Connect with us

Sport

LIGA E KAMPIONËVE: E MËRKURA ME REZULTATE SURPRIZË!

Published

on

Tetë ndeshjet e fundit të raundit të pestë në Ligën e Kampioneve kanë prodhuar rezultate surprizë.

Protagonist i mbrëmjes ishte edhe Vedat Muriqi, i cili i dhuroi Fenerbahces fitoren minimale 1-0 ndaj Shakhtar Donetsk.

Sulmuesi arriti ta dërgonte topin dy herë në rrjetë gjatë takimit, por njëri prej golave të tij u anulua.

Befasia më e madhe u regjistrua në Francë, ku Bayern Munich u mposht 2-1 me përmbysje nga Lille.

Një tjetër ndalesë erdhi në Paris, ku Roma i dha fund ecurisë perfekte të PSG-së duke marrë një barazim 2-2 falë golave të Hermosos dhe Malen me penallti, ndërsa për vendasit realizuan Zabarnyi dhe Dembele nga pika e bardhë.

Advertisement

Interi nuk zhgënjeu në shtëpi dhe triumfoi 2-0 ndaj Stuttgartit me golat e Sucic me penallti dhe Lautaro Martinez.

Fitore të pastra siguruan edhe Liverpooli, që mposhti 0-3 Club Brugge, si dhe Atletico Madrid, që kaloi me shifrat 2-0 skuadrën e Viking.

Në duelin tjetër plot ngjarje, Manchester United u ndal në një barazim spektakolar 2-2 përballë Sporting Lisbonës.

Barcelona triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Sabah në Azerbajxhan.

Advertisement

Sport

LIGA EUROPA: TENSIONE NË NDESHJEN BESHIKTASH – HAPOEL BER SHEVA!

Published

on

Një ndeshje futbolli mes Beshiktashit turk dhe ekipit izraelit Hapoel Beer-Sheva është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes tifozëve dhe policisë në qytetin e Batumit, në Gjeorgji. Shkak për incidentet u bë edhe shfaqja e mesazheve në mbështetje të Palestinës nga tifozët turq.

Ndeshja në kuadër të Ligës Europa midis Beshiktashit dhe Hapoel Ber Sheva që duhej të luhej në Stamboll, për shkaqe sigurie u zhvillua në Batumi të Gjeorgjisë dhe përfundoi me fitoren 2-1 të Beshiktashit.

Situata doli jashtë kontrollit në tribunat e stadiumit, ku pati përplasje mes tifozëve dhe forcave të policisë. Si pasojë, ndeshja u ndërpre përkohësisht në minutën e 26-të, ndërsa arbitri urdhëroi të dyja skuadrat të largoheshin drejt dhomave të zhveshjes.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë, tre efektivë policie mbetën të plagosur dhe 16 persona u ndaluan. Autoritetet gjeorgjiane pretendojnë se disa tifozë hodhën edhe ulëset e stadiumit në drejtim të policisë.

Nga ana tjetër, agjencia turke e lajmeve DHA raportoi se policia përdori sprej djegës ndaj tifozëve, disa prej të cilëve patën nevojë për ndihmë mjekësore.

Advertisement

Klubi turk reagoi ashpër ndaj veprimeve të policisë gjeorgjiane. Beshiktashi bëri të ditur se ka paraqitur ankesë pranë UEFA-s.

Edhe Federata Turke e Futbollit dënoi ndërhyrjen e policisë, duke e cilësuar sjelljen ndaj mbështetësve të Beshiktashit si të papranueshme.

Ngjarja mori edhe përmasa diplomatike, pasi ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, kontaktoi homologen e tij gjeorgjiane. Ndërkohë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Beshiktashit, Serdal Adali, duke e informuar se po i ndiqte nga afër zhvillimet.

Në mbështetje të Beshiktashit dolën edhe klubet rivale Gallatasaraj, Fenerbahçe, si dhe Trabzonspor, të cilët dënuan incidentet. Mesazhe solidariteti u publikuan gjithashtu nga përfaqësues të politikës dhe sportit në Turqi.

Advertisement
Continue Reading

Sport

EURO U-21 NË SHQIPËRI E SERBI: HIDHET SHORTI PËR FAZËN E GRUPEVE!

Published

on

Mbrëmë në Beograd është hedhur shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian për futbollistët deri në 21 vjeç, ku janë përcaktuar katër grupet e turneut kontinental. Para tërheqjes së shortit, ishte përcaktuar që Serbia të ishte pjesë e Grupit A, ndërsa Shqipëria në Grupin B. Përfaqësueset e tjera u shpërndanë në tri vazot e mbetura.

Kampionati Evropian për futbollistë deri në 21 vjeç, në vitin 2027 do të mbahet nga 16 qershori deri më 2 korrik, kurse organizimin e turneut final do ta ndajnë Serbia dhe Shqipëria, të cilët si nikoqirë siguruan plasma direkt në këtë kampionat.

Shorti, vendosi Shqipërinë në grup me Spanjën, Italinë dhe Finlandën.

 Sa i përket grupeve të tjera, Anglia do të jetë me Francën, Poloninë dhe Serbinë në Grupin A.

Në Grupin C, goglat vendosën Portugalinë, Kroacinë, Greqinë dhe Çekinë.

Advertisement

Në Grupin D, Gjermania, Holanda, Norvegjia dhe Belgjika

Ndeshjet e këtij kampionati do të zhvillohen në tetë stadiume, nga katër në secilin prej dy vendeve organizatore.

Në Serbi, takimet do të luhen në stadiumin e Partizanit në Beograd, “Duboqica” në Leskovc, “TSC Arena” në Baçka Topollë dhe “Lagator” në Loznicë.

Ndërkaq, Shqipëria do të mirëpresë përfaqësueset e reja evropiane në “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave” në Tiranë, “Loro Boriçi” në Shkodër dhe “Elbasan Arena” në Elbasan.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MYFTINIA E TETOVËS: FUTBOLLI SI URË MIQËSIE MES XHEMATEVE – SPEKTAKËL NË ZHELINË!

Published

on

Futbolli bëhet më shumë se lojë kur në fushë zbret fryma e miqësisë, vëllazërisë dhe bashkimit! Nën moton “Sport, miqësi, bashkim”, ky aktivitet në Zhelinë ka mbledhur qindra sportdashës, duke dëshmuar se sporti është një gjuhë që bashkon njerëzit përtej garës dhe rezultatit. Ndërsa turneu po i afrohet finales së madhe, mesazhi i tij tashmë është fituar: Nëntori na bashkon!

Salla Sportive e SH.F “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë këtyre ditëve është shndërruar në epiqendër të ngjarjeve sportive në rajonin e Tetovës.

Myftinia e Tetovës në kuadër të aktivitetit festiv “Nëntori na bashkon” organizon turnirin në futboll të vogël ku marrin pjesë xhematet e Xhamive nga Rajoni që mbulon kjo Myftini.

Ndeshjet në futboll të vogël, me moton “Sport, miqësi, bashkim” kanë tërhequr një numër të madh të vizitorëve, të cilëve lakmi do t`ua kishin edhe klubet që garojnë në ligat eminente futbollistike të vendit.

SAMIR FAZLIJI – Myftinia e Tetovës“Jemi në natën e gjashtë të turneut të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame  Muftinia e Tetovës. Deri tani gjithë turneu ka shkuar ashtu  siç duhet  dhe  më lejoni që të falënderojë të gjithë  si  lojtarët  ashtu edhe  shikuesit  për karakterin shembullor  që  kanë treguar. Me të vërtetë kanë treguar se Nëntori neve na bashkon dhe mund të jemi të vëllazëruar në këto festa të mëdhaja. Kështu që  nesër  është e paraparë  gjysmëfinalja  si dhe ditën e diel nga ora tetë do të mbahet edhe finalja. I urojmë gjithë pjesëmarrëseve  për  prezencën e tyre dhe karakterin e tyre  shembullor. Atyre  që  do të kalojnë tutje  iu urojmë suksese  në hapat  e  radhës  si  ashtu  faleminderit edhe juve ‘’

Advertisement

Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e çerekfinales, ku u arritën këto rezultate;

Xhamia e Sellcës – Xhamia Eski Tetovë 0:2

Xhamitë e Sllatinës – Xhamitë e Shipkovicës 3:0

Xhamia e Rinisë Tetovë – Xhamia e Re Tearcë 0:1

Xhamia e Pashës – Xhamia Muharemçe 0:2

Advertisement

Sonte zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale ku do të përballen;

Në orën 20:00 – Xhamia e Re Tearcë – Xhamia Muharemçe dhe

Në orën 20:45 – Xhamitë e Sllatinës – Xhamia Eski Tetovë

Plot 36 ekipe, të përbëra nga pjesëtarë të xhemateve të ndryshme, u bënë pjesë e këtij aktiviteti sportiv, i cili përveç garës në fushë, përcjell mesazhin e miqësisë, solidaritetit dhe bashkimit.

Për organizatorët, rëndësia e këtij aktiviteti nuk qëndron vetëm te rezultati sportiv, por mbi të gjitha te fryma e vëllazërisë, respektit dhe unitetit që përcjell/Tv Koha/ 

Advertisement

Continue Reading

Më të lexuarat