Lajme nga vendi
SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 14 Prill Tetovë dhe Gostivar
Dje, në ora 10:10 në SPB Tetovë, një 59-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person juridik nga Tetova, pronë e një qytetari nga Turqia. Sipas denoncimit, në janar të vitit 2026, ai kishte rënë dakord për blerjen e një tepihu për një objekt fetar nga Italia për shumën prej 4.500 eurove, me ç’rast ka paguar një avans prej 3.000 eurosh, por deri në momentin e denoncimit, personi as nuk e ka sjellë tepihun sipas marrëveshjes, e as nuk i ka kthyer paratë.
……Dje,në ora 13:45, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 26-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në shtëpinë e tij ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 59-vjeçare. Gjatë privimit, në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një kavanoz me marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor i Çegranit kanë arrestuar një 48-vjeçar nga Gostivari, i cili kërkohej në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
……Dje, në ora 19:30 në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 18:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një debati të shkurtër, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga katër persona.
……Sot në ora 01:00 pas mesnate në gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar, kanë arrestuar një 38-vjeçar nga Shqipëria dhe një 43-vjeçar nga Kosova për shkak të qëndrimit të padeklaruar në vend, ndërsa një 48-vjeçar nga Kosova është arrestuar për shkak të punës ilegale dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Sot në ora 00:30 pas mesnate në Departamentin Policor të Kamjanit, një 19-vjeçar nga fshati Pallçisht i Poshtëm ka denoncuar se më datë 14 Prill rreth orës 19:15 në një autobus, i cili qarkullonte në linjën Tetovë-fshati Pirok, është sulmuar fizikisht nga një 17-vjeçar nga fshati Zherovjan i Tetovës.
……Sot në ora 06:00 të mëngjesit, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 38 dhe një 40-vjeçar sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive në rrugën “Vëllezërit Milladinovci”. Gjatë kontrollit të evidencës është konstatuar se për njërin prej tyre ka një fletarrest qendror aktiv për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh për vepër penale të kryer sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës në Shkup për vuajtjen e dënimit me burg.
……Sot në ora 04:05 të mëngjesit në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 53 dhe një 30-vjeçar nga Tetova, sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke lëshuar muzikë të lartë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.
Lajme nga vendi
SHASIVARI: NË TETOR TAKIME ME STUDENTËT SHQIPTARË!
Kur do të mund ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe studentët shqiptarë? Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, thotë se kjo nuk është çështje etnike apo politike, por juridike dhe institucionale. Ai paralajmëroi takim me organizatat studentore në tetor, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për dhënien e provimit në gjuhët e përcaktuara me ligj.
Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe sërish në fokus të Kuvendit.
Pyetjes së deputetes Diana Toska se kur studentët do të mund ta japin këtë provim në shqip, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, iu përgjigj se gjuha mund të jetë e ndryshme, por kriteret duhet të jenë të njëjta për të gjithë.
Në Ministrinë e Drejtësisë, sipas Shasivarit, tashmë kanë arritur kërkesa nga pesë organizata studentore për mundësinë e dhënies së provimit në gjuhë të tjera.
Mes tyre janë edhe Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Tetovës, të cilat kërkojnë mundësinë e dhënies së provimit në gjuhën shqipe.
Shasivari thotë se kërkesat e studentëve duhet të merren seriozisht, pasi bëhet fjalë për të rinj që në të ardhmen do të jenë pjesë e sistemit juridik.
Ai paralajmëroi se në tetor do t’i ftojë përfaqësuesit e organizatave studentore në një takim koordinues, ku do të diskutohen kërkesat dhe do të kërkohet një zgjidhje institucionale për provimin e jurisprudencës në gjuhët e përcaktuara me ligj.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Premtuam t’ia rikthejmë shkëlqimin Çarshisë, sot rezultati po shihet
Rikonstruimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa pjesa më e madhe e punimeve tashmë është realizuar. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se projekti po i jep Çarshisë një pamje të re, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe karakterin e saj tradicional.
Në një sipërfaqe prej 1.567 m², ndërhyrjet kanë përfshirë infrastrukturën nëntokësore dhe rregullimin e hapësirës mbi tokë: rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, rrjetin elektrik dhe fibrat optike, restaurimin e kalldrëmit me gur travertin, vendosjen e ndriçimit të ri tradicional dhe rregullimin e hapësirave për këmbësorët.
“Premtuam t’ia rikthejmë shkëlqimin Çarshisë dhe sot rezultati po shihet. Pas më shumë se pesë dekadash, po realizojmë një ndërhyrje rrënjësore, nga infrastruktura nëntokësore deri te pamja përfundimtare, duke ruajtur identitetin që e bën Çarshinë të veçantë. Me mbi 28 milionë denarë investim, po krijojmë kushte më të mira për qytetarët, zejtarët, bizneset dhe vizitorët,” deklaroi Mexhiti.
Me përfundimin e projektit, Çarshia e Vjetër do të ketë infrastrukturë të modernizuar dhe hapësira publike më funksionale, duke ruajtur në të njëjtën kohë vlerat e saj historike dhe autentike.
Lajme nga vendi
RASTI I LLASKARCËS ËSHTË FYTYRA E DËSHTIMIT TË GJYQËSORIT
Shtatë vjet pas tragjedisë në Llaskarcë, familjet e 16 viktimave ende presin drejtësi. Shfuqizimi i aktgjykimit të Apelit dhe kthimi i lëndës për rivendosje hapin përsëri mundësinë që ky proces të zvarritet pa fund.
Edhe në dhjetor paralajmëruam se “Durmo Turs”, bashkë me shumë raste të tjera, është dëshmi e gjallë e dështimit të sistemit. Pamë shtyrje të dyshimta, raporte mjekësore dhe moszbatim të vendimeve.
Besimi në gjyqësor, që ka rënë deri në dy për qind, nuk ra nga qielli. Vetëm superekspertiza për rastin e Llaskarcës qëndroi 315 ditë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në krye të Byrosë ishte Valdet Xhaferi, funksionar i BDI-së. Pra, lënda nuk u zvarrit vetë.
Gjyqësori duhet reformuar nga rrënjët dhe ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur mbarë këtë punë, me vendosmërinë që raste si Llaskarca të mos mbeten më peng i sistemit.
Kërkojmë publikimin e shpejtë të arsyetimit dhe trajtimin me përparësi të lëndës, pa lojëra të reja procedurale. Familjet e viktimave nuk duhet të kthehen përsëri në pikën zero.
-
Lajme nga vendi1 month agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

