Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoni, me vranësira dhe reshje shiu

Published

on

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite dhe gjatë natës, të cilat do të jenë më të bollshme (mbi 30 l/m2). Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja prej 10 deri në 15 gradë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor.

Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 12 gradë.

Nga e hëna reshjet të kthehen në borë, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta bore në disa zona më të ulëta, sidomos në pjesët veriore.

Advertisement

Lajme nga vendi

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Published

on

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.

Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.

Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.

Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.

“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

Published

on

Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.

“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.

Continue Reading

Më të lexuarat