Lajme nga vendi
Viktima e parë nga gripi stinor
-
Regjistrohet viktima e parë si pasojë e gripit stinor për këtë vit. Bëhet fjalë për një 65 vjeçar nga Shkupi, te i cili është konstatuar influenca A/H3. Pacienti, i cili ka ndërruar jetë nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit, ndërsa po kurohej në Klinikën Infektive. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik theksohet se pacienti i cili ka ndërruar jetë ka vuajtur edhe nga sëmundje të zemrës si dhe nga mushkëritë e bardha. Nga Klinika Infektive nuk japin detaje për këtë rast. Jo zyrtarisht mësohet se ai ka qenë i shtruar një muaj në Klinikë, përkatësisht gjatë gjithë dhjetorit, ndërsa ka ndërruar jetë më 1 janar. Gjatë sezonit të gripit, gjithsej janë regjistruar 3 viktima. Dy nga Shkupi dhe një nga Dibra. Raporti i fundit i institutit të Shëndetit Publik tregon se gjatë javës së parë të janarit janë regjistruar 821 raste me grip stinor, që është për rreth 350 raste më shumë krahasuar me një javë më parë, ndërsa për rreth 75% ky numër është më i lartë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Moshat nga 0-4 vjeç mbeten më të prekurat nga gripi. Autoritetet shëndetësore bëjnë apel për vaksinim kundër gripit. Nga Qendra e Shëndetit Publiknë Shkup thonë se me rritjen e numrit të të prekurve nga gripi është rritur dhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.Deri më tash me vaksina kundër gripit sezonal janë imunizuar rreth 60,000 qytetarë./TV KOHA/
Lajme nga vendi
Shitjet e apartamenteve në Maqedoni u pakësuan me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, në tregun e pasurive të paluajtshme u regjistruan 7.679 transaksione, 8.2 për qind më pak se në tremujorin paraardhës.
Blerjet u reduktuan me 12.1 për qind, ndërsa qiratë shënuan rritje prej 2.8 për qind.
Vlera e përgjithshme e transaksioneve arriti në 339 milionë euro, duke rënë me 3.6 për qind nga tremujori i mëparshëm. Blerjet përbënin 337.8 milionë euro dhe ranë me 3.6 për qind, kurse qiratë kapën vlerën 1.1 milionë euro, 10.2 për qind më pak.
Ndryshe nga shitjet, qiratë e banesave u shtuan: numri i tyre u rrit me 45 për qind dhe shuma totale mujore e qirave me 31 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës./albeu.com/
Lajme nga vendi
“KUFIRI PREJ PËLHURE”: MIMOZA VELIU RIKTHEHET NË TETOVË ME ROMANIN E SAJ TË DYTË
Tetova, qyteti i lindjes, kujtimet dhe kufijtë e padukshëm që shoqëria vendos mbi individin, janë në qendër të romanit “Kufiri prej pëlhure” të shkrimtares Mimoza Veliu.
Vepra e saj e dytë u prezantua në një mbrëmje letrare në Shift Center në Tetovë. Gërshetim brezash, adhurues të fjalës së shkruar, miq e mikesha të autores, ishin të pranishëm në këtë promovim që përmes një bashkëbisedimi mes autores, botueses Arlinda Dudaj dhe analistes Adelina Marku, nën moderimin e Rudina Zeqirit.
Përmes këtij romani, Veliu trajton tema si identiteti, morali, marrëdhëniet e pushtetit dhe, në veçanti, pozitën e gruas në shoqëri. Titulli simbolizon kufijtë që në dukje mund të jenë të brishtë, por që shpesh janë të vështirë për t’u kapërcyer.
Për autoren, prezantimi i romanit në Tetovë kishte një domethënie të veçantë, pasi bëhet fjalë për qytetin ku ka lindur dhe me të cilin e lidhin shumë kujtime dhe emocione.
Si fotografe, Veliu tha se është mësuar ta vëzhgojë botën përmes detajeve, ndërsa si shkrimtare përpiqet t’u japë zë historive dhe ndjenjave që nuk duken gjithmonë në sipërfaqe, veçanërisht historive të grave.
“Kufiri prej pëlhure” është një roman që flet për të gjithë ne, për zgjedhjet që i bëjmë ditë për ditë, për të vërtetat e heshtura, për kufijtë që në fakt mund të jenë të hollë sa një pëlhurë, por nuk i zhbëjnë dot.
Këtë në Tetovë e dijmë shumë mirë.
Mesazhi i romanit është se perdja mund të shqyhet, por kufijtë që na i vendos shoqëria mund të na ndjekin gjatë gjithë jetës./Tv Koha/
Lajme nga vendi
As shqipja, as Evropa nuk i pëlqejnë Apasievit: Sulmon takimin Shasivari–Rokas!
Pas shqipes, tani Dimitar Apasievi sulmon edhe takimin e ministrit Jeton Shasivari me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.
I pengon shqipja, i pengon Evropa, i pengon barazia e shqiptarëve! Ndërsa për politikat e Moskës dhe Pekinit tregon një afërsi që nuk e fsheh dot.
Shqipja nuk ndalet, Evropa nuk ndalet dhe shqiptarët nuk marrin leje nga Apasievi!

-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

