Lajme nga vendi
Struga Trim Lum kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll | VIDEO
Dy xhiro para mbylljes të sezonin 2022-2023, Struga Trim Lum edhe zyrtarisht është shpallur kampion në futboll në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.
Struganët, mposhtën me 3-0 Sileksin në shtëpi dhe pas humbjes të Shkëndijës ndaj Shkupit në kryeqendër, edhe matematikisht siguruan titullin e kampionit, të parin në histori dhe vetëm tetë vite pas themelimit të këtij ekipi.
Kësisoji klubi nga Struga pas vetëm katër vite garimi në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut fitoi titullin e parë historik si Kampion në futboll.
Struga Trim Lum, është skuadër e re, e themeluar në vitin 2015.
Sezonin 2022/2023 e nisi në mënyrë të jashtëzakonshme trajneri Srgjan Zaharieski për ta përmbyllur me plot sukses trajneri nga Shqipëria Shpëtim Duro.
Gati në të gjithë xhirot e këtij kampionati struganët kanë qenë lider të renditjes në tabelë dhe titulli I kampionit është më se I merituar.
Struga Trim Lum, më 20 Maj luan edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut përballë Makedonija Gjorçe Petrov dhe një fitore eventuale do të bënte struganët me titull të dyfishtë.
Ndërkaq, lajmet e mira për sa i përket shqiptarëve në sport nuk kanë fund. Kësisoji, edhe një ekip shqiptar i futbollit nga sezoni i ardhshme do të luajë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për ekipin nga Ohri Voska Sport.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

