Sport
SLLOVENI VINÇIQ DO TA REFEROJË FINALEN SPANJË – AGJENTINË
Slloveni Sllavko Vinçiç shpërtheu në lot kur mësoi se FIFA i kishte besuar detyrën më të rëndësishme të karrierës së tij – drejtimin e finales së Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës.
Arbitri 46-vjeçar ka tashmë në CV një finale të Ligës së Kampionëve dhe një karrierë të pasur ndërkombëtare, por emërimi për finalen e Botërorit e emocionoi thellë.
Vendimin ia komunikoi Pierluigi Collina, arbitri legjendar italian, të cilin shumë e konsiderojnë si gjyqtarin më të njohur dhe më të respektuar në historinë e futbollit.
Vinçiç njihet si një arbitër që nuk heziton të marrë vendime të vështira. Në Kupën e Botës për Klube në vitin 2025, ai ndau nëntë kartonë të verdhë dhe një të kuq në ndeshjen mes River Plate dhe Monterrey, çka shumë e cilësuan si dëshmi se nuk ka frikë të vendosë drejt edhe në situatat më të tensionuara.
Në Botërorin aktual, ai ka gjykuar ndeshjet Brazil – Marok, Jordani – Algjeri dhe sfidën e fazës së 1/8 së finales mes Meksikës dhe Ekuadorit.
Emri i Vinçiçit u përmend në mediat botërore edhe në vitin 2020, kur u ndalua gjatë një aksioni policor në Bosnje dhe Hercegovinë kundër një grupi kriminal të lidhur me prostitucion dhe drogë.
Ai u lirua shpejt, pasi organet hetimore konstatuan se nuk kishte lidhje me rastin dhe ndaj tij nuk u ngrit asnjë procedurë. Vetë Vinçiç deklaroi atëherë se ishte gjendur “në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.”
Në finalen e së dielës, asistentë të tij do të jenë bashkëkombësit Tomaž Klançnik dhe Andraž Kovaçiç, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë jordanezi Adam Mahadmeh.
Sport
LIGA E DYTË: NIS KAMPIONATI I RI 2026/2027 – DEBUTON KF “KAMJANI”
Nesër dhe të dielën zhvillohet java e parë e kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor. Derbi i javës mes Pelisterit dhe Kamjanit luhet të dielën në Manastir me fillim në ora 20:00.
Me ndeshjet e xhiros së parë nesër zyrtarisht starton kampionati 2026/2027 në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë kompeticion të garave në sezonin e ri do të garojnë 14 ekipe, mes tyre edhe tre ekipe ish kampionë të Maqedonisë së Veriut si Shkupi, Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P, ndërsa ekip debutues është klubi i futbollit Kamjani.
Për ekipin e Kamjanit pjesëmarrja në garat e Ligës së dytë është një sfidë e re prandaj ekipi me kohë u mobilizua në të gjitha aspektet , angazhoi trajnerin Burhan Emurllain dhe ka sjellë shumë futbollistë cilësore që kanë përvojë në futbollin vendor.
Trajner Burhan Emurllai për fillimin e kampionatit të ri shprehet optimist se ekipi i tij do të dëshmojë se jo rastësisht është pjesë e ligës së dytë.
“”‘Na pret një ndeshje e vështirë. E dimë se Pelisteri është një ndër konkurrentët kryesor për tu ngjitur në super ligë, mirëpo ne do të shkojmë për të marrë më të mirën, domethënë të futemi pozitivisht në kampionat. Çdo gjë përpos humbjes është gjë e mirë për ne . Edhe nëse ndodhë më e keqja kampionati është i gjatë ne do fokusohemi në ndeshjet tjera . Mirëpo nuk do të shkojmë në Manastir me flamur të bardhë në çdo ndeshje do të kërkojmë më të mirën nga ekipi. Kemi ekip të mirë e kemi të kompozuar mirë , kemi disa lojtar me përvojë nga të cilët pres që të mbështetemi gjatë kampionatit që ti udhëheqim këto të ‘’rinjtë ‘’ që janë në ekip. Kemi grup të mirë dhe shpresoj që kampionati të jetë pozitiv dhe i suksesshëm për ne. Për atë arsye kemi punuar fortë kemi punuar mirë. Të gjitha gjërat janë të përgatitura për të hyrë në kampionat. Tani shpresojmë të ndodhë më e mira për na’’ deklaroi trajneri Burhan Emurllai
Trajneri Emurllai tha se konkurrenca në Ligën e dytë është barabartë pos Pelisterit dhe Ohrit që dallojnë nga ekipet tjera.
‘’Kemi shumë ekipe me emra të qyteteve të mëdha dhe me emra të mëdha mirëpo ndërtimi i ekipeve nuk është sipas emrit. Kemi Shkupin me shumë probleme, edhe ekipet tjera që kanë zbrit nga super liga nuk është se kanë ndonjë ekip për tu frikuar nga emri. Kanë emër mirëpo përbërja e skuadrave nuk është i barabartë me emrin që kanë . Ne si debutues në Ligën e dytë nuk frikohemi nga asnjë edhe nëse kanë qytet të mëdha, begraunde të mëdha si klube futbolli luhet në fushë 11 me 11 dhe do të mundohemi të marrim më të mirën’’ tha Burhan Emurllai
Në xhiron e parë me fillim në ora 17:00, takohen: AP Brera – Euromilk, Ohri – Novaci, Makedonija Gj.P – Teteksi, Rabotniçki – Kozhufi, Shkupi – Detonit Plaçkovica, Bellasica – Osogova , ndërsa ndeshja në Manastir Pelisteri –Kamjani luhet të dielën me fillim në ora 20:00.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
KF SHKËNDIJA ELIMINOHET NGA UEFA CONFERENCE LEAGUE
Shkëndija pas barazimit 0-0 me Hibernianin në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të UEFA Konferencë Liga eliminohet nga garat e mëtutjeshme. Ndeshja në Shkup u ndoq nga mbi 10 mijë tifozë me anim dinjitoz në mesin e të cilëve ishin edhe dikund 300 tifozë skocez. Kuqezinjtë tani do të koncentrohen në garat në kampionate ku pretendojnë titullin kampion.
Kuqezinjtë barazuan 0:0 me Hibernianin në Shkup, por humbja 2:1 në ndeshjen e parë në Edinburg vendosi fatin e kualifikimit, për kundër faktit se gjatë 90 minutave dominoi lojën dhe kishte përkrahjen dinjitoze e mbi 10-të mijë tifozëve të pranishëm në tribunat e stadiumit. Për kuqezinjtë tetovar ishte kjo ndeshja e 75-të në garat evropiane nga vitit 2011 e deri më sot.
Para fillimit të ndeshjes me një minutë heshtje u nderua sekretari i parë i Shkëndijës Ymer Reka i cili ndërroi jetë ditë më parë .
Shkëndija pati disa mundësi të mira për të shënuar, veçanërisht në pjesën e dytë, por mungoi finalizimi.
Me këtë, Shkëndija e përfundon rrugëtimin evropian me gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke lënë pas një aventurë në të cilën kuqezinjtë pretendonin dhe mund të kishin arritur më shumë.
Pas ndeshjes trajneri Artim Pollozhani tha se ekipi i ti prodhoi lojë të mirë ndërsa planet e ekipit ia ka prishur edhe lëndimi i Marko Gjorgjievskit .
“Para së gjithash ekipi prodhoi lojë të mirë, ekipi prodhoi raste, sidomos në pjesën e dytë sepse edhe plani ishte i tillë që ne në pjesën e dytë të avancojmë te pjesa e sulmit ose kjo e treta e sulmit, sepse kjo nuk ndodhte në pjesën e parë. Para së gjithash me futjen e Krasniqit sigurisht që ne fituam te ajo mbajtja e topit edhe te ajo thellësia pastaj, edhe krosimet u shtuan edhe nga lojtarët e tjerë. Mendoj që për dy ndeshje që kemi luajtur meritonim më shumë, për vetë faktin se jemi ndëshkuar me një gol në minutën e 90-të nga goditja standarde në Skoci. Unë mendoj se çunat dhanë maksimumin edhe unë pas ndeshjes i përgëzova. Normalisht që nëse do realizohej një gol nga ato raste që kishim, praktikisht ndeshja mund të shkonte edhe në shtesë. Problemi tjetër është . Dje në stërvitjen e fundit, në minutat e fundit të stërvitjes na u lëndua sulmuesi Marko Gjorgjievski, që në mendimin tim na prishi jo pak planet e asaj që ne kishim për të bërë sidomos në ato minuta e fundit. Por nuk kam çfarë të ankohem, mund t’i përgëzoj çunat”deklaroi Pollozhani
Pas eliminimit nga UEFA Konferencë Liga, Shkëndija tanimë do të koncentrohet në kampionat.
Ekipi të dielën është nikoqire e Bregallnicës, kurse ndeshja zhvillohet në stadiumin e Kampit stërvitor të FFM-së.
Sport
SHKËNDIJA SONTE ZHVILLON NDESHJE E 75-të EUROPIANE
Sonte me fillim në ora 20:00 në Shkup zhvillohet ndeshja e kthyese e raundit të tretë kualifikues në UEFA Konferencë Liga mes Shkëndijës dhe Hibernianit. Ndeshja e parë në Edinburg ka përfunduar 2-1 për skocezët. Në tribunat e stadiumit pritet të jenë në përkrahje të ekipit kuqezi numër i madh i tifozëve
Shkëndija e Tetovës sonte me ndeshjen kthyese kundër Hibernianit zhvillon ndeshjen jubilare të 75-të në garat evropiane që dëshmon se është skuadra më e suksesshme e futbollit në Maqedoninë e Veriut, duke kaluar Vardarin që ka 74 paraqitje në skenën evropiane, por në këtë shifër llogariten edhe ndeshjet në kohën e ish-Jugosllavisë.
Kujtojmë se skuadra kuqezi rrugëtimin e garave evropiane e ka filluara nga viti 2011 kur përherë të parë fitoi titullin Kampion i Maqedonisë, ndërsa ndeshjen e parë evropiane e ka zhvilluar kundër Partizanit në Beograd .
Shkëndija në 74 ndeshjet evropiane ka 27 fitore ndërsa suksesin historik e arriti në sezonin 2025/2026 me kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Konferenc Liga.
Shkëndija mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para ndeshjes së sontme dhe sipas raporteve të stafit teknik, në ekip kthehen portieri Astrit Amzai dhe futbollisti Bojan Dimovski, ndërsa shkaku i dëmtimeve akoma nuk është i gatshëm portieri Babouccar Gaye.
Duke parë rëndësisë e kësaj ndeshje, tifo grupi ‘’Ballistët’’ pritet që me përkrahje dinjitoze të shënojnë ndeshjen jubilare të 75-të në garat evropiane.
Ndeshja Shkëndija – Hibernian luhet sonte në Shkup me fillim në ora 20:00, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri nga Kazakistani Bulat Sariev.
-
Lajme nga vendi2 weeks agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga vendi2 months agoZËRI I GRAVE NË VENDIMMARRJE, ENDE LARG FUQISË SË PLOTË
-
Lajme nga vendi2 months agoZv/kryeministri Bekim Sali: Suedia mbetet mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane

