Lajme nga vendi
Anulohet sërish seanca për spitalin modular në Tetovë | VIDEO
Është anuluar sërish seanca për fjalët përfundimtare në gjyqin për zjarrin në Spitalin Modular që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021. Seanca është anuluar për shkak se mungoi avokati i njërit prej të akuzuarve Artan Etemi. Në arsyetimin e tij Artan Etemi tha se deri në momentin e fundit avokati e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të jetë prezent në seancë.
Gjykatësi në këtë lëndë Jordan Vellkovski me këët rast paralajmëroi se në seancën e rradhës duhet që të gjithë të jenë prezencë për shkak se duhet të jepen fjalët përfundimtare. Seanca e rradhës do të mbahet më 29 maj në orën 10. Prokuroria Themelore Publike në Tetovë gjatë vitit 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi, ish-drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës- Artan Etemi, përgjegjësit të qendrës covid- Boban Vuçevski dhe Spitali Klinik të Tetovës si person juridik.
Ish drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi ndiqen penalisht se nuk kanë vendosur aparate për shuarjen e zjarrit, ndërsa Boban Vuçevski akuzohet se ka lejuar të afërmit të hyjnë në dhomat e spitalit ku ishin të shtruar pacientët, ndërkaq, si person juridik Spitali Klinik i Tetovës akuzohet për rrezikim të sigurisë së përgjithshme dhe mosveprim në përputhje me rekomandimet në kohë të pandemisë. Për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë janë bërë dy ekspertiza.
Njëra nga institucionet vendore e tjetra nga forenzikë të Gjermanisë. Të dy ekspertizat kanë konstatuar se zjarri ka filluar në njërën nga dhomat ku trajtoheshin pacientët në kabllon vazhduese dhe më pas është përhapur i në tërë modularin.
Ndërkohë, familjarët e viktimave disa herë për mediat kanë thënë se nuk kanë besim në drejtësinë vendore. Ata kanë thënë se rasti duhet të ketë edhe hetim ndërkombëtar, pasi, sipas tyre nuk janë akuzuar të gjithë personat përgjegjës për këtë tragjedi.
Avokatët e të akuzuarve Florim Besimi, Artan Etemi, Boban Vuçevski, si dhe Spitalit Klinik të Tetovës në seancat paraprake kanë njoftuar gjykatësin se të njejtit nuk do të prononcohen në seancën për fjalët përfundimtare.
Ndryshe, më 8 shtator të vitit 2021, në orët e mbrëmjes ka shpërthyer zjarr në Spitalin Modular në Tetovë, me ç`rast jetën e kanë humbur 14 persona, në mesin e tyre pacient, mjek dhe fëmijë. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

