Connect with us

Lajme nga vendi

LSDM: Realizimi më i lartë i investimeve kapitale në vitin 2022

Published

on

“Politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM japin rezultate të dukshme. Viti 2022 është viti i realizimit më të madh të investimeve kapitale deri më tani, në vlerë prej 465 milionë euro”, njoftoi LSDM në pushtet.

Nga aty theksojnë se “përkundër faktit se viti i kaluar u shënua nga kriza ekonomike botërore, pothuajse 90 për qind e projekteve të planifikuara kapitale janë realizuar, që është përqindja më e lartë në krahasim me 10 vitet e kaluara. Vlera e investimeve të shtetit mbi atë bazë në tre vitet e fundit arrin në 1.1 miliardë euro. Janë realizuar 1300 kilometra infrastrukturë rrugore, ka filluar ndërtimi i linjës hekurudhore me vlerë 600 milionë euro”.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ekskluzive: Qeveria formon grup pune për provimin e jurispudencës në gjuhën shqipe

Published

on

Agjencia e lajmeve INA mëson se mbrëmë në Qeveri ka pasur takim të përfaqësuesve të studentëve të peticionit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe me Kryeministrin Mickoski dhe Zëvendës-Kryeministrin Sali ku mes tjerash është rënë dakord që të formohet një grup pune i ekspertëve të së drejtës kushtetuese për hartimin e zgjidhjes juridike të kësaj çështjeje.

INA ekskluzivisht i mëson dy emrat e profesorëve që do të jenë pjesë e këtij grupi të punës: Jeton Shasivari profesor i së drejtës kushtetuese në UEJL dhe Denis Preshova profesor i së drejtës kushtetuese në UKIM.

Përndryshe profesor Shasivari njihet në opinion si “thyes i barrierave gjuhësore” sepse siç kemi raportuar më herët, në shtator të vitit të kaluar e “theu akullin” para Gjykatës Kushtetuese duke folur për herë të parë në histori plotësisht në gjuhën shqipe duke treguar se shqipja e ka vendin e merituar para gardianit të kushtetutës.

Kujtojmë se më parë, politikani si Talat Xhaferi kishte filluar fjalimin shqip në këtë institucion, por për mungesë të përkthimit kishte vazhduar në maqedonisht.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sindikata e hotelerisë mbështet ligjin e ri për duhanin, por kërkon masa për ruajtjen e vendeve të punës

Published

on

Ligji i ri për duhanin sërish hap debatin për balancën mes shëndetit publik dhe efekteve ekonomike mbi hotelierinë, gastronominë dhe turizmin.

Sindikata e punëtorëve të këtyre sektorëve paralajmëron vërejtje ndaj ndryshimeve të propozuara, por nuk është kundër Ligjit. Ata duan të parandalojnë zvogëlimin shtesë të kuadrit tashmë deficitare në sektor.

Nga Sindikata e hotelieri-turizmit porosisin se e mbështesin miratimin e Ligjit, por paralajmërojnë se zbatimi i tij mund të ketë pasoja ekonomike nëse nuk parashihen mekanizma mbrojtës për vendet e punës.

“Duhet të gjenden mënyra dhe masa që i njëjti të mos kontribuojë në uljen e numrit të punëtorëve në këtë sektor. E dimë se këta dy sektorë janë deficitare me kuadër, përveç pagave të ulëta, një pjesë e punëtorëve po largohen jashtë vendit. Kështu që konsiderojmë se edhe kjo do të jetë një lloj goditjeje e vogël për po ashtu uljen e numrit të punëtorëve në këta dy sektorë”, tha Stojançe Kashikovski.

Sipas Sindikatës, hotelieria dhe turizmi edhe tani përballen me mungesë fuqie punëtore. Një pjesë e punëtorëve largohen jashtë vendit për shkak të pagave të ulëta, ndërsa çdo restriksion shtesë që do të ndikonte në qarkullimin e objekteve mund të nënkuptojë edhe goditje të re ndaj punësimit. Pikërisht për këtë arsye, propozimi i tyre shkon në drejtim të një zgjidhjeje të ngjashme me zgjidhjen e mëparshme ligjore.

Advertisement

“E dimë se edhe në Ligjin e deritanishëm që parashihte hapësira të caktuara për duhanpirësit ose të ashtuquajturat veranda, parashihte pra një pjesë të tillë ku duhanpirësit do të jenë në mundësi të gëzojnë thjesht atë kënaqësinë e tyre”, deklaroi Stojançe Kashikovski.

Nga sindikata theksojnë se verandat ose pjesët e veçanta për duhanpirës janë pjesë kyçe për biznesin, por kyç është edhe zbatimi i qëndrueshëm dhe kontrollet e shtuara inspektuese.

Mesazhi i sindikatës është mbështetje për një ligj që do ta mbrojë shëndetin publik, por me zgjidhje të dizajnuara me kujdes që nuk do të shkaktojnë largim shtesë të kuadrit dhe mbyllje të vendeve të punës në një sektor që edhe ashtu përballet me sfida serioze. /tv21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndoti rrugën me goma të pista, gjobitet me 1.300 euro

Published

on

Komuna e Aerodromit në Shkup ka shqiptuar një gjobë prej 1.300 euro për një kompani ndërtimi dhe personin përgjegjës të saj, për shkak të shkeljes së Ligjit për Pastërtinë Publike.

Gjatë një kontrolli të kryer në një kantier ndërtimi në afërsi të shkollës së mesme “Dimitar Vllahov” në këtë komunë, inspektorët kanë konstatuar se mjetet e ndërtimit po qarkullonin me goma të papastruara, duke ndotur kështu sipërfaqet publike me baltë dhe mbetje të tjera.

​Nga Komuna e Aerodromit paralajmërojnë se do të ketë mbikëqyrje të shtuar inspektuese dhe theksuan se çdo shkelje do të sanksionohet ashpër. Fokus i veçantë do t’i kushtohet mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe mbajtjes së një mjedisi të pastër dhe të sigurt përreth vendeve ku kryhen punime ndërtimore.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat