillon një sezon mbresëlënës edhe në aspektin personal, duke u ngjitur në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit.

Me 21 gola të shënuar deri më tani, ai ndodhet vetëm dy realizime larg yllit të Real Madridit, Kylian Mbappe.

Advertisement

Pas ndeshjes, Muriqi u prit me nderime në muzeun e klubit, ku vendosi edhe këpucët e tij si simbol i momentit historik.

Mallorca publikoi edhe një video nga vizita e tij, duke shkruar: “Këpucët historike shkojnë direkt në muzeun e Mallorca-s.”

Ky rekord i madh i ish-futbollistit të Barcelonës ka qëndruar për vite me radhë, por tashmë Muriqi ka hyrë fuqishëm në librat e historisë së Mallorcas dhe pritet të mbetet aty për një kohë të gjatë.

Edhe klubi spanjoll e ka konfirmuar këtë arritje, duke theksuar se “Muriqi është golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas në La Liga”.

Advertisement
Continue Reading

Sport

FUTSALL: MAQEDONIA, SHQIPËRIA DHE KOSOVA KUALIFIKOHEN NË RAUNDIN KRYESOR  TË KUALIFIKIMEVE PËR KUPËN E BOTËS

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futsal siguroi një vend në raundin kryesor të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028, në mini turneun para kualifikuese  në Lituani, duke dalë fitues të grupit “C” me tre fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara  Në  Grupin  C   krahas  Maqedonisë së Veriut ishin edhe  Lituania, Turqia dhe Bullgaria.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  regjistroi 3 fitore në 3 ndeshje, duke konfirmuar rolin e favoritit dhe cilësinë e turneut. Në raundin e fundit, Maqedonia mundi Lituaninë me rezultat minimal prej 1:0, ndërsa më parë mundi Turqinë6 -3   dhe Bullgarinë 4-2 duke e rrumbullakosur kështu performancën e saj me nëntë pikë të fituara. Përveç Maqedonisë, një vend për në fazën kryesore të kualifikimeve , siguroi edhe Lituania, kjo falë vetëm gol-averazhit më të mirë se Turqia, që sot mundi Bullgarinë me shifrat 7:3.   

 Kombëtarja e Shqipërisë që garon në Grupin  E, gjithashtu ka siguruar kualifikim në raundin kryesor . Kombëtarja shqiptare e Futsalit e ka mbyllur në vendin e dytë raundin para eliminator të Grupit E të Kupës së Botës së Futsallit, duke siguruar kualifikimin për në raundin kryesor të këtij kompeticioni..

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka fituar Grupin D të para kualifikimeve për Botërorin 2028 në futbollin e sallës. Kosava nga tre  ndeshjet e zhvilluara shënoi  dy fitore dhe një barazim dhe fal gal averazhit më të mirë doli e para në grup me 7 pikë aq sa kishte edhe Mali i Zi, dy këto përfaqësuese kualifikohen në raundin kryesor të kualifikimeve për Botërorin 2028

Në fazën kryesore do të marrin pjesë 36 skuadra të ndara në 12 grupe me nga tre ekipe, ku ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Advertisement

Continue Reading

Më të lexuarat