Connect with us

Lajme nga vendi

Autostradat/ Grubi: Ka dallim midis 1 miliardë euro për stiropor dhe përmendore dhe 1 miliardë për autostrada

Published

on

 Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka marrë pjesë në ekspozenë mujore: “Bechtel dhe Enka” mundësi, sfidë dhe përgjegjësi.

Dua të përmend se së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, të gjithë kolegët e mi në Qeveri dhe anëtarët e Komitetit Menaxhues për Korridorin 8 të cilin e kam menaxhuar, që në fillim e kemi informuar opinionin përmes mediave dhe rrjeteve sociale për të gjitha hapat që kemi ndërmarrë për ta hequr këtë projekt nga labirintet burokratike, duke ditur rëndësinë e tij të madhe për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, ka theksuar mes tjerash Grubi.

Në vazhdim fjalimi i plotë i z. Grubi:

Fillimisht, më lejoni t’ju falënderoj për ftesën dhe t’ju përgëzoj për prezantimin e kësaj qasjeje të re inovative të diskutimit të titulluar “Adresa mujore për çështjet aktuale”, një dimension krijues i synimit të çështjeve thelbësore për zhvillimin e vendit, duke i trajtuar ato nga këndvështrime të ndryshme, me gjithë polemikat që krijohen në publik, për të pastruar mjegullat që krijojnë paragjykime dhe ngjallin dyshime. Transparenca në kryerjen e punës është parimi kryesor mbi të cilin duhet të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e vendit në rrugën e jetës cilësore, prandaj konsideroj se kjo iniciativë e juaja është një domosdoshmëri.

Më vjen mirë që ky format që nisët, vë në fokus të analizës një nga temat që shkaktoi shumë vëmendje dhe stuhi të madhe në publik, atë të ndërtimit të Korridorit 8, projektit më të madh të infrastrukturës dhe investimi më i madh në historinë e shtetit. Kjo për faktin se gjatë gjithë kësaj periudhe u fol shumë për këtë temë, pati optimizëm, entuziazëm nga njëra anë, por edhe një tendencë e paparë për të penguar fillimin e realizimit të këtij projekti dhe për ta denigruar nën çdo kusht nga ana tjetër.

Dua të përmend se së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, të gjithë kolegët e mi në Qeveri dhe anëtarët e Komitetit Menaxhues për Korridorin 8 të cilin e kam menaxhuar, që në fillim e kemi informuar opinionin përmes mediave dhe rrjeteve sociale për të gjitha hapat që kemi ndërmarrë për ta hequr këtë projekt nga labirintet burokratike, duke ditur rëndësinë e tij të madhe për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Advertisement

KRONOLOGJIA – Korridoret 8 dhe 10 – D

Më 26 janar 2021, Qeveria miratoi programin e NPRRSH, i cili përfshinte edhe autostradat

Trebenishtë – Struge – Qafë Thanë

Gostivar – Kërçovë,

Tetovë – Gostivar

Advertisement

Prilep – Manastir

Memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe konsorciumit Bechtel Enka u miratua në mbledhjen e qeverisë më 30 mars 2021 dhe menjëherë u formua një komision për nënshkrimin e tij.

Të nesërmen, më 31 mars 2021,  është nënshkruar Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet Bechtel – Enka dhe Qeverisë.

Më 30 qershor, 4 deputetë e dorëzuan projek-tligjin: “Ligji për Përcaktimin e Interesit Publik dhe nominimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën. Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe korridori 10 D (aksi i autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, në Kuvend.

Deputetët më 15 korrik e miratuan ligjin. Në seancë ishin të pranishëm 101 deputetë, 55 votuan pro, nuk pati asnjë abstenim apo kundër. VMRO-DPMNE vendosi që të mos votojë fare.

Advertisement

Ligji zbatohet si i veçantë dhe me të përjashtohet zbatimi i ligjeve të tjera në tërësi ose pjesërisht dhe parashihet që dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik të mos zbatohen për dhënien e kontratave që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe realizimin e Projektit.

Më 26 korrik 2021, Komisioni për Parandalimin Korrupsionit e kundërshtoi ligjin para Gjykatës Kushtetuese.

Më 9 dhjetor, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit, kështu që nuk kishte më asnjë pengesë për projektin me “Bechtel dhe Enka”.

Më 14 dhjetor, qeveria formoi Komitet për Negociata dhe një Ekip Negociator për zbatimin e projektit.

Anëtarët e Komisionit Negociator janë emëruar: Zëvendëskryeministri i Parë Grubi, Zëvendëskryeministri i atëhershëm për Luftë Kundër Korrupsionit Ljupço Nikolovski, Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, ministrat e Financave, Mjedisit Jetësor, Punës dhe Politikës Sociale, Ekonomisë. , Transportit dhe Lidhje dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike.

Advertisement

Në vendimin e Qeverisë figuron gjithashtu se anëtar i komitetit është përfaqësues i partisë më të madhe opozitare në Kuvend.

Kryetar i komitetit ishte Artan Grubi. Komiteti mbajti 6 seanca.

Më 28 dhjetor, NPRRSH publikoi njoftimin për përzgjedhjen e mbikëqurjes dhe këshilltarit ligjor transaksional për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d.

Më 29 mars, Gjykata Kushtetuese vendosi të fillojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 12 të Ligjit Special

Më 17 maj 2022, NPRRSH mori vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme – Instituti IGH nga Zagrebi.

Advertisement

Më 13 korrik 2022, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin 12 të Ligjit për Nominimin e Partnerit Strategjik.

Më 12 gusht, NPRRSH anuloi tenderin për shkak se IGH nuk dha garanci bankare.

Instituti IGH dorëzoi ankesë për anulim në Komisionin për Ankesa për Furnizime Publike më 19 gusht. Ankesa u refuzua si e pabazë.

Më 15 shtator, NPRRSH shpalli tender të ri për mbikëqyrje dhe konsulent.

Për tender aplikuan tre konsorciume.

Advertisement

Në NPRRSH ofertat e pranuara hapen më 25 tetor. “Inzherop” me ofertë rreth 17.9 milionë euro, Shoqëria IRD me ofertë prej 22.3 milionë euro dhe “Hill” me ofertë prej 24,9 milionë euro.

Komisioni i furnizimeve publike i ndërmarrjes së rrugëve, me datën 7 dhjetor zgjodhi ofertën e IRD Engineering ndër më të mirën. Dy kompanitë e tjera “Inzherop” dhe “Hill” dy javë më vonë dorëzuan ankesa.

Komisioni për ankesa për furnzimie publike, i hodhi poshtë ankesat e dy konsorciumeve si të pabaza.

Më 2 shkurt 2023, NPRRSH dhe IRD kanë nënshkruar një kontratë për mbikëqyrje në vlerë prej 26.3 milionë euro.

Negociatat e IRD-së me Bechtel dhe Enka nisën më 6 shkurt 2023 dhe përfunduan më 6 mars të po këtij viti.

Advertisement

Raporti përfundimtar i është dorëzuar Komisionit më 7 mars 2023, ku i njëjti është miratuar dhe më pas në të njëjtën ditë është miratuar edhe nga Qeveria.

Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën me “Bechtel dhe Enka”.

Konsorciumi do të ndërtojë rrugët për 1.3 miliardë euro, një shumë që mund të jetë më e lartë.

Guri themeli për Korridorin 8 u vendos më 4 Prill, Ditën e NATO-s, ndërsa punimet nisën më 22 prill.

Për shkak të rëndësisë për realizimin e projekteve të filluara për ndërtimin e drejtimeve rrugore Shkup – Bllacë, Kërçovë – Bukojçan, hekurudhën Kërçovë – Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridorit 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut emëroi Artan Grubin, Zëvendësin e parë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinator për monitorimin e punimeve dhe për koordinimin e të gjitha aktiviteteve, me qëllim të realizimit të tyre në kohë.

Advertisement

Më 10 prill 2023, deputetët dorëzuan 8 ligje me procedurë të shkurtuar për lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave për ndërtimin e korridoreve.

Guri themeli i Korridorit 10-D do të vendoset më12 maj 2023.

Projekti i ndërtimit të autostradës së Korridorit 8 dhe 10-D është projekt ambicioz me rëndësi kombëtare për të ndërtuar 109 kilometra autostradë për 57 muaj (4 herë më shpejt se mesatarja e ndërtimit në vendin tonë) përmes një modeli të ri të cilin e përdorin kompanitë ndërtimore më të mëdha dhe me përvojë në botë.

Ky realizim nëpërmjet “mënyrës së shpejtë” përdor përvojën e mëparshme të gjerë të kompanive më të mëdha të ndërtimit në botë për projektimit dhe ndërtimin e njëkohshëm, realizim për kursimin e kohës dhe për të ofruar një produkt me cilësi të lartë të sigurt për zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe lidhje rajonale në korridoret evropiane.

Arritja e këtij qëllimi kërkon fleksibilitet dhe kreativitet të caktuar në procesin rigoroz të projektimit dhe ndërtimit e një projekti; pa kompromentuar autostradën përfundimtare të cilësisë së lartë.

Advertisement

Ligji special i miratuar në korrik 2021, nga të gjithë deputetët, me propozim të deputetëve, vendosi këtë model të ri dhe potencoi se ligjet e tjera duhet të ndryshohen për të zbatuar dispozitat e kërkuara.

Këto përditësime të ligjeve janë thjesht një vazhdimësi e atij procesi të nisur në vitin 2021 nga vetë deputetët.

Ky model i mënyrës së shpejtë është agresiv dhe ushtron presion të njëkohshëm si mbi investitorin (shtetin dhe NPRRSH) ashtu edhe mbi partnerin strategjik për të angazhuar burime serioze për realizimin e projektit.

Qëllimi kryesor i projektit është realizimi i projektimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së Korridorit 8 dhe projektimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së Korridorit 10 – D, si projekte investuese kapitale me rëndësi strategjike dhe kombëtare për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo do të realizohet nëpërmjet ndërtimit të seksioneve të mëposhtme të Korridorit 8 dhe Korridorit 10 – D:

Advertisement
  • Seksioni 1: Tetovë – Gostivar

✓ Gjatësia e parashikuar: rreth 17.5 km

  • Seksioni 2: Gostivar – Bukojçan

✓ Gjatësia e parashikuar: rreth 30.3 km

  • Seksioni 3: Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë

✓ Gjatësia e parashikuar: 21.7 km

  • Seksioni 4: Prilep – Manastir

✓ Gjatësia e parashikuar: rreth 39.3 km,

IRD kishte detyrimin të kryente shërbimet që mbulonin aktivitetet lidhur me negocimin nga ana e këshilltarit të transaksioneve ligjore për ndërtimin e seksioneve të autostradës nga partneri strategjik.

Negocimi përfshiu të gjitha nenet e kontratës, të dhënat e kontratës, kushtet e kontratës së ndërtimit të bazuar në Librin e Kuq të Modifikuar FIDIC, versioni i kontratës 1999, në bazë të përvojave të ekzekutimit të shpejtë të punimeve të ndërtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor me realizuesin e punëve NP BECHTEL & ENKA.

Këto negociata janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin përkatës që është në fuqi, kryesisht duke u bazuar në dispozitat e Ligjit Special.

Me këtë projekt, nga një rreth rrotullim në Ballkan, me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10, Maqedonia e Veriut më në fund bëhet një udhëkryq i vërtetë i Ballkanit, një mundësi për të qenë në hartën e trafikut dhe ekonomik të Evropës.

Për herë të parë, si shtet, po lidhemi me perëndimin dhe lindjen, dhe jo thjesht të lidhim veriun me jugun si më parë. Lidhemi me portin e Durrësit dhe me portin e Burgasit. Në krahasim, deri tani ne kemi pasur akces vetëm në portin e Selanikut. Tani do të kemi tre porte në dispozicion dhe kjo është një mundësi dhe perspektivë e shkëlqyer zhvillimi për biznesin dhe shtetin.

Advertisement

Me Kontratën për Korridoret 8 dhe 10-d parashikohet të ndërtohen rreth 110 kilometra autostradë në 4.7 vitet e ardhshme ose 23 kilometra autostradë në vit.

Vendimi i Bashkimit Evropian për ta përfshirë atë në hartën e korridoreve evropiane dëshmon për rëndësinë e këtij korridori. Autostradat e reja Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, së bashku me autostradën Kërçovë – Ohër, do të mundësojnë një linjë komunikacioni sipas të gjitha standardeve moderne, e cila do të na bëjë epiqendër për të gjithë rajonin.

Lidhja që i  mundëson  nga këto dy korridore, nënkupton zhvillim të barabartë rajonal, përmirësim të portofolit ekonomik të shtetit dhe klimës së biznesit, rritje të investimeve të huaja, transferim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, hapje tregjesh të reja dhe lidhje më të mirë me partnerët ndërkombëtarë dhe tregtarë.

1.3 miliardë euro është vlera e përgjithshme e realizimit të këtij projekti, mjete që do të ndahen nga buxheti i shtetit, 250 milionë euro në vit. Nga kjo marrëveshje historike, padyshim që kompanitë vendase do të përfitojnë nga angazhimi i tyre gjatë gjithë procesit të ndërtimit.

Ligji parashikon që 51% e burimeve duhet të jenë vendase, në mënyrë që nga vlera totale prej 1.3 miliardë eurosh, mbi 600 milionë euro të mbeten në vend, në kompanitë vendase. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar kapacitetet e kompanive vendase dhe për të krijuar vende të reja pune.

Advertisement

Shuma e vlerësuar e Kontratës së lidhur në përputhje me ligjin e veçantë është 1.3 miliardë euro. Kjo vlerë bazohet në sasitë e supozuara që do të përfshihen në ndërtimin e autostradave. Këto sasi dhe çmime të supozuara janë marrë nga traseja  e Bechtel dhe Enka dhe studimit të  fizibilitetit e përgatitur nga Grand Thornton, dhe janë verifikuar dhe rishikuar nga Fakulteti i Ndërtimtarisë.

Çështja e parë që tenton t’i imponohet në mënyrë tendencioze publikut është pretendimi i fshehtësisë së kontratës. Një gjë të jetë e qartë, kontrata e lidhur nuk është absolutisht sekret shtetëror, por është nga një kontratë që përmban informacione me karakter konfidencial dhe nuk mund të publikohen vetëm klauzolat specifike të asaj kontrate dhe të tilla janë pothuajse të gjitha kontratat e lidhura nga Ndërmarrja Publike  për Rrugët Shtetërore sepse ekzistojnë sekrete tregtare, çdo kompani ka sekretet e veta të biznesit.

Ato informacione konfidenciale kanë të bëjnë me  teknologjinë e punës së palës kontraktuese, në mënyrën  e llogaritjeve të tyre, janë klauzola që çdo kompani botërore  të këtij  rangu të lartë i përdor, për të mbrojtur projektin e saj nga konkurrenca, nuk është krim dhe korrupsion. Kontrata të tilla ka edhe në Zonat e Zhvillimit Teknologjiko-Industrial me kompani që kuotojnë në bursë dhe të tilla janë kontratat me BERZH. Kjo nuk është Kontratë e parë e tillë në vendin tonë dhe ne duhet të respektojmë sekretet e biznesit të kompanive, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se Qeveria po fsheh diçka që është me interes publik, diçka që do të kishte efekte negative për qytetarët.

Elementet kyçe të Kontratës, të cilat janë me interes publik, nuk kanë qenë asnjëherë sekret, si vlera e Kontratës, mënyra e realizimit të Kontratës, si do të shpenzohen paratë e qytetarëve.

NUK KA PENALITETE , AS NË KONTRATËN NUK FIGURON PENALITETE. SHTETI KA OPSIONIN T’I NDËRTOJË AUTOSTRADAT BRENDA  AFATIT KOHOR QË QEVERIA E VENDOSI NË AFAT PREJ 57 MUAJ, OSE TË PRANOJË QË TË NDËRTOJNË PËR DISA VITE TË TJERA. Deri më tani nuk janë paguar mjete për kompaninë  e realizimit. Pagesa e parë do të jetë avansi për fillimin e punëve ndërtimore dhe çdo denarë i paguar nga shteti për NPRRSH dhe më pas për kompaninë e realizimit do të publikohet në “Financat e hapura”. Qytetarët do ta dinë se kur bëhet çdo pagesë dhe për çfarë.

Advertisement

Dilema e dytë që është hapur në opinion dhe ka krijuar konfuzion të madh është nevoja për ndryshime të tjera ligjore. Në këtë drejtim, duhet të sqarojmë se ndryshimi i zgjidhjeve ligjore nënkupton rregullimin e  ligjeve ekzistuese që do të sigurojë realizim më të shpejtë dhe më të mirë të projekteve strategjike siç është ky. Nuk ka asgjë të diskutueshme apo të nxituar, këto zgjidhje janë të shumëpritura dhe do të na sigurojnë veprim më të thjeshtë në të ardhmen, duke mbajtur gjithmonë parasysh interesat e shtetit. Ky nuk është një proces i panjohur, ne kemi ndryshuar edhe rregulloret dhe zgjidhjen ligjore që mundësuam instalimin më të lehtë të fotovoltaikëve.

Sa i përket ndryshimeve në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, ato nuk nënkuptojnë shfrytëzim të punëtorëve dhe shkelje të të drejtave të tyre të garantuara me ligj. Nuk do të lejojmë që asnjë punëtor të shfrytëzohet, asnjë punëtor nuk do t’i shkelen të drejtat e punës, sepse ligjet ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët.

I jam shumë mirënjohës kolegëve të mi nga Qeveria, Ministrave, Drejtorëve dhe mbi të gjitha Kryeministrit që me guxim e mbështetën këtë projekt, më ambiciozin dhe më të madhin në historinë e vendit tonë.

Guximi për të marrë vendime shpërblehet.

Për të pasur një rrëfim të plotë dhe gjithëpërfshirës, ​​jam takuar në disa raste me kryetarin e VMRO-së Hristijan Mickoski. Ai gjithashtu u takua edhe me përfaqësuesit e Bechtel dhe Enka. U takova gjithashtu  edhe me Misajlovskin dhe Nikollovskin për Ligjin Special dhe ndryshimet tjera ligjore. Të gjithë u pajtuan se janë të nevojshme dhe shtuan se kishin propozimet e tyre për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore, por nuk i dorëzuan asnjëherë. Z. Mickoski e mbështeti Ligjin Special me vetë faktin se ai mundësoi kuorum dhe nuk votoi kundër. Po ashtu, pas formimit të Komitetit, u takova sërish dhe i ofrova të jetë  pjesë e negociatave, në të cilat më tha bëjeni punën tuaj, është projekti juaj, ne kemi dhënë mjaft mbështetje, firmosni dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Advertisement

Në të njëjtën kohë, unë nuk njoh asnjë politikan në botë që do t’i lejonte vetes të angazhohej në veprime korruptive me kompani si Bechtel dhe Enka ose me SHBA. Jemi të përkushtuar që ky të jetë projekti më i pastër, më dinjitoz në vend, dhe me përgjegjësinë më të madhe pohoj se opozita është vetëm për politikë ditore dhe për kalkulime partiake dhe nuk ka motiv tjetër.

Dëgjojmë çdo ditë dhe kujtojmë se si dukej Shteti i robëruar. VMRO vendos se kush do të hetohet, kush do të akuzohet, kush do të gjykohet dhe dënohet dhe në fund arreston dhe burgos njerëzit. VMRO është media, gazetare, eksperte, hetuese, polic, prokurore dhe gjykatë.

Të dashur të mi, hodhën një miliard në stiropor dhe përmendore. Ne me një miliard  po ndërtojmë autostrada me kompani amerikane. Ka dallim , në të vërtet ka dallim.

Besoj se e keni parë tashmë që jam një politikan atipik. Jam i vendosur të lë gjurmë dhe atë në mënyrën më dinjitoze dhe transparente, në interes të qytetarëve dhe shtetit, por me performancë, të guximshme, ambicioze. përkushtim, dije dhe punë.

Unë jam gjithashtu i vendosur të sfidoj estabilishmentin e vendosur gjatë tre dekadave të fundit dhe status kuo-në e imponuar si dhe të imponoj një mënyrë të re pune dhe të menduari. Ne bëjmë të njëjtën gjë në të gjitha industritë. Jam gati të bëjmë së bashku një marrëveshje kornizë ekonomike.

Advertisement

Mos dëgjoni partitë  me grindjet e tyre të përditshme. Të gjithë e dimë se cilat janë qëndrimet e vërteta, përtej asaj që dëgjoni dhe shihni në media. Ata do të ulen përsëri pas zgjedhjeve dhe do të thonë phu phu nuk vlen.

Ndaj gjykoni vetë, stiropor apo autostradë, ju bëni dallimin.

Video

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

‘Fitonin’ 34 mijë euro me mallverzimeve gjatë shit-blerjes së veturave të konfiskuara

Published

on

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër personave N.I., B.G. në cilësinë e tyre si drejtues të personave juridikë, kundër dy personave juridikë, si dhe kundër pesë personave të punësuar në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar F.A., G.A., P.K., F.J. dhe A.B., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i procedurës për thirrjes publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat” sipas nenit 275-c të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të denoncuarit N.I. dhe B.G., si drejtues të dy personave juridikë, gjatë vitit 2021 me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar kanë shkelur rregulloret e procedurës për thirrje publike dhe dhënie të kontratës së prokurimit publik, me marrëveshje paraprake dhe veprime të koordinuara kanë shkelur konkurrencën në procedurën për shitjen e automjeteve të shkatërruara – skrap metali, të organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar. Një person juridik u paraqit si konkurrent formal, dhe gjatë ankandit publik u paraqit një ofertë me një gabim teknik të qëllimshëm në një shumë monetare joreale, e cila i pengoi pjesëmarrësit e tjerë të vazhdonin më tej me ofertat.

Të pandehurit G.A., P.K. dhe F.J., si anëtarë të komisionit për zbatimin e procedurës, në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara në Ligjin për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Përfitimit Pasuror dhe Objekteve të Sekuestruara në Procedurën Penale dhe Kundërvajtje, dhe bazuar në një akt nënligjor dhe mendim ligjor të përgatitur nga A.B., me vetëdije ndihmuan në zbatimin e kësaj skeme të dakorduar dhe mundësuan lidhjen e një marrëveshjeje për shitjen e automjeteve të sekuestruara të shkatërruara si skrap metali midis Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar, të përfaqësuar nga F.A., dhe personit juridik të menaxhuar nga N.I., gjë që i mundësoi personit juridik të fitonte përfitim pasuror të paligjshëm në shumën prej 2.128.352 denarë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska: Balancuesi krijoi pushtet të korruptuar, ligjet duhet të miratohen me procedurë të rregullt

Published

on

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se heqja e balancuesit ishte e domosdoshme për shkak të rreziqeve korruptuese që i ka krijuar, duke theksuar njëkohësisht se çështjet e shtetësisi jorezidente, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat energjetike janë komplekse dhe duhet të zgjidhen përmes parimeve kushtetuese, debatit publik dhe respektimit të standarE madhee njerëzore dhe ekologjike.

Në një deklaratë për mediat pas hapjes së “Fundjavës për pastrim të përgjithshëm”, presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se i a.q. balancuesi, në formatin që ka ekzistuar, në thelb çoi në korrupsion dhe kriminalizim.

Në lidhje me çështjen për shtetësinë jorezidente, ajo u përgjigj se zgjidhja duhet të miratohet përmes argumenteve.

“Çështja është komplekse. Ka vende ku ekziston shtetësia e dyfishtë, ka vende ku nuk ekziston. Sot të gjithë po përballemi me një eksod dhe mungesë të fuqisë punëtore, dhe po flasim për qenie njerëzore që kanë edhe të drejtën e jetës”, tha presidentja, duke shtuar se zgjidhjet duhet të merren pas një debati të gjerë publik dhe duke peshuar argumentet “pro” dhe “kundër”.

Lidhur me pritjet e saj për marrëdhëniet me qeverinë e re të Bullgarisë, Siljanovska Davkova deklaroi se pritjet duhet të drejtohen nga qeveria e re bullgare dhe kryeministri Rumen Radev, duke theksuar se populli bullgar pret stabilitet, reforma dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit.

Advertisement

Lidhur me kërkesat e organizatave joqeveritare për të vënë veton ndaj Ligjit për Burimet Minerale, presidentja theksoi se ato kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri dhe meritojnë, siç e tha ajo, një “vend të gjelbër” në parlament.

Sipas saj, garancitë për mbrojtjen e mjedisit nuk përmbahen në këto ligje.

“Ato ligje, nëse keni parasysh Ligjin për burimet minerale, merren kryesisht me çështjet e energjisë. Ne kemi Kushtetutë, kemi edhe Ligj për mbrojtjen e mjedisit – ky është çelësi i qëndrimit ndaj këtyre ligjeve”, shtoi Siljanovska Davkova.

Ajo theksoi se shteti duhet të përgatitet njëkohësisht për sfidat e ardhshme energjetike dhe të kujdeset për natyrën.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KONGRESI I VLEN – QYTETARËT MIRËPRESIN BASHKIMIN!

Published

on

Për ditë me radhë koalicioni VLEN ka ngritur intensitetit e aktivitetit publik duke paralajmëruër Kongresin e Bashkimit.

Sipas tyre e shtuna, do të kurorëzojë përpjekjet për unifikimin e faktorit politik shqiptar.

Koalicioni VLEN, nesër më 9 Maj – në Ditën e Evropës, do të mbajë Kongresin e bashkimit, ku 5 subjekte politike formalisht duhet të miratojnë vendimin për të vepruar si subjekt i vetëm politik në kuadër të bllokut politik shqiptar në vend. Në prag të Kongresit, VLEN doli me mesazhin se procesi i bashkimit ka qenë i gjatë dhe përplot me sfida politike, dyshime dhe tentativa për të parandaluar këtë process. Sipas VLEN-it, ky bashkim ka peshë historike dhe se ky është premtimi që VLEN ua dha shqiptarëve. Por, si e shohin qytetarët, këtë Kongres dhe këtë bashkim të VLEN-it?

“Çdo bashkim është i mirë. Madje unë kisha thënë se që të bashkohen të gjitha partitë”

“Edhe atë gajle do ia mbajë VLEN-it, unë jam plak”

Advertisement

“Më mirë me u bashkuar”

“Më mirë është. Deri tani Bilall Kasami ka punuar mirë. Jam i gëzuar”

 “Mendoj se është mirë. Bilall Kasami duhet të jetë Kryetar”

“Është më mirë për shqiptarët. Cili të jetë Kryetar vet le ta vlerësojnë”

“Normalisht se është mirë. Sa më të bashkuar aq më mirë. Vet si do të vendosin organmet partiake, mendoj se Izeti do të ishte më mirë”

Advertisement

Pas Kongresit, VLEN, si pjesë e Qeverisë, do të duhet të përballet me shumë sfida që prekin drejtpërdrejtë qytetarët.

Situata ekonomike, migrimi i të rinjve, pozita e shqiptarëve, gjuha shqipe, eurointegrimet evropiane e shumë çështje tjera duhet që nga premtimet të shndërrohen në rezultate të prekshme./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat