Connect with us

Lajme nga vendi

Këshilli Gjyqësor ndryshon qasje ndaj mediave | VIDEO

Published

on

Na jepni shansin e ne zgjasim dorën tonë që të punojmë së bashku, deklaroi kryetari i Këshillit gjyqësor Sashko Georgievski, pas reagimit të Shoqatës së Gazetarëve dhe reagimeve të shumta në opinion për largimin e kamerave nga seanca e Këshillit Gjyqësor. Premtoi se kjo përbërje e Këshillit në krye me të do të jenë transparente dhe llogaridhënëse, ndërsa u kërkoi mediave që bashkërisht të luftojnë për të vërtetën.

“Ju lus për profesionalizëm dhe korrektësi. Ne si Këshill e shtrijmë dorën tonë për të qenë korrekt dhe transparent. Lus nga ana mediave që ta rregullojmë këtë me korrektësi dhe profesionalizëm. Ku ka kritika, do të kritikojmë njëri-tjetrin dhe aty ku kemi rezultate do ta ndajmë me publikun”, pohoi Sashko Georgievski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Ndërkaq sot reagoi edhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele. Dënojnë largimin e kamerave dhe theksojnë se sjellja e tillë joprofesionale hedh pluhur jo vetëm mbi transparencën e gjyqësorit, por edhe cenon të drejtën e publikut për të qenë i informuar për punën e organeve gjyqësore.

“Kujtojmë se është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë ekipeve të gazetarëve t’u sigurohet qasje e pandërprerë për raportim të ngjarjeve që janë me interes publik, në drejtim të sigurimit transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve”, thonë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-Vizuele.

Georgievski tha se me buxhetin e Këshillit do të mundohet që me Agjencinë Informative Mediatike  të lidhin marrëveshje për transmetimin direkt të seancave të Këshillit, ndërsa shtoi se nuk meriton një qasje të tillë, për shkak se sapo e ka marrë funksionin e kryetarit të Këshillit.Nuk meritoj qasje të tillë as si njeri, as si gjykatës e as si kryetar i Këshillit gjyqësor, për këtë ju bëj thirrje edhe njëherë se koha do të tregoj se do të kemi brifingje të rregullta, do të kemi deklarata, do të kemi transparencë dhe përgjigje për pyetjet që publiku interesohet”, pohoi Sashko Georgievski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Advertisement

Seanca e Këshillit vazhdoi me pikën e 6 të rendit të ditës ku do të formohet Komision për përgjegjësi ndaj gjykatësve ose kryetarit të ndonjë gjykate. Nuk dihet nëse do të ketë përgjegjësi për gjykatësin Enver Bexheti, që duke e mbajtur dosjen në sirtar, çoi deri në vjetërsim të lëndës së Sasho Mijallkov. /Televizioni KOHA/

 

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C

Published

on

Pas valës së pazakontë të të ftohtit që solli reshje bore në Malin Sharr dhe në Pelister të premten, më 24 korrik, si dhe pas mëngjesit të sotëm jashtëzakonisht të freskët për muajin korrik, Maqedoninë e pret një tjetër ndryshim i fortë i motit.

Meteorologu Sllavço Poposki njofton se nga fillimi i javës vendi do të përfshihet nga një masë shumë më e ngrohtë ajrore që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika.

“Që nga e hëna dhe gjatë ditëve në vijim, temperaturat do të shënojnë rritje të shpejtë. Në pjesën më të madhe të Maqedonisë ato do të kalojnë 30 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në rajonin e Povardarisë dhe në pjesën juglindore të vendit do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius”, thekson Poposki.

Sipas tij, vetëm gjatë ditës së hënë, më 27 korrik, priten dukuri lokale të paqëndrueshme të motit, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Nga e marta, më 28 korrik, moti do të stabilizohet plotësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell, i qëndrueshëm dhe me vranësira të pakta lokale.

Advertisement

Poposki paralajmëron se këto ndryshime të menjëhershme dhe të mëdha të temperaturave mund të kenë ndikim negativ, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sërish shtrenjtohen karburantet nga mesnata

Published

on

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,50 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 5,00 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,726 denarë për kilogram.

Nga data 28.7.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,099 (denarë/kilogram)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“TETOVA N`FESTË”: “KREJT E THIRRIN REXHËN” NË ATMOSFERË VERORE!

Published

on

Nën qiellin e hapur të Banjës së Tetovës, qytetarët patën mundësinë të ndjekin shfaqjen e filmit “Krejt e Thirrin Rexhën”, në kuadër të manifestimit Vera Tetovare, Tetova n’Festë.

Një mbrëmje e bukur kinematografike, e mbushur me emocione, humor dhe atmosferë të veçantë, që bëri bashkë qytetarë të të gjitha moshave.

Tv Koha takoi edhe Artistin e ri nga Tetova, Ledion Mulaku, i cili hapat e parë në aktrim i ka bërë që në moshë të hershme, duke qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe serialeve të rëndësishme në rajon, duke përfshirë filmat “Dashuria s’mjafton” dhe “Shkëmbimi”, serialin ndërkombëtar Sunrise, si dhe projektin e fundit “Krejt e thirrin Rexhen”, ku ai interpreton një nga rolet protagoniste dhe është vlerësuar me çmimin Best Young Actor.

Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të rinjtë e Tetovës dhe një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia jonë.

Vera tetovare riktheu në Tetovë filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” me një mbrëmje të veçantë kushtuar artit dhe kinematografisë shqiptare.

Advertisement

Ambienti I hapur në Banjë të Tetovës u bë arenë e gërshetimit të brezave dhe interesimit të jashtëzakonshëm të publikut tetovar.

U shijua së bashku një film I jashtëzakonshëm në një atmosferë të bukur verore, ku sipas organizatorëve, “Tetova N`Festë” vazhdon të sjellë kulturë, art dhe argëtim në çdo cep të qytetit.

/Tv Koha/ 

Continue Reading

Më të lexuarat