Lajme nga vendi
Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë 14.3 për qind
Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, është regjistruar shkalla e papunësisë 14.3, transmeton Portalb.mk.
“Në tremujorin e III të vitit 2022, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut numëron 808 328 prej të cilëve të punësuar janë 693 062, ndërsa të papunë janë 115 266 persona. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 55.2, shkalla e punësimit 47.3, ndërsa shkalla e papunësisë është 14.3”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Shumica e të punësuarve bëjnë pjesë në subjektet afariste në pronësi private, ku nga gjithsej 693 062 të punësuar, 520 886 janë të punësuar aty. Më shumë të punësuar (136 140) kemi në industrinë përpunuese.
Në bazë të kualifikimit arsimor, 379 658 të punësuar nga gjithsej 693 062 të punësuar janë me arsim të mesëm. Me arsim fillor te papërfunduar janë 11 147 persona, ndërsa 87 415 me arsim fillor.
Në tremujorin e parë dhe të dytë kemi pasur afër tre mijë persona më shumë në kategorinë e popullsisë aktive, ndërsa në krahasim me tremujorin e parë kemi mbi një mijë të punësuar më shumë.
Lajme nga vendi
Nëna e detyronte vajzën e mitur të lypë rrugëve, merrë padi penale

Gruaja 56 vjecare nga Kumanova, dyshohet se ka detyruar vajzën e saj, të mitur, të lypë rrugëve të qytetit.
Shërbimi Penal i Policisë Kumanovë, ka ngritur padi penale ndaj B.V. (56) poashtu nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “neglizhencë dhe abuzim ndaj fëmijës”.
Sipas kallëzimit, e dyshuara e ka detyruar vajzen e saj të mitur, që të lypë nga qytetarët lloj-lloj shërbime duke filluar nga ato financiaro-materiale.
Lajme nga vendi
Mickoski për Badenteri: Është punë e kryer, nuk preket!

Kryeministri Hristijan Mickoski, është pyetur sot, lidhur me deklaratat e ministrit të drejtësisë, Igor Filkov, i cili ka deklaruar se ndoshta ka ardhur koha të shqyrtohet badenteri.
Mickoski ka thënë se Badenteri është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe të Kushtetutës.
“Marrëveshja e Ohrit është përmbushur plotësisht dhe është mbyllur dhe kjo është temë e kryer dhe e mbyllur. Ajo që përfaqësonte problem thelbësor dhe institucional dhe ajo ishte balancuesi, siç e dini, ne kemi bërë ligj, ligji për përfaqësim të drejtë, I cili krahas përkatësisë etnike do të ketë komponentë e cila do të vlerësoj sipas kualitetit, kompetencës e kështu me radhë”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.
Lajme nga vendi
Filkov: Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar shumicën e Badenterit

Ministri i Drejtësisë në RMV, Igor Filkov thotë se ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar shumicën e Badenterit dhe se Maqedonia duhet të ecë përpara.
Në një intervistë për të përjavshmen “Focus”, ai flet për miratimin e Kodit Zgjedhor në Parlament, dhe intervista është zhvilluar para votimit të së shtunës në Kuvendin e Maqedonisë, i cili nuk votoi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Shpresoj që deri në kohën kur të publikohet kjo intervistë, Kuvendi do ta ketë përfunduar tashmë punën e tij të brendshme dhe nuk do të lejojë që të krijohet një boshllëk ligjor. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë po abuzohet përdorimi i shumicës Badenterit. Nëse po, atëherë ndoshta është koha të mendohet për nevojën e rishikimit të saj. Maqedonia duhet të ecë përpara”, u përgjigj Filkov.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve