Sport
LIGA E KATËRT: BESA S`KA TË NDALUR – 6 NDESHJE, 6 FITORE!
Java e gjashtë e sezonit vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni Gjashtë, prodhoi tre fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe një fitore të mysafirëve me gjithsejt 15 gola të shënuar.
Lideri në tabelën e klasifikimit Besa e Çellopekut, ka regjistruar fitoren e 6-të me radhë në sezonin vjeshtor , kësaj radhe në cilësinë e vendasit në stadiumin ‘’Besa Arena’’ në Çellopek mundi ekipin Rinia të Negotinës me rezultatin 3-0.
Fitore të thellë ka regjistruar Flamurtari i Debreshit 5-1 kundër Pirokut.
Nerashti me rezultat minimal 1-0 ka fituar kundër Genç Kalemler Sport.
Treboshi ka pësuar në cilësinë e vendasit 0-1 kundër Dardania 99 , ndërsa ndeshja mes Renovës dhe Pallaticës ka përfunduar me barazim 2-2.
Pas xhiros së gjashtë tabelën me 18 pikë maksimale e kryeson Besa e Çellopekut.
Rezultatet: Besa – Rinia 3-0, Flamurtari – Piroku 5-1, Treboshhi – Dardania 0-1, Nerashti – Genç Kalemler Sport 1-0 dhe Renova – Pallatica 2-2.
Lajme nga vendi
NDËRROI JETË XHEVAT PREKAZI – MESAZHE NGA PARTIZANI, HAJDUKU DHE GALATASARAY!
Ish-futbollisti i njohur, Xhevdat Prekazi, ka ndërruar jetë të dielën në banesën e tij në Beograd, në moshën 69-vjeçare.
I lindur më 18 gusht 1957 në Mitrovicë, Prekazi e nisi karrierën te klubi lokal Remont, për t’u transferuar më pas te Partizani i Beogradit, ku kaloi shtatë vite. Me fanellën bardhezi zhvilloi 175 ndeshje dhe shënoi 23 gola, duke fituar tre tituj kampioni dhe Kupën Mitropa në vitin 1978.
Më pas luajti për Hajdukun e Splitit, me të cilin fitoi Kupën e Jugosllavisë në vitin 1984, ndërsa karrierën e vazhdoi te gjiganti turk Galatasaray.
Me klubin e Stambollit fitoi dy tituj kampioni të Turqisë, ndërsa arriti edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kampionëve Evropianë në vitin 1989.
Prekazi ishte veçanërisht i dashur për tifozët turq. Ai mori nënshtetësinë turke, ndërsa një rrugë në Stamboll mban emrin e tij.
Paraqitja e tij e fundit publike ishte në tetor të këtij viti në “Mundialin Ulqinak të Miqësisë” ku mori pjesë bashkë me shumë legjenda të sportit ish-jugosllav.
Partizani, Hajduku dhe Gallatasaraji u ndanë me emocione nga legjenda e tij, me mesazhet: “Preki, faleminderit për gjithçka dhe pusho në paqe!”TV KOHA
Sport
LIGA E TRETË: EFIKASITET I LARTË NË JAVËN E 10-të, DRITA KRYESON TABELËN!
Gjatë fundjavës janë zhvilluara ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë. Skuadrat vendase dolën fituese në pesë përballje, ndërsa një ndeshje ka përfunduar me barazim ku janë shënuar plotë 31 gola.
Lideri në renditjen e tabelës, Drita e Bogovinës, ka regjistruar fitoren e tetë sezonale, kësaj radhe mundi Gradecin 2-0 . Autor të golave ishin Berat Hismani dhe Arsim Ramadani.
Në një ndeshje mjaft interesante, Reçica mundi Xhepçishtin 3-2. Lojtari i kësaj ndeshje ishte autori i dy golave Mubarek Shasivari, ndërsa një gol regjistroi Emran Matoshi. .
Jehona e Përshevcës e udhëhequr nga futbollisti Izair Emini i cila ka regjistruar 4 gola, ka mundur Korabin e Dibrës 5-3.
Ndeshja mes dy skuadrave të qytetit Cetinska – Luboteni përfundoi me fitoren e vendasve 6-1.
Fitore të sigurt ka regjistruar edhe Liria e Zhelinës 5-2 kundër Vardarit të Bërvenicës.
Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim 1-1 është Skënderbeu – Gostivari.
Pas kompletimit të javës së 10-të tabelën e kryeson Drita me 25 pikë e ndjekur nga Dobroshti me 22 , Gostivari me 18 dhe Liria me 15 pikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
ISA ELMAZI ME DY MEDALJE NGA KAMPIONATI I 26-të BALLKANIK!
Një sukses i jashtëzakonshëm për Isa Elmazin, Klubin e Karatesë FATI – Tetovë dhe reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut!
Në Kampionatin e 26-të Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, i cili u zhvillua nga 6 deri më 8 nëntor 2026 në Stamboll të Turqisë, me pjesëmarrjen e 1.137 garuesve nga 13 shtete, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut u rendit në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm.
Pjesë e këtij suksesi ishte edhe garuesi ynë, Isa Elmazi, përfaqësues i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në kategorinë Junior -76 kg, i cili u shpërblye me dy medalje: një medalje të argjendtë në konkurrencën individuale dhe një medalje të artë në konkurrencën ekipore!
KONKURRENCA INDIVIDUALE – JUNIOR -76 KG
Isa Elmazi zhvilloi pesë meçe, duke regjistruar katër fitore radhazi dhe duke u kualifikuar në finalen e madhe, ku pas një beteje të ngushtë u mposht me rezultat minimal nga garuesi i Bosnjë-Hercegovinës.
Rezultatet e meçeve:
* Isa Elmazi 🇲🇰 – Davud Erdag 8:0
* Isa Elmazi 🇲🇰 – Geçaj Nemanja 1:0
* Isa Elmazi 🇲🇰 – Dolloman Mihail 3:1
* Isa Elmazi 🇲🇰 – Dabić Miloš 1-0
* Finale: Isa Elmazi – Kalinkov Andrej 0:1
Rezultati i tij dëshmon formën e shkëlqyer, përgatitjen dhe karakterin garues që e karakterizojnë Isën.
KONKURRENCA EKIPORE – JUNIORË
Suksesi u kompletua edhe në konkurrencën ekipore, në disiplinën e luftërave (kumite), ku reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut u shpall KAMPION BALLKANIK!
Rruga drejt titullit:
Rrethi i parë: Maqedonia e Veriut – Serbia 3:1
* Rrethi i dytë: Maqedonia e Veriut – Mali i Zi 3:1
* Finalja: Maqedonia e Veriut – Bosnjë-Hercegovina Fitore dhe titulli kampion ballkanik!
Isa Elmazi ishte pjesë e ekipit që arriti këtë sukses të madh, duke kontribuar në triumfin e reprezentacionit tonë.
SFIDA E RADHËS – KAMPIONATI SHTETËROR
Me përfundimin e suksesshëm të Kampionatit Ballkanik, fokusi ynë tashmë kalon te Kampionati Shtetëror për kadetë, juniorë dhe U21, i cili do të mbahet më 28 nëntor në Shkup.
Kjo garë ka rëndësi të veçantë, pasi është kualifikuese për Kampionatin Evropian të radhës, i cili do të zhvillohet në Armeni në shkurt të vitit 2027. Pritet një konkurrencë e fortë dhe një sfidë serioze për të gjithë garuesit.
Në fund, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjithë trajnerët dhe seleksionuesit e reprezentacionit, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi kontribuuan në përgatitjen dhe përkrahjen e sportistëve tanë gjatë këtij kampionati.
Urime Isa Elmazi për dy medaljet dhe këtë paraqitje dinjitoze! Urime të gjithë anëtarëve të reprezentacionit dhe Federatës së Karatesë së Maqedonisë së Veriut për suksesin e arritur!
Vazhdojmë me përkushtim, punë dhe ambicie drejt sfidave të ardhshme!
Trajner i Klubit te karatese Fati Tetove dhe dretor reprezentacioni Arlind Huseini
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

