Lajme nga vendi
Mbështetje financiare për bizneset e reja
Çdo i ri që ka ide për sipërmarrje sociale rinore, por nuk ka kapital fillestar që tani do të ketë mundësi përmes platformës “Sipërmarrësit e rinj” t’i prezantojnë nismat e tyre për ndërmarrjet sociale dhe më pas të grumbullojnë mbështetje financiare nga opinioni për realizimin e tyre.
“Sipërmarrësit e rinj” paraqet vegël që është shpikur si resurs për nisma të reja për edhe për nisma ekzistuese dhe ofron ndihmë në çdo hap të procesit të realizimit dhe promovimit të biznes idesë. Procesi i prezantimit të idesë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nevojitet regjistrim në platformë me krijimin e profilit.
Ueb platformat “Sipërmarrësit e rinj” është krijuar nga Këshilli nacional për të rinj, me mbështetjen financiare të BE-së. Qëllimi është të nxitet përforcimi ekonomik dhe zhvillimi i sipërmarrësisë sociale si mënyrë moderne për vetëpunësimin e të rinjve.
Lajme nga vendi
LSDM: Qytetarët shtrenjtë i paguajnë përrallat e Mickoskit për ekonominë
Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se “qytetarët i paguajnë shtrenjtë përallat e Mickoskit se ekonomia e Maqedonisë është e treta në Evropë”.
Nga LSDM theksojnë se “kur qytetarët hyjnë në një dyqan, kur shkojnë në treg, kur paguajnë faturat, kur shikojnë portofolet e tyre të zbrazëta dhe frigoriferët e zbrazët, ata e dinë më së miri se sa realiste është përralla e Mickoskit për ekonominë e tretë në Evropë”.
“Me Mickoskin, standardi i jetesës së qytetarëve po përkeqësohet dita-ditës, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para dhe jetojnë gjithnjë e më keq. Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se perimet janë më të shtrenjta me mbi 38%, frutat me mbi 10% dhe çmimet e shitjes në bujqësi me 23%. Mishi, vezët, vaji i ullirit janë më të shtrenjta… gjithçka është në lajme. Dhe pagat nuk lëvizin, të gozhduara në fund, punëtorët e RMV-së kanë pagat më të ulëta në Evropë”.
“Ekonomia është në një trend në rënie. Investimet kanë rënë me mbi 60%. Kompanitë po pushojnë nga puna punëtorë, ka mbi 1,500 punëtorë të pushuar nga puna vetëm në pak muaj. 180 milionë euro, që nga muaji i kaluar, është borxhi për rimbursimet e TVSH-së ndaj kompanive. Ndërsa tregon përralla për ekonominë e tretë në Evropë, Mickoski nuk ka marrë masa për të ndihmuar qytetarët në krizë dhe për të mbrojtur standardin”, thonë nga LSDM.
Lajme nga vendi
HELM MINJSH NË USHQIM PËR FOSHNJE – PRODUKTI HIQET NGA SHITJA!
Një skandal serioz po trondit Evropën, pasi në kavanoze për ushqime foshnjash të brendit HIPP në Austri ishte zbuluar prania e helmit të minjve. Janë ngritur alarme urgjente dhe ka nis tërheqja masive nga shitja e produkteve të dyshimta.
Brendi i ushqimit për foshnje “HiPP” ka tërhequr disa nga kavanozët e tij pasi mostra në Austri, Sllovaki dhe Çeki kanë rezultuar pozitive për helm miu, njoftuan autoritetet austriake.
Ata dyshojnë për manipulim me kavanozë 190-gramësh me pure për foshnje pesëmuajshe, të përgatitura nga karrota dhe patate, të cilat shiteshin në supermarketet SPAR në Austri. Mostra e parë rezultoi pozitive të shtunën.
HiPP theksoi se, si masë paraprake, po tërheq kavanozët e shitur në supermarketet SPAR në Austri, ndërsa dyqanet në Sllovaki dhe Çeki kanë larguar nga shitja të gjitha produktet e ushqimit për foshnje të këtij brendi.
Testimet u kryen pasi një konsumator raportoi për manipulim të një kavanozi, bëri të ditur policia, megjithëse askush nuk e kishte konsumuar ushqimin.
Helmi për minj zakonisht përmban substancën bromadiolon, e cila pengon mpiksjen e gjakut, sipas Agjencisë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore. Gëlltitja e këtij helmi mund të shkaktojë gjakderdhje, mavijosje dhe prani gjaku në jashtëqitje. Simptomat mund të shfaqen dy deri në pesë ditë pas konsumimit.
Lajme nga vendi
Nxënësit më të mirë garojnë në Olimpiadën Kombëtare të Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut
Gara Kombëtare e Olimpiadës së Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut u mbajt me sukses të shtunën me date 18.04.2026, në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, duke bashkuar nxënësit më të talentuar të shkollave të mesme të vendit në fushën e ekonomisë.
Pas fazës rajonale shumë konkurruese të zhvilluar në 7 qendra rajonale (Shkup, Tetovë, Kumanovë, Shtip, Prilep, Strugë dhe Gostivar), nxënësit më të mirë garuan në nivelin kombëtar, duke shënuar kulmin e muajve të përgatitjes, të mësuarit dhe të garimit.
Ngjarja mblodhi nxënës, mësues, partnerë institucionalë dhe mbështetës të sektorit privat, duke theksuar rëndësinë në rritje të aftësive të edukimit ekonomik dhe të të menduarit kritik tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut.
Në nivel rajonal, tre studentët më të mirë në secilin prej shtatë rajoneve u vlerësuan me:
Vendi i parë: Laptop
Vendi i dytë: Tablet
Vendi i tretë: Orë të mençur
Në nivel kombëtar, gara vazhdoi me një garim edhe më konkurrues. 10 nxënësit më të mirë në nivel kombëtar u shpërblyen me kuponë prej 200 eurosh, të mbështetur nga kompani nga sektori privat, duke njohur performancën e tyre të shkëlqyer.
5 nxënësit më të mirë do të përfitojnë më tej nga pjesëmarrja në një kamp përgatitor dhe mundësinë për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomiksit në Greqi, duke i vendosur ata në një skenë globale së bashku me kolegë nga e gjithë bota. Në partneritet me Universitetin e Evropës Juglindore, gara gjithashtu ofron mundësi të konsiderueshme akademike për tre nxënësit më të mirë, ku vendi i parë përfitoi bursë 100% në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, vendi i dytë bursë 70% dhe vendi i tretë bursë 50%. Këto bursa synojnë të mbështesin dhe inkurajojnë zhvillimin e vazhdueshëm akademik të ekonomistëve të rinj më të shkëlqyer të vendit.
Duke njohur rolin thelbësor të edukatorëve, kjo garë e Olimpiadës dha edhe Çmimet e Koordinatorëve apo mentorëve më të Mirë në secilin prej 7 rajoneve, secili duke marrë një çmim prej 200 dollarësh, si dhe Koordinatori më i Mirë në nivel kombëtar, i cili shpërbleu një udhëtim për dy persona në Stamboll. Këto çmime njohin përkushtimin dhe ndikimin e profesorëve në përgatitjen dhe mentorimin e nxënësbe gjatë gjithë procesit të Olimpiadës.
Olimpiada e Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut organizohet nga Instituti i Alternativës Liberale (LAI) dhe mbështetet nga Iniciativa e Bazave Ekonomike (EFI), në partneritet me Universitetin e Evropës Juglindore dhe një rrjet të gjerë partnerësh dhe sponsorësh.
-
Lajme nga bota4 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni4 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport4 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

