Lajme nga vendi
Kovaçevski: Çmimet e produkteve bazë janë ulur për 10%, kemi ulje edhe te prodhimi i mishit
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se çmimet e produkteve bazë në vend është ulur për 10 për qind.
“Çmimet janë ulur për 10 për qind, siç folëm, dhe kjo mund të shihet gjithkund, gjithashtu edhe tek prodhimet e mishit ka ulje deri në 12 për qind, dmth nga 5 deri 12 për qind, mesatarja është diku 8 për qind nga shitja e përgjithshme e disa produkteve”, deklaroi Kovaçevski,
Kryeministri u lavdërua se për dy muaj me radhë inflacioni në vend ka shënuar rënie, ndërsa thotë se i njëjti është në nivel me disa shtete evropiane.
“Nëse i shihni shkallët mujore të inflacionit atëherë dy muaj me radhë shkalla e inflacionit është ulur ndërsa inflacioni vjetor me të cilin e mbyllëm vitin është në nivel që e kemi edhe në shtete tjera evropiane”, theksoi Kovaçevski.
Lajme nga vendi
BANORËT E LAGJES JASHTË VARDARIT – RRETHI NË V.S.BATO TË BËHET SA MË SHPEJTË (video)
Po flitet gjatë kohë, por punë nuk po bëhet. Kjo është ankesa e banorëve të lagjes jashtë vardarit kur pyeten për rrethrotullimin e premtuar nga Komuna e Tetovës, që pritet të lidh dy lagje të mëdha të qytetit.
Banorët thonë se me realizimin e rrethrotullimit, përveç se do të shkurtohet rruga dhe do të lehtësohet qarkullimi, më me rëndësi është rritja e sigurisë për nxënësit që kalojnë këtë rrugë dhe të pleqve që shkojnë 5 herë në ditë në xhami.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se kanë përfunduar të gjithë procedurat dhe se janë në pritje të një leje komunikacioni nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ai premton se me tu marr kjo leje, menjëherë do të fillojnë punimet.
“Aty duhet të sigurojmë leje të komunikacionit. Projekti ekgziston, procedurat janë bërë të gjitha për shpronsim. Ka mbetur vetëm leja e komunikacionit që duhet ta sigurojmë nga Ministia e Punëve të Brendshme që të nisin punimet për depërtimin e asaj rruge aty” tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.
Banorët presin që këto projekte të realizohen sa më shpejt, pasi deri atëherë rreziku për aksidente mbetet i lartë, veçanërisht për fëmijët dhe këmbësorët që kalojnë çdo ditë në këtë segment rrugor. Kujtojmë se edhe pengesat për zhvillimin e shpejtësisë apo policët rrugorë në jëtë zonë janë të dëmtuara dhe deri tani as Komuna e as Policia nuk kanë ndërmarrë asgjë për sanimin e tyre. Në mungesë të pengesave, shpejtësia që zhvillohet nga shoferët e papërgjegjshëm është jashtëzakonisht e madhe. Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak se pranë kësaj rruge ndodhen një çerdhe, një shkollë fillore dhe një xhami, ndërsa çdo ditë dhjetëra fëmijë dhe qytetarë detyrohen ta kalojnë rrugën./Tv Koha/
Lajme nga vendi
A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.
Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.
Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.
Lajme nga vendi
“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!
Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.
Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.
Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.
PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm
“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”
Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.
Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

