Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 03 Gusht
Dje në orën 13:45 në SPB Tetovë, dy vëllezër nga fshati Bërvenicë, kanë denoncuar se një 65-vjeçar nga fshati Bërvenicë, në pjesën e pasme të oborrit të tij ka djegur mbeturina, me ç’rast zjarri është përhapur drejt parcelës fqinje bujqësore me sipërfaqe prej rreth 2.400 m², pronë e denoncuesve, ndërsa ka përfshirë edhe muret e shtëpisë. Është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e rrastit.
……Dje në orën 10:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të udhëtarëve „Audi“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 52-vjeçar nga Gostivari, dhe një automjeti të udhëtarëve „Golf“ me targa gjermane, i drejtuar nga një 30-vjeçar nga fshati Dobridoll. Me këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar një udhëtar ndërsa një tjetër dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.
……Dje në orën 15:10 në fshatin Bellovisht, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 50-vjeçar nga i njëjti fshat, i cili është denoncuar nga një 37-vjeçar nga fshati Belovisht se rreth orës 14:30, së bashku e kanë kërcënuar dhe kanë tentuar ta sulmojnë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në orën 15:00 në SPB Tetovë, një 48-vjeçar nga fshati Gajre, me qëndrim të përkohshëm në Gjermani, ka denoncuar se më 01.08.2026, përpara shtëpisë së tij familjare ka parkuar automjetin e tij të udhëtarëve „BMV“ me targa kombëtare gjermane, ndërsa më 03.08.2026 rreth orës 15:00 ka vërejtur se është dëmtuar nga një plumb qorr. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në orën 16:50,një 65-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme ka denoncuar se rreth orës 15:30 në Gostivar, ai dhe djali i tij 20-vjeçar në dy raste janë sulmuar fizikisht nga i afërmi i tyre. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në orën 16:10 në rrugën „Ilinden“ në Tetovë, zyrtarët policorë kanë vërejtur dy të minoren të cilët po përlesheshin fizikisht. Pas identifikimit të kryer nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë, është vërtetuar se bëhet fjalë për dy 14-vjeçarë, të strehuar në një Shtëpi përkujdesjeje në Shkup. Në prani të punonjësit social nga Qendra për Punë Sociale Shkup me ta është zhvilluar një bisedë zyrtare, pas së cilës i janë dorëzuar personit të autorizuar.
……Dje në orën 23:20 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar një 44-vjeçar nga Tetova, pas denoncimit të mëparshëm nga një 38-vjeçar nga Tetova se rreth orës 21:00 e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Pas mesnate në orën 02:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 24-vjeçar nga Shkupi, i cili është denoncuar nga nëna e tij 41-vjeçare se më 03.08.2026 rreth orës 23:30 në shtëpinë familjare në Tetovë e ka sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe një send të forte. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
…… Sot në mëngjes në orën 04:00 në SP Tetovë, një 19-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se përpara hyrjes së ndërtesës ku jeton është zënë në pritë nga një person, i cili nëpërmjet kërcënimit me thikë i ka marrë para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

