Lajme nga vendi
Plani i ri për Kodrën e Diellit parasheh hotele, vikend shtëpiza, shtigje skijimi, borë artificiale…
Shtigje të skijimit, sisteme për borë artificiale, kapacitete akomoduese, parkingje, teleferikë, objekte hotelierike, si edhe shtëpi alpinistësh, parasheh plani për zhvillimin e Qendrës për skijim Kodra e Diellit, që sot në konferencë shtypi e prezentoi kompania “TehnoAlpin”, ndërsa është miratuar nga Qeveria. Bëhet fjalë për investim me vlerë prej mbi 180 milionë eurosh.
Investimi duhet të realizuar duke filluar nga viti 2023 dhe do të zbatohet në gjashtë fazë investuese, prej të cilave e para është thuajse 55 milionë euro.
Përfaqësuesi i kompanisë “TehnoAlpin” Nemanja Xhogo potencoi se qëllimi i tyre është të tërheqin sa më shumë turistë në Kodrën e Diellit.
Ai potencoi se planifikojnë t’i bëjnë 16 shtigje skijimi.
“Nëse zhvillohet shtigje të reja skijimi atëherë duhet të kemi teleferikë të rinj. Gjithsej dëshirojmë t’i ndërtojmë nëntë teleferikë, ndërsa në fillim do t’i bënim dy prej tyre. Në fazë të parë do t’i ndërtonim sistemet për dëborë artificiale, ato janë vërtetë shumë të rëndësishme, dëshirojmë që ato të jenë plotësisht të amortizuara dhe të lidhen me softuerin tonë. Kjo është shumë e rëndësishme për qendrat e skijimit pasi planifikojmë të punojmë mbi 100 ditë në Kodrën e Diellit, ndërsa nëse dëshirojmë ta bëjmë një gjë të tillë na duhen sisteme për dëborë artificiale që të mund të garantojmë hapjen e sezonit në fillim të dhjetorit dhe mbylljen në fund të marsit”, theksoi Xhogo.
Ai potencoi se dëshirojnë të investojnë edhe në skijimin kros-kantri dhe se planifikojnë t’i ndërtojnë 15 kilometra shtigje të reja për kros-kantri.
Ai shtoi se është e rëndësishme ky vend turistik përveç se në sezonin dimëror të shfrytëzohet edhe në sezonin veror, dhe për këtë të planifikojnë të investojnë edhe në ndërtimin e teleferikëve apliniste të cilat do të jenë pranë liqeneve so edhe në shtigje të reja për biçikleta.
“Faza e parë është shumë e rëndësishme për ne, planifikojmë ta zbatojmë në periudhë nga viti 2023 – 2028, ndërsa më pas i kemi edhe gjashtë fazë, me çka janë gjithsej shtatë faza për t’u rinovuar e gjithë qendra e skijimit Kodra e Diellit. Do të kemi kthim të mjeteve vetëm nëse mund t’i garantojmë më shumë se 100 ditë për skijim, nëse nuk e arrijmë këtë numër atëherë mund ta harrojmë kthimin, kjo nuk do të funksionojë”, potencoi Xhogo.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në konferencë shtypi në Qeveri potencoi se Kodra e Diellit është qendër turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që është locuar në lartësi mbidetare prej mbi 1700 metrash, ku ekziston mundësia për t’u kënaqur në skijim dhe sporte të tjera dimërore në qiell të hapur gjatë sezonit më të ftohtë, si edhe për t’i shijuar sportet alpiniste klasike verore, falë një numri të madh të shtigjeve dhe shtigjeve alpiniste.
Ministri potencoi se teleferiku në qytetin e Tetovës më nuk është funksional dhe se qasja në qendrën e skijimit tani është e mundur me përdorimin e automjetit.
Nuredini potencoi se pjesa më e madhe e kapaciteteve hotelierike janë vjetruar, ndërsa shërbimet lidhur me lokalet për ushqim dhe pije janë të pakta, ndërsa në pjesët më të larta malore nuk ka shtëpi alpiniste.
Ai konstatoi se kryesisht turizmi i maleve tona, edhe pse është duke përjetuar trend pozitiv, ka nevojë të fuqishme për riadaptim masiv dhe rinovimin e kapaciteteve ekzistuese për t’i plotësuar standardet vijuese për cilësi që i kërkon tregu, pasi, siç potencoi, pa e bërë këtë u kanoset rreziku nga zhdukja.
“Duke u nisur prej këtyre fakteve kemi iniciuar studim fizibiliteti për projektin për rinovimin e qendrës për skijim Kodra e Diellit. Kodra e Diellit në të kaluarën ishte sfidë për emra shumë të njohur për spotet dimërore, për fat të keq mosinvestimi shumëvjeçar ka çuar drejt ngecjes serioze dhe mosshfrytëzueshmërisë së mundësive dhe kapaciteteve të shumta për zhvillimin e turizmit që e ofron ky lokalitet alpinist të vlerësuar lartë edhe në nivel evropian edhe në nivel botëror. Kënaqësi e madhe është që arritëm të marrim ofertë serioze nga një kompani evropiane me renome prej Triolit Jugor, “TehnoAlpin” i cili është lider botëror në prodhimtarinë dhe instalimin e sistemeve për borë artificiale, ekspert i njohur për disejnimin e terreneve të skijimit dhe zonave të skijimit”, potencoi Nuredini.
Lajme nga vendi
Rritje e re e çmimeve të cigareve, 10 denarë plus për secilën kuti

Nga 1 shtatori, një kuti cigaresh në Maqedoni do të shtrenjtoheg për 10 denarë. Rritja është rezultat i harmonizimit të parashikuar të akcizave me standardet evropiane, proces që do të zbatohet gradualisht deri në vitin 2030
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maqedonia ka rreth 45% duhanpirës aktivë, duke e renditur ndër vendet me përqindjen më të lartë të varësisë nga duhani në Evropë.
Qëllimi i politikës së re të akcizave është reduktimi gradual i numrit të duhanpirësve dhe afrimi me mesataren evropiane, e cila deri në fund të këtij viti pritet të jetë rreth 15.4%.
Ndërkohë në Maqedoni, pasojat e pirjes së duhanit shkaktojnë rreth 4000 vdekje në vit, ndërsa me këtë masë pritet që një pjesë e qytetarëve të vendosin ta lënë duhanin.
Rritja e çmimeve është pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e shëndetit publik dhe harmonizimin me rregullativat evropiane.
Lajme nga vendi
Tetova në “luftë” me deponitë ilegale/ Kamera për monitorimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm

Në kuadër të projekti “Për një Tetovë më të pastër”, Komuna e Tetovës, sot bashkë me Ministrinë e Ekologjisë dhe operatorin Saubermacher, kanë shpërndarë kontejnerë për selektimin e mbeturinave për 205 familje të lagjes “Tetovarja”.
“Çdo familje do të ketë nga tre kosha të mbeturinave, njëra për selektim të plastikës, njëra për letrën dhe një për mbetjet komunale. Po ashtu me këtë projekt është bashkëngjitur edhe operatori privat, i cili ka shpërndarë kosha që janë për mbetjet komunale dhe po ashtu do bëj edhe menaxhimin e kësaj pjese”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Kasami paralajmëroi vendosjen e kamerave të sigurisë, me qëllim ruajtjen e pastërtisë në qytet.
“Bëj thirrje deri tek qytetarët që të ruajnë hapësirën publike dhe të mos hedhin mbetje aty ku nuk e kanë vendin, sepse po sot ishim dëshmitarë të një situate të pakëndshme në rrugën e banjës, ku punëtorët e ndërmarrjes komunale dolën për të ndihmuar operativën për pastrimin e kësaj pjese të bukur të qytetit”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.
Komuna e Tetovës ka nisur procedurën ligjore dhe po pret miratimin nga institucionet ligj-zbatuese për vendosjen e kamerave të sigurinë nëpër hapësirat ku dyshohet se qytetarët hedhin mbeturina. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Pesë kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe tre lista të pavarura për këshilltarë në Strugë

Pesë kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe tre lista të pavarura për këshilltarë janë parashtruar në njësinë rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor në Strugë, konfirmuan për MIA-n nga KSHZ-Strugë.
Afati për grumbullim të nënshkrimeve për kandidatura të pavarura për Zgjedhjet lokale 2025, të cilat janë caktuar për më 19 tetor skadon sonte.
Parashtrimi i kandidaturave për garën për kryetar komune dhe lista të këshilltarëve të mbështetur nga partitë politike është deri më 13 shtator. Pas skadimit, publikisht do të publikohen të gjitha listst e konfirmuara.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve