Lajme nga vendi
Katër milionë denarë subvencione për “Tetova Transport”, kjo është arsyeja
Me kërkesë të Ndërmarrjes publike komunale “Tetova transport”, këshilli miratoi sot subvencion prej 4 milionë denarësh për ‘ti mbuluar shpenzimet për vitin e kaluar. Kreu i Tetovës tha se pos kësaj shume ndërmarrja do ketë nevojë edhe për përkrahje tjetër shtesë për vitin 2023 ndërkohë shtoi se shqyrtojnë mundësinë e gjetjes së një modeli të subvencionimit të rregullt.
“Në bazë të llogarisë përfundimtare, del që ndërmarrjes i mungojnë apo ka nevojë për përkrahje diku rreth 4 milionë për t’i përmbyllur gjitha shpenzimet të cilat ndërmarrja i ka bërë në vitin 2022 dhe në bazë të parashikimeve, programin që kemi paraparë për vitin 2023, ndërmarrja në nivel vjetor do të ketë nevojë për subvencionim diku 18 milionë denarë”, tha Bilall Kasami, Kryetar I Komunës së Tetovë.
“Dua të potencoj faktin se gjithkund në botë ndërmarrjet publike që merren me transportin e qytetarëve funksionojnë me humbje sepse janë në shërbim të qytetarëve. Që ajo ndërmarrje të jetë me saldo zero apo saldo positive, duhet që një biletë për qytetarët të kap vlerën prej 100 denarë që është absurditet”, u shpreh Besar Durmishi, Kryetar I Këshillit komunal.
Ekipi i Alsat doli në terren për të parë nga afër funksionimin e autobusëve të qytetit.
“Ndodhemi në autobusin 1A i cili brenda një ndërrimi qarkullon 50 km brenda qytetit të Tetovës. Shoferët e autobusëve thonë se për një turn shesin mbi 300 bileta, numër ky i cili është shumë i lartë krahasuar me disa muaj më parë kur transporti publik në Tetovë përdorej shumë pak nga ana e qytetarëve”, raporton Vjollca Aliti, gazetare e Alsat.
“E përdorim ndonjëherë autobusin, dy herë në javë”.
“Në qytet nuk e përdori autobusin, lëvizi me taksi apo veturë”.
Komuna e Tetovës edhe disa muaj më parë ndihmoi financiarisht ndërmarjen publike, mjete të cilat sic deklaruan atëherë ishin të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve.
Ndryshe, NPK Tetova Transport ka mbi 30 të punësuar, 12 prej të cilëve janë shoferë, 12 kontrollorë dhe pjesa tjetër administratorë. /Alsat.mk Gazetare: Vjollca Aliti
Lajme nga vendi
Bilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
Lajme nga vendi
Menduh Thaçi: A ju kam thënë se Ali Ahmeti nuk e bëri kurrë shtetësinë e shqiptarëve kushtetuese
A ju kam thënë?
Ali Ahmeti nuk e bëri kurrë shtetësinë e shqiptarëve kushtetuese – prandaj humbja e tij është vetëm kthimi në pikën zero i një mashtrimi politik.
Menduh Thaçi
A ju kujtohet ajo fjalia ime e shtatorit për Ali Ahmetin: “Kur nukfrikësohet më askush nga lufta dhe flamuri yt, ti je vetëm një kujtim politik që ende nuk është zëvendësuar.”
Tani më thoni: a nuk ndodhi pikërisht kjo?
A ju kam thënë?
Nuk është as hakmarrje, as krekosje, as krenari kur njeriu kujton se çfarë ka paralajmëruar dhe kur çdo gjë ndodh ashtusiç është thënë. Është vetëm dhembje për një rrugë të humbur.
Kjo është një letër publike që nuk synon të festojë humbjen e askujt.Është një dëshmi për atë që kam thënë,për atë që kam parë dhe për atë, së cilës kamrefuzuar t’i bashkohem.
Kur refuzova të hyj në zgjedhjet e fundit, më quajtën ‘i dorëzuar’. Më quajtën ‘plak politik’. Më quajtën ‘i parëndësishëm’. Por, unë nuk isha asnjë nga këto. Isha njeriu që e njihte shtratin e kësaj përmbytjeje. Dhe sot, mbi ujërat që lanë gurët e vjetër, unë po ju flas edhe një herë.
Kam thënë se Ali Ahmeti nuk ka ndërtuar një sistem kushtetues për shqiptarët. Ka ndërtuar një sistem premtimesh politike që varen nga vullneti i maqedonasve. Ka bërë marrëveshje që nuk shkruhen në ligj.Ka jetuar mbi një pushtet që nuk është i garantuar në Kushtetutë.
Dhe kështu, sa herë që maqedonasit ndryshojnë mendje, shqiptarët kthehen në pikën zero. Kjo është ajo që ndodhi.Dhe kjo është ajo që ndodh gjithmonë kur të drejtat nuk janë të normuara me Kushtetutë, por të deleguara si favore politike – grupore apo personale.
Është e thjeshtë: VMRO fitoi. Por nuk fitoi vetëm. Fitoi me ndihmën e shqiptarëve të ndarë. Fitoi me ndihmën e një Albin Kurti që nuk e kuptoi kurrë Maqedoninëe Veriut. Ose ndoshta e kuptoi, por kishte prioritet tjetër.
Mickoski e poshtëroi Ali Ahmetin në Kërçovë, në shtëpinë e tij. E rrëzoi Taravarin në Gostivar. E mundi Zijadinin në Dibër dhe në Strugë. E mundi gjithandej.
Por pastaj bëri diçka më të rëndë: e përçmoi Albin Kurtin dhe e përdori për të marrë votën shqiptare e për ta braktisur më pas. I tregoi se Kosova nuk i duhet. Shqipëria nuk i duhet. Atij i duhen vetëm shqiptarët që e ndihmojnë të bëhet zot i shtetit.
Pa organizim politik, nuk ka popull – ka vetëm mëhalla, katunde dhe shehre (qytete).
Dhe kjo nuk ndodh rastësisht. Ndodh sepse nuk ka më organizim politik shqiptar. Ka vetëm mëhalla e feude. Ka vetëm grupe nepotiste që kërkojnë hisen e tyre, jo të drejtën e përbashkët. Dhe aty ku ka feude, nuk ka më barazi. Ka thërrime, ka troshka.
Mickoski dhe maqedonasit nuk e duan një shtet multietnik. Ata duan një shoqëri multietnike, ku shqiptarët janë komunitet, jo shtetformues.
Dhe sa herë që shqiptarët i nënshtrohen këtij modeli, e bëjnë veten më pak se ç’kanë qenë.
Në vitin 2001 u keqpërdorën aspiratat historike të shqiptarëve.Atëherë politika shqiptare ishte Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). Luftën e bënë shqiptarët dhe Kosova – politikën e bëri PDSH. Sot nuk ka as luftë, as politikë.Ka spektatorë që çojnë flamuj në protesta dhe presin që t’u vijë ftesa për koalicion.
Riorganizimi politik është i vetmi shpëtim
Nuk ka më asnjë rrugë tjetër përveç riorganizimit politik shqiptar – një organizim që e vendos barazinë në Kushtetutë, që e shkruan të drejtën, jo vetëm e premton atë, që e ndan pushtetin jo si favor dhe nder, por si detyrim ligjor dhe kushtetues.
Shqiptarët nuk duhet të kërkojnë më vend në qeveri. Duhet të kërkojnë vend në Kushtetutë. Sepse kur të drejtat nuk janë të shkruara, ato mbeten vetëm nënshkrime që fshihen sa herë t’u teket maqedonasve.
Dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka më luksin të heshtë.Në këtë rrugë, nuk jemi vetëm ne që kemi faj. Edhe ajo nuk ka artikuluar kurrë një rrëfim të barabartë për Maqedoninëe Veriut. Ka toleruar një sistem ku një palë sundon dhe pala tjetër duhet të jetë e kënaqur që ekziston.
Është e qartë: VMRO dhe maqedonasit nuk e duan Evropën. Sepse e dinë se hyrja në BE do të kërkonte përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Dhe kjo e përmbys identitetin që ata pretendojnë. Prandaj zgjedhin Serbinë. Zgjedhin nacionalizmin. Zgjedhin izolimin. Zgjedhin që shqiptarët të mbeten dekor.
Kurse e vërteta është kjo: vetëm rruga drejt Brukselit e mban gjallë Maqedoninëe Veriut. Dhe vetëm shqiptarët janë garantuesit e kësaj rruge. Sepse vetëm shqiptarët besojnë në vlerat e civilizimit perëndimor dhe në shtetin multietnik. Sepse vetëm shqiptarët e kuptojnë se pa të drejta të shkruara nuk ka barazi reale.
Bashkësia ndërkombëtare e di shumë mirë se Maqedoniae Veriut është zonë tampon – për Shqipërinë, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe tani edhe Kosovën. Dhe çdo përçarje brenda saj ndodh përmes shqiptarëve.
Tani që gjithçka ndodhi siç ishte paralajmëruar, kjo letër nuk është më thirrje – është dokument. Nëse ende ka dikush që nuk e kupton çfarë ndodhi me Ali Ahmetin dhe me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, le ta lexojë edhe një herë këtë tekst – dhe le tëpyesë veten:
Kush është i radhës që do ta harrojë veten duke heshtur për të tjerët?
Lajme nga vendi
Edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve policia do të përdorë dronë për të ndjekur sigurinë
Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, u takua dje me udhëheqjen e të gjitha qyteteve ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Në takim u shqyrtua situata e sigurisë në terren, sfidat dhe aktivitetet që policia po ndërmerr në pritje të ditës së zgjedhjeve.
Drejtori Janev theksoi se detyrimi i policisë është i qartë, të sigurojë një proces zgjedhor paqësor, të sigurt dhe demokratik, duke marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që qytetarët të mund të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre demokratike për të votuar, pa presion, frikë apo kërcënime.
Në të njëjtën kohë, u theksua se nuk ka dhe nuk do të ketë tolerancë për asnjë veprim të paligjshëm, dhe çdo përpjekje për të prishur procesin zgjedhor do të sanksionohet me një reagim të shpejtë, profesional dhe vendimtar të policisë.

