Lajme nga vendi
UNIVERSITETI I TETOVËS SHËNON DITËN BOTËRORE TË ARTIT
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Artit, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës organizoi një veprimtari të veçantë artistike, me një seri punëtorish kreative të realizuara nga studentët e Artit Dramatik, Artit Muzikor dhe Artit Figurativ.
Ky aktivitet ishte i hapur për të gjithë maturantët dhe artdashësit, duke ofruar një hapësirë frymëzimi, krijimtarie dhe bashkëpunimi artistik
SENAD ABDULI – Dekan i Fakultetit të Arteve në UT
“Universiteti i Tetovës si zakonisht këtë ditë e kremton me vepra artistike, natyrisht duke prezantuar të gjitha programet studimore duke u nisur nga Fakulteti i Artit Dramatik, Muzikor dhe Artit Figurativ. Ftojmë nxënësit e të gjitha shkollave të mesme që të vinë në mënyrë interaktive dhe të shohin punën e artit, të njoftohen me studentë, të njoftohen me profesor dhe të njihen më për së afërmi dhe të njihen më për së afërmi me punën, misionin që ka arti. Natyrisht arti përpos edukimit ndikon dhe ndihmon jashtëzakonisht në ndërtimin dhe ngritjen e vlerave morale, shoqërore dhe natyrisht gjithmonë duke synuar të krijojmë edhe kritikun e artit. Pa art mendoj se një shoqëri nuk është e bukur. Po them se arti në vazhdimësi ka qenë, është dhe do të jetë promotor i vlerave njerëzore dhe ngritjes shpirtërore të një shoqërie’’
Dita Botërore e Artit shënohet për nder të ditëlindjes së artistit, shkencëtarit dhe zbuluesit të madh Leonardo Da Vinçi. Vendimi ishte marrë para dhjetë viteve në Kuvendin e Përgjithshëm Botëror të Asociacionit Ndërkombëtar të Artistëve që ishte mbajtur në Meksikë.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

