Lajme nga vendi
Furrtarët në konferencë shtypi, do të tregojnë qëndrimin pas vendimit se obligohen të prodhojnë dhe dorëzojnë bukë

Gjatë ditës pritet të shpallet qëndrimi i furrtarëve pas vendimit të mbrëmshëm për përcaktimin e detyrimit të tregtarëve për blerjen dhe shitjen e llojeve dhe sasive të mallrave individuale tek konsumatorët sipas një porosie të caktuar, me të cilin prodhuesit e bukës janë të obliguar që të prodhojnë dhe nxjerrin në treg bukë me çmim të ngrirë, në një sasi prej të paktën 80 për qind të prodhimit në dhjetor të vitit 2022.
Vendimi është ndarë nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk dhe ndër të tjera parashikon detyrimin që shitësit me pakicë që shesin bukë në strukturën e blerjes ditore të të gjitha llojeve të bukës të kenë të paktën 80 për qind të bukës me çmimin e ngrirë.
“Sot në Odën Ekonomike do të mbahet një konferencë shtypi ku do ta shpallim qëndrimin”, thonë për MIA-n sot në mëngjes përfaqësues të industrisë së furrës.
Furrtarët thanë dje se vendimi i tyre nga e hëna për të mos furnizuar dyqanet me bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë mbetet në fuqi.
Qeveria të martën mori vendim për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë deri në 450 gramë në 33 denarë. Arsyeja e kësaj mase, siç sqaruan kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat e Ekonomisë dhe Bujqësisë, Kreshnik Bekteshi dhe Lupço Nikollovski, është mospërmbushja e marrëveshjes nga kompanitë për dorëzimin e subvencionimit të energjisë elektrike, si dhe mbrojtja e “xhepit” të qytetarëve.
Lajme nga vendi
Moti sot me vranësira të ndryshueshme, pasdite jostabil dhe me reshje lokale të shiut

Moti sot me vranësira të ndryshueshme, pasdite jostabil dhe me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Vende vende do të ketë kushte për mot të ligë me reshje të dendura të shiut (mbi 15l/m2) dhe erë të përforcuar (mbi 60km/h).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 32 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 31 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Është regjistruar tërmet në Maqedoni

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.
Tërmeti është regjistruar në orën 06:35, në 16 kilometra në lindje të Qendrës Zhupës, njofton Qendra.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 15 kilometrash.
Lajme nga vendi
PUNËTORËT E “NAPREDOK” AKOMA PA RROGA, SHTYHET SËRISH SEANCA

Vazhdon anulimi I seancave gjyqësore në Gjykatën e Tetovës për ish punëtorët e shtypshkronjës “Napredok”. Rreth 50 punëtorë, pas mbylljes së shtypshkronjës për dy vjet radhazi vazhdojnë të kërkojnë 10 rrogat e papaguara. Ata kërkojnë që sa më shpejt kjo cështje të zgjidhet dhe të marrin atë që iu takon.
BEHIXHE SEJDIJA – E Punësuar “Do vazhdojmë ta ngrejmë zërin se ne kemi të drejtë. U mbyll firma jonë. Punë kishte shumë dhe ne mbetëm në rrugë. Unë jam me 45 vjet stash pune, mbetëm në rrugë, kjo nuk është në rregull. Më shumë jam e revoltuar me gjykatën e Tetovës se pse nuk merr hapa për ne. Edhe zërin do e ngrejmë edhe më tutje.”
ZHIVKA DIMOVSKA – Ish e punësuar “Pritëm tri muaj, që do të thotë se ky është viti I dytë, që presim seancën gjyqësore të mbahetdhe me shpresë se një ditë, do të realizohet. Për fat të keq, erdhëm edhe para tre muajve, na thanë që të vijmë sot me shpresën se do të mbahet seanca POR ASHTU SIC E PATË EDHE SOT U ANULUA. Për shkak se nuk kishte procesverbalist. Por ne u zotuam që do ta bëjmë procesverbalistin, pasi jemi pa punë që njëherë e përgjithmonë ti vihet fundi kësaj teme. Të na japin vetëm Rrogat tona sepse nuk kërkojmë tjetër gjë. Nuk e di pse është kaq e vështirë? Ku kanë shkuar rrogat tona, Le të ulet pronari Pavle Petrov, le të ulet Mirosllav Gërcarovski, le të merren vesh se cili duhet t’I jap rrogat dhe le ta zgjidhin problemin.”
Përndryshe, shtypshkronja Napredok ka qenë një ndër shtypshkronjat më të vjetra në rajonin e Tetovës. E njëjta ka qenë shtypshkronjë shtetërore por më pas u privatizua dhe arriti të funksionojë deri në fund të vitit 2023. Që nga ajo kohë punonjësit nuk kanë marrë pagat e 10 muajve punë në këtë shtypshkronjë dhe vazhdojnë të zvarriten në seancat gjqësore.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve