Connect with us

Lajme nga vendi

Tetë vjet nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave | VIDEO

Published

on

Sot mbushen tetë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, ku jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur.

Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës u deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Rasti më vonë u bashkua me lëndën “Rufeja” në të cilin u zhvillua proces kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e Trimave” me çka numri i të akuzuarve u rrit në gjithsej 37.

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë për të arrestuarit në aksionin në Kumanovë pasi MPB-ja parashtroi kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër numrit të caktuar të personave për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Nga 37 të akuzuar për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, 33 persona janë dënuar për veprat, ndërsa katër persona është sjell aktvendim lirimi. Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 me burg të përjetshëm i dënoi Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica.Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi. Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vite burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vite. 14 vite iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vite Ragmi Latifit.

Advertisement

Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. Vlerësimi i aktakuzës u bë në fund të vitit 2015 kur për herë të parë, grupi prej 37 të akuzuarve u mblodh në sallën e vogël të Gjykatës Penale. Shqyrtimi kryesor filloi më 10 shkurt të vitit 2016. Seancat e para gjyqësore ishin thuajse të heshtura, por në fjalët hyrëse që kishin mundësi t’i japin të arrestuarit, u denoncua likuidimi i Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, por edhe disa pjesëtarëve të grupit, pas arrestimit.

Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë 37 të akuzuarit për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”.Qeveria në muajin nëntor para tri vjetëve pranoi të hapet hetimi ndërkombëtar për rastin “Lagjja e Trimave”.

 

 

Advertisement

 

Lajme nga vendi

Arrestohen 7 persona për organizimin e përleshjeve me qenë

Published

on

Aksioni policor është realizuar në qytetin e Kumanovës, ndërsa të arrestuarit janë nga Gostivari, Tetova dhe nga fshati Çerkez i Kumanovës.
Një aksion i policisë së Kumanovës, ka rezultuar me arrestimin e 7 personave, që dyshohen për organizimin e “përleshjeve me qenë”.
Sipas informacioneve të parë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, me datën 23 mars rreth orës 23:00, policia i ka arrestuar personat me iniciale S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38) të gjithë nga Tetova, pastaj S.A. (40) nga fshati Çerkez i Kumanovës, si dhe N.M. (62) nga Gostivari.
Ata janë kapur në momentin që po organizonin aktivitetet për përleshjeve mes qenëve.
Të dyshuarit menjëherë janë dërguar në Stacionin policor, ndërsa SPB-ja (Sektori per Pune te Brendshme) thotë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë masat adekuate ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari kritikon Mickoskin dhe VLEN-in: Pa ndryshime kushtetuese, vendi rrezikon izolimin

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”

Sipas Taravarit, një qëndrim i tillë, pa afate dhe plan konkret, është i paqartë dhe shqetësues për të ardhmen evropiane të vendit. Ai ngriti pyetjen nëse Qeveria ka vendosur të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian.

“Çdo ditë pa ndryshime kushtetuese është një ditë më larg Evropës dhe më afër izolimit”, theksoi Taravari.

Ai i bëri thirrje koalicionit VLEN që të reflektojë dhe të përballet me përgjegjësinë politike, duke rikujtuar premtimin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtë muajve. Sipas tij, heshtja dhe pasiviteti i tyre janë të papranueshme.

Taravari kërkoi që VLEN të ushtrojë ndikim real mbi partnerët qeveritarë dhe të mos mbetet spektator në proceset kyçe që përcaktojnë të ardhmen e vendit.

Në fund, ai bëri thirrje për unitet politik dhe shoqëror, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian nuk është opsion, por domosdoshmëri strategjike për shtetin dhe qytetarët.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Kemi marrëveshje me OKTA-n prej sot ulet çmimi i naftës dhe benzinës për 3 denarë

Published

on

Është rënë dakord për uljen e çmimit të karburantit me OKTA, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Sipas tij, nga sot do të ketë një ulje prej tre denarësh në të gjitha pikat e karburantit të OKTA.

“Po, gjatë ditës së djeshme ministrja e Energjetikës zhvilloi bisedë me drejtorin e përgjithshëm të OKTA, dhe kemi një denar shtesë ulje. Kështu që, nga sot do të kemi tre denarësh ulje në të gjitha pikat e karburantit që janë klientë të OKTA. Nga këto çmime që janë maksimale, të vendosura dje nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, kemi tre denarësh ulje, që do të thotë se aktualisht kemi çmimet absolutisht më të ulëta të karburantit”, deklaroi Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat